Kulturë
Shefqet Dibrani: Imazhi, ujvarë që nuk shteron kurrë
E marte, 11.01.2022, 07:45 PM
IMAZHI, UJVARË QË NUK SHTERON KURRË
Nexhat
Rexha, “DUKE KËRKUAR HIJEN TËNDE”
Nga
Shefqet Dibrani
Për
aq sa veprat janë të lexueshme, ato janë në shërbim të shoqërisë. Janë
“mjeshtria e fjalëve të thella, nëpër kthjelltësitë e lumit, që kurdoherë na
dhurojnë vetëm atdhedashuri”, (e parafrazuar, faqe 83.) Librat, janë vetëdije
krijuese, matamorfoza më magjike e realitetit ekzsitues. Siç shprehet vet poeti
ngase “paradokset ngatërrojnë ardhjet”, (faqe 66). Në anën tjetër poezia e
sforcon ekzistencën dhe njëkohësisht e justifikon angazhimin e autorit në këte
plan. “Si fletë e vjeshtës fluturojmë/ Kah agimet e gjata/ Presim aromën e
bardhësive/ Për qumështin e buzëve të thara”, (faqe 42).
Ky
imazh sa optik po aq magjik, gjithmonë ka bërë që poeti të jetë i kujdesshëm,
racional, i arsyeshëm dhe me mesazhe edukuese. “Etja ngadalëson pikëllimin/ Për
takimin e rizgjuar/ Ëndrrat sa shumë trishtojnë...”, (faqe 43). Shpesh duhet
kërkuar shkaqet, pse disa autorëve (edhe intelektualëve), jeta ua dedikon mënyrë
më klasik të jetës, të mendimit dhe të shkrimit letrar, sëkëndejmi edhe poetik.
Ia shtojmë këtij mendimi edhe të qenit pedagog, ku autori e ka dhënë
kontributin e tij jetësor, përfundimi është i qartë, prandaj edhe poezia është
e kushtëzuar (ndikuar), pra është rezultat i angazhimit pedagogjik, tamam
uratë: “Lum ti që beson në amshim/ Idil kryengritjesh kurrë pa pushim”, (faqe
41), dhe poeti kurrë s’ka pushuar, profesori nuk ka prajtur asnjëherë për të
edukuar breni dhe gjenerata të tëra. Ky tipar i sjelljes dhe krijimit, është
ndikuar edhe nga rrethanat nëpër të cilat kaloi shoqëria jonë, nga koha dhe
vendi kur janë krijuar këto vlera letrare, të cilat shprehin sfidat e autorit,
sfidat e shoqërisë në përballje me ato rrethana, ngjarje e zhvillime që i bartë
provinca janë të artikuluara në vargje: “Njerëzit këtu arnojnë shpresën/ Kah
muza e lartësive qiellore/ Në pikëtakimin tronditës/ Të asaj hije kafshuese”,
(faqe 40), dhe vërtetë poezia e tij është një arnim i shpresës, i jetës i
ngadhnjimit.
Pa
asnjë dyshim, Nexhat Rexha, me sukses është bërë pjesë e jetës kulturore të
vendit, ai është i përhershëm, qoftë me pjesmarrje fizike, por edhe me
publikime të vazhdueshme të cilat vijnë, njëri pas tjetrit, kështu qasja jonë
duhet të kufizohet vetëm mbi vlerën që jep poezia e përfshirë në librin “DUKE
KËRKUAR HIJEN TËNDE”, në të kundërtën mund të na përvidhen lëshime jo
profesionale. Libri, pa dyshim është komunikimi më afatgjatë me lexuesin e
hapesirës shqiptare, dhe përtej saj, atje ku librat e këtij autori janë përkthyer
e prezantuar, në gjuhë e vende të ndryshme.
KU
MBETI KËNGA E ATYRE KOHËVE
Të
kam bartur në shpatullat e mia
Nëpër
të gjitha frymëmarrjet e jetës
Për
të thënë se je vetëm e imja
Në
gëzime e në dhembjen trishtim
Iu
kam përmbajtur maksimës
Vetëm
për ty
Në
luftë jetoja me vdekjen për ditë
E
me njerëzit tanë
Për
të thënë se jetoj e vdes për ty
Në
kuvendimet tona kemi prekur
Rrënjët
e fisit Dardan
Në
thellësi të kësaj toke
Ende
ruan lashtësinë virgjër
Dardania
ime...
Ku
mbeti kënga e atyre kohëve...
Faqe
51.
Metafora
e determinon poetikën që krijon autori, gjithmonë në shërbim të një qëllimi,
mbase edukativo - arsimor dhe në shërbim të njerëzorëes, si vlerë humanitare,
pasi letërsia në përgjithësi është vlera e humanizmit njerëzor, ndjeshmëria shpirtërore
e tij, pa dyshim e bënë vargun artistik, më të përjetuar! Ky reflktim i
brendshëm është produkt i jetës dhe përjetimeve reale të poetit. Qoftë ky vetëm
si reflektim meditatv, përseri shprehë përjetimin racional të artistit.
Përmbledhja
me poezi “DUKE KËRKUAR HIJEN TËNDE”, e Nexhat Rexhës, është ndarë në tre njësi
ciklike: “Si t`ia kthej atdheut buzëqeshjen”, ku janë përfshirë numri më i madh
i këtyre poezive të angazhuara me motiv dhe tematikë të ndryshme. Cikli i dytë
“Mbi qepalla të atdheut”, përbëhet nga njëmbëdhjetë poezi me dedikim për
personalitete historike, për dëshmorët e Kosovës, e të tjerat për miq dhe të
njohur të vet autorit. Kurse cikli i tretë, “Në gërshetin e kësaj vjeshte”,
përbëhet nga nëntëmbëdhjetë poezi lirike me motiv të dashurisë, përkatësisht me
motivin më sublim të jetës, së këndejmi dhe ndër poezitë më të realizuart e
këtij libri!
Në
këtë trajtim kritik, ia vlenë për tu theksuar edhe poezitë përfaqësonjëse: “Kod
gjithësie”, “Teknologjia moderne” dhe “Pema e kujtesës”, të cilat janë
shpërblyer në konkurse dhe manifestime letrare, ndërsa vëllimi poetik “DUKE
KËRKUAR HIJEN TËNDE”, është shpërblyer nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe
Sportit, e Republikës së Kosovës, me “Çmimin për veprën më të mirë në poezi”,
për vitin 2019, duke u kategorizuar si njëra nga veprat më të mira poetike për
vitin përkatës.
DIÇKA
MBETI PENG
Nuk
kam faj për fjalën e pa thënë
As
për orët e vona
Buzëqeshja
mungoi
Dhe
puthja
Lodhjen
e kësaj nate
E
mundi errësira
Diçka
mbeti peng
Në
këtë mosardhje
Ah
rruga
Sa
e gjatë rruga
Tiktaket
e zemrës ngadalësojnë
Stinën
e qershive
Faqe
96.
Tematika
dhe motivet e poezisë së Nexhat Rexhës janë të ndryshme, por aspekti pedagogjik
sikur i ka determinuar procesin poetik, sidomos në mënyrën e trajtimit dhe të
mendimit artistik në poezi. Gjithsesi temat kanë mesazh edukues e arsimues, në
të njëjtën kohë janë ndjenja humane dhe mesazhe atdhedashurie. Poezia lirike e
dashurisë, është strukturë e veçantë prandaj janë poezi shumë më të realizuara,
veçmas nga aspekti estetik i saj.
Gjithsesi,
e tëra paraqet angazhimin intelektuale të poetit, i cili këtë muzë krijuese e
ndan me lexuesin e vet. Pavarësisht kësaj që shtruam, nëpër vargje të shumta
vërehet edhe angazhimi social i shprehur, qoftë si dhembje ose si shqetësim i përhershëm.
Vargu, kryesisht ka strukturë të rregullt, preferohen strofat katër vargjëshe
me shprehje të kulluar shqipe dhe me motive të ndryshme të cilat poeti i ka
përjetuar në brendësinë e tij, ndërsa muza krijuese e shtynë t’i ndaj me të
tjerët. Madje edhe shqetësimet personale, prandaj poeti i ka kritikuar veset
për të cilat ai gjykon se kanë mundur të bëhen ma mirë:
FRONI
Në
kërkim të fronit
Lehjet
buçasin
Rrugët
e kësaj furtune
Sa
shumë na vrasin
Kush
dredhon ditën
Natën
terr kërkon
Atdheun
sa keq
Ai
e mashtron
Fron
lakmie
Shtyp
pullë premtimi
Sa
të kalojë fushata
Fillon
internimi
...
Makthi
i kësaj kohe
Depërton
në çdo rrugicë
Me
palaço ngrihet
Një
Prilli në politikë
Faqe
21.
Ky
verb kritikues, siç e tham, shpreh shqetësimin dhe preokupim intelektal, dhe na
bind se poeti realisht dhe praktikisht ka prekur të tashmën e traumatizuar.
Gjithsesi poezia e tij, gjithmonë dhe kurdoherë ka shpresë për të nesërmen më
pozitive, dhe këtë e thonë vargjet e shumta. Por, poezia sociale nuk merret
vetëm me gjëra të thjeshta të mbijetesës, tashmë poezia sociale e Nexhat
Rexhës, merret edhe me aspekte të modernizimit dhe me problemet që ka shkatuar
zhvillimi i hovshëm i kësaj industrie e cila, sipas autorit, ka shkatuar
probleme moderne, kurse si element metaforik ka zënë vendin e vet, dhe në të
njetën kohë ka shprehur brengen e poetit. Shqetësimi i tij intelektual, prek
disa shkallë, disa vlera morale, tashmë të bëra pjesë e shoqërisë.
Mes
meje dhe teje
Ka
hyrë një djall i zi
Sa
mundime për heshtjen
Krijon
ëndrra ime për Ty
Poezia
"TEKNOLOGJI MODERNE", faqe 11.
Por
siç shihet poezia e Nexhat Rexhës asnjëherë nuk është e mbyllur, vazhdimisht
ajo gjenë një shteg dhe një shtegdale. E kjo sintagmë është shprehet në
vargjet:
Mes
qiellit e shiut
Vjen
një erë
Vetëm
këtë pranverë
Me
fletët e pemëve
Frytin
mbështjellur n’trazim
Bartë
në kraharorin prush
Edhe
lotin në largim
Prometeu
zjarrin
Sjell
me agim
...
Atdheu
im
I
braktisjeve të gjeta
Më
thuaj si ta kthej bzëqeshjen
Poezia
“NË PASQYRË PAVDEKËSIE”, faqe 13-14.
Ky
preokupim intelektual për t’ia kthyer “Atdheut buzëqeshjen!...”, zhvillohet
edhe më tej në poezinë “LETËR ATDHEUT”, në të cilën: “Në frymëmarrjet tona/
Mungon Ti/ Për të thënat e të pathënat/ Në arkivat pa ne// Kur liria/ shtegton
skajeve të botës/ Ne pëlcasim balona/ Fëmijësh”, (faqe 15). Vetëm këto vargjet
e fundit mjaftojnë për të kuptuar se si poeti demonstron protestën e tij ndaj
aktualitetit, prandaj ai shprehet se liria e fituar me gjakun e dëshmorëve
është vënë në rrezik, ajo po shtegton skajeve të botës, shoqëria politike e
kozmopolite, bashkë me drejtuesit e institucioneve dhe njerëzit përgjegjës,
bëjnë lojën e djallit që figurativisht i bie se “pëlcasin balona fëmijësh”.
Pra, një tragjikë e përthyer në realitetin shqetësues. Po në të njetën poezi ai
shkruan: “Në altar lirie/ Ka shumë promote/ Sa dhembje lotësh/ Përpin ky Dhé”,
shqetësimi poetik bëhet edhe më grotesk në strofën vijese në të cilën poeti
është shprehur: “Diçka nuk po lëvizë/ Në këtë gur stralli/ Epokën ndryshon/
Vetëm pamje lapidari”, (faqe 15).
Poezia
lirike duket të jetë një referencë, për pushime të çastit, pikëtakim i së mirës
dhe realitetit poetik. Këtë sintagmë e gjemë mirë të realizuar në poezinë “E
PATHËNA”, (faqe 101).
Dikush
ia mori nektarin lules
Bletës
ia ndaloi puthjen
Miliona
lule
Jetojnë
në pezull
Bota
i do për zbukurim
Në
fjalën e ngrirë
Gjërat
rrëshqasin
Gjuhës
mashtrim
Një
lule e dashur
Ruhet
në kodin anonim
Poezia,
“E PATHËNA”, faqe 101.
Si
duket, për poetin, dashuria është frymëzim por edhe burim i pashterrshëm, andaj
librin e ka të përmbushur me një cikël lirikash të realizuar te cilat paraqesin
tërë kreativitetin poezitiv në raport me femrën, për të cilat nuk duket kurrë
as i ngopur por as i përmbushur.
E
ËMBËL ISHE VEÇ TI
Në
skajin e rrugicëskur dielli perëndonte
E
nata nuk mbaronte
Ti
me lojën symbyllas
Sytë
mi zvogëloje
Në
atë qoshe të rrugicës
Të
pashë në ëndërr
Lojën
e vegjëlisë luanim
Në
ditën si kjo
Me
faqe si qershi
E
ëmbël si mjalti
Ishe
veç Ti
Faqe
107.
Por
çfarë është dashuria reale, dashuria fiktive dhe dashuria e vargut poetik,
përveçse është e tëra, figura më hyjnore e femrës e portretizuar si është ma së
miri, pamja gjithmonë joshëse, reflektimi i buzqeshjes dhe kodi i sjelljes
përbëjnë disa nga tiparet e trajtuar në poezinë lirike të këtij autori. Kjo
estetikë duket mjaftë edukuese çka do të thotë përdorimi i fjalëve dhe
shprehjeve kanë kodin etik të mësimdhënësit, edukatorit dhe mjeshtrit të
fjalës.
Metaforat
mbi hijen që e ndeshim si pjesë e titullit, pastaj simbolika e vjeshtës,
dashuria për vendlindjen e shprehur në poezi, janë disa tipare të tjera të
patrajtuara, por të tërat janë ndërtuar si metafora dhe simbolikë poetike, nga
të cilat reflektojnë mesazhe inkurajimi, shpresa të shumta, se pas hijes, do të
shfaqet realiteti si mëndim evolutiv i poezisë, vlera e së cilës është rrjedhë
e suksesit dhe e vazhdimësisë, ujvarë që nuk shteron kurrë... andaj metaforat
nuk hamendsojnë asnjëherë.
St. Gallen, 6 janar 2022.