Mendime
Ibrahim Kabili: Dhuna është e papranueshme në sistemet demokratike
E diele, 09.01.2022, 11:53 AM
Dhuna është e papranueshme në sistemet demokratike
Nga
Ibrahim Kabili
Kurrë nuk më kishte
shkuar ndërmend që pas 30 vjetësh demokracie dhe pluralizmi, të shkërmoqej
PD-ja. Megjithëse unë i përkas një grupimi tjetër politik, gjithmonë kam
menduar dhe ende vazhdoj të mendoj se PD dhe PS janë vlera kombëtare.
Vlera kombëtare sepse kështu është i ndërtuar sistemi demokratik, me pozitë dhe
opozitë që alternohen me anë të votës popullore. Kush po pyet për votën
popullore; kjo klasë politike, këto politikanë? Jo, aspak jo! Për fatin tonë të
keq ky lloj "sorollopi" ka dalë jasht loje... Sa keq! Sa keq në sytë
e opinionit shqiptar. Sa keq në sytë e opinionit botëror. Eshtë fatkeqësi
kur fshati rrethon qytetin... Edhe unë jam fshatar! Nuk është keq të jesh i
tillë. Madje është mirë të jesh, por fatkeqësia qëndron tek përdorimi prej politikës...
Kështu fatkeqësisht po përdoren njerzit në nevojë! Edhe unë jam i tillë... Boll
më bashkëqytetar të mi! Kjo është e turpshme. Po "luftoni" për
mustaqet e Çelos!
"Çelo" dhe të gjthë këto
"Çelot" janë kamur, kanë pasuri përrallore... Po ku i morën? Ku more
njerëz të mirë? Ku? Mos më shqiptar! Jo ndarje, por bashkim... Bashkimi na bën
të fortë. Të fortë për çështjen kombëtare... Çështja kombëtare është në rrezik.
A nuk rrezikohet:
? Veriu i Kosovës?
? Deti nga ana e Greqisë?
? Boshatisja e Shqipërisë nga
braktisja masive e shqiptarëve?
Këto pyetje janë për secilin nga ne.
Edhe për mua që nuk i përkas së djathtës. Por çfarë rëndësie kanë bindjet
politike? Asnjë lloj rëndësie... Demokratët janë vëllezër. Vëllezër me njëri
tjetrin. Vëllezër edhe me mua të majtin... E natyrshëm lind pyetja: "Cilin
nga ne, ju, ata, të gjithë si shqiptar e lindi nëna të "majtë", të
"djathtë"? Cilin? Në 30 vjet demokraci duhet të kemi mësuar diçka.
Diçka nga rregullat e demokracisë... Themelorja është vota. Ajo në demokraci
është e shejtë. Po sa herë kemi zhvillur zgjedhje të lira? SA?
Po kush i prish zgjedhjet? Politika!
Përse? Për karrike... Sa bukur më tingëllojnë edhe sot pas shumë vitesh vargjet
e të ndjerit, të paarritshmit Sali Mani, tek kënga Politika: "-Për kolltuqe,
për karrika, politika, politika...". Mua si shqiptar më vjen keq në
maksimum të shoh akte dhune në Selinë e Partisë Demokratike... Përse duhet të
dhunohet institucioni? Kush ven dorë në pronën publike? Çfar po djeg o njeri?
Pasurinë tënde, timen, tuajën? Po pse? Për t'ja kthyer demokratëve! Sa turp,
akte dhune e vandalizmi. Po kush e ka thirr protestën? Berisha! Përse? Për të
larguar Bashën! Përse sot pas më shumë se 8 vjetësh në krye të PD-së, u kujtua
Berisha? Kur Basha ka qenë humbës serialë... Përse sot?!! Përse jo
"dje" kur:
? Humbi të gjitha zgjedhjete radhës.
? Bojkotoj parlamentin.
? Bojkotoj zgjedhjet vendore.
? Braktisi çadrën dhe arriti
marrveshje me Edi Ramën.
Ai e meriton shkarkimin, por jo me
populizëm, por me zgjedhje në parti. Përse tani Berisha? NONGRADA. Basha e
shpalli atë nongrada? Jo. Edi Rama? JO. Kush? Amerika. Do zoti Amerika ëshë
prezente në Shqipëri dhe do i shpëtoj shqiptarët nga "zullumqarët" që
nuk paskan pasur të ngopur... Dielli për ne lind andej nga përëndon, nga
perëndimi... Gabimet që bëri "djali" Basha nën mbikqyrjen e
"babait" Berisha në këto vite në krye të PD kanë:
? Fuqizuar maxhorancën.
? Lënë vendin pa opozitë.
? Ka fuqizuar qeverisjen autokratike
pasi mungon opozita e mendimi ndryshe.
Më vjen shumë keq, e quaj veten si pa
asnjë vlerë, kur:
? Shoh të dy ish presidentët e vendit
tim, dy ish presidentët e mi të jenë në krye të protestuesve, duke djegur
selinë e tyre, selinë e demokratëve. Duke djegur ish SHQUP-in...
? Shoh deputetë të PD-së të djegin
shtëpinë e tyre, të dhunojnë shokët e tyre... Po si mund të kërcënohet deputeti
i PD-së Roland Bejko? Po ai është intelektual. Si mund të kërcënohet shoku i
llogoreve? Po shokët e tjerë intelektualë të PD-së si mund të bëhen "dalje",
me një të rënë të lapsit, nga grupimi i dhunshëm? Jo dhunës!
? Nuk ndëgjohet e ndiqen sa duhet
intelektualët, profesorët brenda PD-së. Profesorët Gjekmarkaj, Zekthi etj. si
këto, që japin shembuj qytetarie, pikpamje të moderuara dhe zgjidhje
demokratike të problemeve brenda PD-së.
? Do ishte në interesin kombëtar që
PD-ja të bashkohej. Në rast të kundërt, Berisha duhet të tërhiqet sepse i
përket së shkuarës, Basha të dorëhiqet pasi ka humbur zgjedhjet dhe të bëhen
zgjedhje të reja me disa kandidat... Ka figura e djathta që bëjnë diferencën.
Le të fitoi më i miri, kjo është demokracia. Jo dhuna. Opozita është vlerë dhe
e bashkuar mund të ndikojë në zgjidhjen e problemeve të mëdha që ka vendi.
? Shoh dhe ndjek disa media të
ndryshme, analistë të njëanshëm, gazetarë të papërgjegjshëm që kreksen si
"gjelat", bëjnë të gjithanshmin, nxisin përçarje, motivojnë dhunën,
dëshirojnë anarshinë... Kujt i shërbejnë këto? Përse veprojnë kështu këto? Nga
rrogat marramendëse janë bërë sahanlëpirës dhe nuk pyesin më për shqiptarët. Mos
zotërinj analistë, gazetarë, politikanë, pronar mediash. Thoni JO:
- Nxitjes së dhunës dhe gjakderdhjes
në biseda, nëpër emisione televizive.
- Përçarjes duke promovuar interesin
mombëtar.
- Ndërhyrjes së huaj e cila po
"korr" rezultate me trazirat dhe dekombëtarizimin...
Duke parë Selinë e PD-së të dhunuar
sot dhe akte të tjera dhune më parë apeloj ti thuhet stop dhunës. Ajo është e
papranueshme në një shoqëri demokratike. Problemet zgjidhen në rrugë paqësore.
Dhuna i përket shoqërive arkaike, stop asaj, jo lojës me zjarr, jo djegjes së
institucioneve, jo përleshjes me karrike, jo thyerjes së dyerve, xhamave,
etj... Mos e dhunoni demokracinë, ajo është e shenjtë për ne, nuk ka rrugë
tjetër veç saj... E kundërta na "çon" në Serbi, Kinë, Rusi etj. Asnjë
nga shqiptarët, edhe unë, besoj as ti, as ju, asnjë, nuk e don më sistemin
totalitar, ndaj mos e shpërdoroni demokracinë. Turp me këto skena të
fëlliqura. Ne kemi zgjedhur Amerikën, ajo është shpëtimtarja jonë... Nuk mund
të dështojë Amerika...
Natyrisht Shqipëria dhe vendi
ka shumë probleme ndaj mendoj:
? Të ndryshojë sistemi zgjedhor.
? Të formalizohet ekonomia.
? Të ketë një rishpërndarje të të
ardhurave kombëtare pasi kemi kontraste të mëdha midis shtresave të
popullsisë.
? Ti jepet fund pandëshkueshmërisë së
politikanëve.
?Të aplikohet kushtetuta e para vitit
2008, t'i thutet jo ndryshimeve kushtetuese.
? Të hiqen privilegjet e politikanëve
dhe të trajtohen si qytetarë e tjerë.
? Të rritet paga minimale dhe
pensionet për moshën e tretë.
Ibrahim Kabili
Tiranë më 08.01.2022