Kulturë
Hasan M. Shahinaj: Malli më i rëndë se Raduçi – mal…
E enjte, 25.11.2021, 07:51 PM
Malli më i rëndë se Raduçi – mal…
?Poemthë -
(Kushtuar
Nënë – Dhoqinisë sime të dashur, Nurie Asanoska nga Llabunishti I Strugës,
Maqedoni e Veriut)
Nga
Hasan M. Shahinaj, shkrimtar
Oh
e oh, ç’ m’u kripe, ç’m’u kripe befas kaq pranë ti,
o
uji i ëmbël I liqenit namuritës strugar,
nga
lumë – lotët e nënokes sime të paharruar, të dashur;
ende,
ende rignes si litarë, rrugës së mundishme e të patharë,
gjysmëshekulli
e lart të mbyllur, të ndarë e të vrarë,
sikur
s’ishim më në këtë jetë – farmak të gjallë;
zemrash
përvëluar,zhuritur,copëtuar e duke qarë…
E
kush guxonte me shiku, me shku e me ardhë:
në
të vetmuar syrgjynosur këtu; ata – ato, tanët,matanë;
në
mes nesh porsi Nyja gardiane Drini Zi plot dallgë,
dëshmitar i vetëm kufitar,shaluar mbi kale të bardhë;
Oi,
oi… si i durove mal – mynxyrat, e gjora
Nanë ?!
Oh,
e oh,rrethuer nga prangosësi, ugurziu klon,
kobëziu
e korbziu i kurdisur dekadash për fatin tonë,
ku
luhej drama e hirnosur shekspiriane, siç po thonë;
e
kush guxonte me ngritë pakëz sytë ,pakëz zë apo ton’ ?!...
Në
qafë më paç, o moj e ndritshmja Hanë,
si i gjeta babë e nënë, e të vetmin vëlla në të
ziun varri;
dhimbje
e pafund për mua, familjen, fisin,dynjanë!
E
ku ta gjej tani Konstandin – Ismail vëllanë?!...
Së
paku, o Perëndi, eshtrat e tia a mund t ’i marr,
që
të shuaj mallin – mal të Raduçit, vendlindës- mal,
sa
s’është errësuar krejt qielli dhe bërë vonë
se
s’bëhet fjalë kurrsesi Ai për t’u ringjallë;
do
të ish’ kjo një legjendë,mrekullisht e rrallë…
Dëshmo,
pra,veç ti, i paanshmi ,gjarpëror Drin,
dhe
ti, moj Kadënë –sedefja e stolisur Hanë;
ti,
o moj e përveçmja verdhane, Hanë – gjaku,
që
më fanitesh dhoqiniane Raduçit për çdo natë,
nëpër
endërra të shumta, të frikshme te pragu,
se
mbase i përthahen sadopak çurglotët times Nanë…
Dhe
rrëshqanthi çapitem e riputh Perëndinë mu në ballë,
që
i përfalet me durim shpirt – nënokes sime leshrabardhë:
Oi,
oi…veç në Parajsën e bekuar e të amshuar
i vaftë,
emër
– shpirti i tejduruar i fatkeqes Nuries – Nanë !
Vallë
kë qan e vajton kujshëm nënokë – gjora Nurie,
prej
Llabunishtit të Strugës, ajo bijë e nuse bukurie,
në
prag e në derën e hapur të kasolle – shtëpisë;
mos
vallë të pambyllur plagë të shkollimit të Hasan – djalërisë?!
Apo
për të ndjerrën, të paharruarën nënë – gjyshe Rahime,
që
s’u takuan dot nënë e bijë për së gjalli kurrë;
për
të vëllanë e vetëm Ismailin atje, në kurbetin – larg;
për
të ndjerrën Flutur – fluturimthen me
Dashin e saj të pafat,
apo
për të gjitha pasojat e rrjedhojat nga çdo shkak…
Të
gjitha, të gjitha bashkë si në vrimën e fyellit vajtimtar të xhrasë,
ashtu
siç na plagosi edhe vdekja e parakohshme e motër Zyrhrasë!
Oh,
dhimbje – dhimbje e pafund, brengë e lotë,
pasojë
e një rrugëtimi – regjimi golgote të stërgjatë,
dhe
befasitë e plotkurdisura enkas në këtë botë!
Oh, dhimbje e paduruar jetë e mot deri në kockë;
jetë
e shkuar aq dëm dhe e shuar kotkot,
helmuar trup e mendje e shpirt thuajse përplot!
U
nda, u shkul pra padrejtësisht dega nga rrënja,
s’pushoi
së rënkuari e përvuajtura,fatzezë NËNA:
andej,
të vdekurit s’i treti doti i thellë varri;
këtej,
ne u tretëm, përlitur e pakallur nga malli!
O
Zot,ç’qe kjo gjëmë e hata nga kufiri e mali?!
A
e meritonim vallë këtë sage – syrgjynosëse të paparë,
Nënoke Nuria me të birin universitar Hasan – djali
?!
Ndaj
urtia popullore ndër kuvende ka pasë thanë:
‘’Më
mirë djapin bosh, se sa djallin brenda!...’’
Ndaj,
o regjim – regjent i stërurryer të ra bomba;
të
ra po ashtu brenda 8 orësh ai, klon –
gjembaçi ugurzi,
nga
rinia ustallare trebishtare, nga sivëllezërit – vërsnikë të mi!
Tani,
çelur sysh e mendjesh, jetojmë në paqe e liri,
ashtu
siç e meriton në këtë botë çdo Njeri;
kurse
njolla e turpit, e krimit e regjimit katran të zi,
ka
pushuar e pushtuar të të Nëntë Rrathët e Dantes,
qysh
nga Mesjeta tinzare, kobëzezja qyqare e gjer tani…
Ndaj,
le ta rigëzojmë jetën që na përket përsëri,
me
punë, paqe, kulturë, arsim e harmoni,
qysh
nga etnogjineza drejt shekujsh në vazhdimësi,
përqafuar
prindërisht e vëllazërisht nga të dyjat anë,
Amanet
i patretur , i përjetshëm i së shtrenjtës Nanë!
Se edhe Perëndisë së bekuar po t’i rilutemi
shumë,
do
të na thotë paqësisht sy ndër sy: punoni,jetoni,miqësohuni sëbashku,
zvëndësoni
kohën e humbur, se edhe Unë,
prijësja
juaj, kam shumë punë!...
Nga Hasan M. Shahinaj, shkrimtar
Durrës më , 18. 11.2021.