E diele, 05.02.2023, 01:07 AM (GMT)

Kulturë » Keka

Gjon Keka: Të shkruash histori në kurriz të tjetrit nuk mund të jetë profesionalizëm

E diele, 21.11.2021, 11:56 AM


Të shkruash histori në kurriz të tjetrit nuk mund të jetë profesionalizëm

Nga Gjon Keka

Librin e Konstantin Mihalit të Ostrovicës  të cilën e paska publikuar Jahja Drançolli në disa media si gjetje të tij ,në fakt e pata gjetë unë gjatë hulumtimeve të mia.

Një bashkëkohës i Gjergj Kastriotit i Ostrovicës së Novobërdës, i cili në Kronikën e tij respektivisht veprën në fjalë sjell dëshmi të kohës edhe mbi figurën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Duhet ditur se Konstantin Mhali i Ostrovicës ishte arbëror i Novobërdës dhe bashkëkohës i Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Pasi ai shkruan edhe për figurën e Skënderbeut, është e mundur ta ketë njohur atë dhe të jetë dëshmitar i asaj kohe. Madje vetë në kopertin të librit emri i Gjergj Kastriotit është i pashmangshëm. Kështu duke hulumtuar e pata gjetë në një librari të Antiquariatit këtu në Austri dhe e pata ble, poashtu një kopje e këtij libri gjendet edhe në Arkivin shtetëror të Austrisë dhe në Biblioteka të Landeve. Vepra në fjalë rreth kësaj figure është botim i vitit 1565 dhe mban titullin „Historya neb Kronyka Turecka od Michala Konstantina z Ostroëicze…„ (Historia ose kronika turke e Konstantin Mihalit të Ostrovicës)Në këtë vepër mbi figurën e Konstantinit të Ostrovicës së Novobërdës, një pjesë e madhe i kushtohet edhe Gjergj Kastriotit dhe veprave të tij heroike kundër pushtuesit turk.

Poashtu duhet përmendur se e pata lutur një mik timin këtu Bibliotekist që të bëhet një skanim i këtij libri, sepse është në interes për historinë dhe periudhën në fjalë dhe e patë bërë një skanim për mua dhe për ta vendos pastaj për ta lexuar edhe të tjerët, pra për të patur qasje edhe të tjerët studiues duke e ruajtur gjithnjë burimin. Një kopje të skanimit që është bërë publike të librit ja pata dërguar edhe z.Jahja Drançollit pasi ma patë kërkuar që ta bëjmë një studim mbi këtë figurë dhe Gjergj Kastriotit Skënderbeut, pra një studim krahasues. Do të ishte mirë madje është vetë metodologjia shkencore që me nënvizu emrin e se kush e ka gjetë këtë libër në arkiva këtu. Në fakt për këtë libër që e pata gjetë pata shkruar edhe në faqen time më 4 Janar 2018. Por sidoqoftë le të mbetet në ndergjegje të tij që nuk e ka përmend se kush e ka gjetë këtë libër me vlerë. Po e përmbyll këtë sqarim me fjalët që i thoshte Aristoteli ndaj Platonit:

“E dua Platonin, por më shumë e dua te Vërtetën.”



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Gjon Keka: Garibaldi për Arbërorët Gjon Keka: A ia helmuan jetën Skënderbeut ata që gjoja i silleshin si mbështetës të tij?! Gjon Keka: 28 Nëntor 1912, zgjim i ëndrrës Kastriotiane për lirinë, flamurin dhe pavarësinë Gjon Keka: Formula e Pagëzimit, dëshmi e të folmes së gjuhës Arbërore Gjon Keka: Harta e vitit 476, shqiptarët janë pasardhës të drejtpërdrejtë të Ilirëve Gjon Keka: Arbëria ishte një vend me civilizim të hershëm Gjon Keka: Gjergj Kastrioti e nxirrte të keqen me rrënjë Gjon Keka: A e punoi dhe e ruajti simbolin e flamurit të pavarësisë nëna e Gjergj Kastriotit?! Gjon Keka: Gjergj Kastrioti dhe nëntori arbëror Gjon Keka: Gjergj Fishta në shtypin austriak, 1917 Gjon Keka: Arbërori (Shqiptari) i lashtë dhe Shqiponja me krahët e saj madhështore Gjon Keka: Mesjeta – epoka e artë e Skënderbeut dëshmon lidhjen me antikitetin Gjon Keka: Gravurë e rrallë e Gjergj Kastriotit, 1507 Gjon Keka: Hartë e rrallë me emrin e kryeheroit tonë Gjergj Kastriotit Gjon Keka: Ja se si janë shkruar e folur më parë ditët e javës, numrat dhe shumë fjalë të tjera shqipe Gjon Keka: Nxjerrja e dokumenteve historike nga arkivat dhe bibliotekat e shteteve europiane Gjon Keka: Gjergj Kastrioti apologjet i parë i mbrojtjes së prejardhjes së tij iliro-arbërore Gjon Keka: Ideali dhe Patriotizmi - Gjergj Kastrioti shembull i përhershëm për brezat Gjon Keka: Gjergj Kastrioti - busulla e orientimit dhe Tempulli i bashkimit të kombit Gjon Keka: Simbolet që përdori principata e Kastriotëve

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora