E shtune, 27.04.2024, 02:02 AM (GMT+1)

Kulturë

Mazllum Saneja: Dialogu

E diele, 07.12.2008, 08:18 PM


Mazllum SANEJA

Dialogu

-       Aq dendur, Adel, vështron praninë tënde?
- Nuk m3 mjafton koha, ngase jam…
- Oh, ti po ik në gjysmë të fjalës. Mirëpo, megjithatë, rreth e rrotul lëmë pas gjurmët e pranisë
sonë .Po, gjurmët i lëmë në fytyrat e personave,me të cilët takohemi, me të cilët jetojmë çdo ditë, me të cilët flasim e bisedojmë ose nuk bisedojmë fare, mirëpo, lëmë pas vete poashtu gjurmët e pranisë sonë në objektët e sendët, të cilat i krijojmë…A nuk janë këto dëshmi të dialogut tonë me botën, të cilin e zhvillojmë pareshtur. Pra, edhe dialogu ynë thuajse ka mbetur i ngurosur në gjurmët e pranisë sonë.
- Pastaj, ku i lënke gjurmët e pranisë tënde? Mos vallë, në këtë hapësirë të kaltërsisë?
- Sikur të mundja të   precizoj, çfarë domethënie kanë gjurmët pranisë sime, do të thoja se ato
janë dëshmi të dashurisë sime, dashurisë ndaj botës e njerëzisë. Po, janë dëshmi dashurie ndaj tërë të qenmës njerëzore.
- Dhe atëherë si qenëson?
- Dashuria, për të cilën fola pak më parë,shih, është dritare e hapur për secilin karshi nesh,
karshi botës. Ajo na bën të qenësojmë. Kështu edhe unë qenësoj.
- E çfarë mëtej?
- Kjo dashuri, si dimension kohor, si dritare e hapur karshi botës, na bën t’I përjetojmë të tjerët
në qenien tonë, me të cilët jetojmë çdo ditë.
- Këtë nuk e kuptoj.
- Sepse unë kam takuar vetvetën në të tjerët. Shi për këtë pak më parë fola.
- Po.
- Mirëpo, njëherit pareshtur lëmë gjurmët e hapave tonë, të qenmës sonë, përmes çdo fjale,
në kohë dhë hapësirë.
- Po, gjurmët e pranisë, çjanë këto?
- Ato janë si një vështrim I shkurtër, si një çast që duket dhe zhduket fëtefët dhe, sërish lën
më pas gjurmët. Gjurmët e të qenmës sonë> Po, kuptimin e jetës e i dentifikoj me kuptimin e dashurisë. Mbase kjo është e natyrshme. Atëherë I hap shtigjet për të tjerët. Rrugët. Atëherë takohemi mes vete. Kapërcej ura dhe  ura dhe, në momentin e caktuar, e shoh vetveten përtej lumit, mes turmës. Atëherë ndihesh mirë. Shkëlqyeshëm!
- Megjithatë, kjo është thjesht utopi.
- Por, kjo është për mua , një e drejtpërdrejt dhe reale. Kuptomë, Adel !
- Megjithatë, kujtoj se kjo është utopi. Supozimet tua deklarative, në të vërtetë, të huajsojnë
nga jeta.
- Nuk jam dakord! Unë këtë e argumentoj në çdo hap, e argumentoj se , gjithnjë e më tepër mua
më gjen me sturmës mes njerëzish. Unë  përpiqem njerëzit t’i kuptoj në mënyrën time të posaçme, e edhe t’i dua, jo veç e veç, por të gjithë. Kjo ndjenjë më bën të madhërishëm, më bën të gëzuar, më bën të buzëqesh karshi tyre. Atëbotë vibracione të tjera ke ndaj botës . Vibracione të reja, gjithënjë  e më të mira . Edhe kur buzëqesh mes gjithë asaj turme si rrëmujë, njerëzit rrinë si të hutuar dhe më dukët se rrëmbej nga dora e dikujt diçka si armë.
Thonë se,  dashuria, është një armë e fuqishme. Ajo mund të bëjë gjithçka. Unë pastaj hap krahët dhe pres takimet e reja.
- Dhe nuk ndien kurrfarë agresiviteti? Kurrë ?
- Kurrë. Gjithnjë përpiqem të përmbahen. Njeriu gjithnje duhet të kontrollojë vetveten, që  të
mos i shkaktojë kujt dhembje a ndonjë të keqe. Ka çaste kur njeriu don të pëlcasë, diçka në fyt e ngushton, dhe të vlon gjaku. Po kështu ka ndodhur edhe me mua, kur kam dashur të pëlcasë në një çast dëshpërimi të pakufishëm atëherë ngadalë kam thithur ajrin gjer në mushkëri dhe ngadalë e kam lëshuar. Me gjithë ajrin e qitur jasht më doli agresiviteti.
- Vetëm kaq?
- Po. Dhe rri kundruall këtij njeriu, I buzëqesh, dh e saktësisht I përsëris fjalët, të cilat menduar
i kam. i flas më ngadalë qe te me kuptoje mirë. Kjo, duket se , vërtet ndikon.
- Dhe ti beson në këtë qe flet?
- Kjo është e vërtetë.
- Dhe nuk ke frikë nga gazi i botës kur kështu flet?
- Me gjithë qejf mbi këtë do të heshtja. Por, duke dashur të kallëzoj, më duhet të shërbehem
me fjalë. Nuk kam tjetër rrugëdaljë. Dhe tani duke iu përgjigjur pyetjeve tua po ashtu flas me fjalë dhe mendime.
- Takohemi në dialog
Po. Ne dialogun tonë, me fjalë që për mua kanë rëndësi të madhe. Sikur thashë, kam gjetur vetveten me gjithë të metat, dobësitë, qeshjet. Kjo është po ashtu një formë e sigurt bindëse kundrejt botës dhe njerëzve, sepse edhe kjo botë, edhe  këta njerëz – a nuk jam unë. Unë – mes gjithë kësaj  mizërie njerëzish. Kjo është rruga ime, shtegu im , prej nga unë largohem dot. Marr frymë thellë, dhe mund  të jetoj me ajër.
- Sipas mendimit tim, këtë që e thua, është thjesht, një trillim.
- Megjithatë unë jam. Unë qenësoj. Eja më afër, Adel!
Krejt këtë që e thashë është reale, sikur që edhe unë jam real.  Megjithatë kam përshtypjen sikur po  shkruan pareshtur traktatin mbi jetën.
- Kur?
- Tani, duke biseduar me mua.
- Nuk kuptoj.
- Manjëherë ta sqaroj.
- Fol , Adel, tani ti fol…
- Ndërmjet fjalës dhe objektit, të cilën e cakton, ekziston një hapësirë e sigurt, e zbrasët,
humnera, kufiri.
- Po,shumë herë, këtë e kam argumentuar.
- Pikërisht. Sepse fjala është e vde3kur, ndërsa objekti I gjallë. Fjala kap jë imazh të sigurt e të
zgjedhur të objektit dhe, askurrë nuk përshkon tërësinë: kjo që është në lëvizje e përcakton si të vjetër, ndërsa të gjallët I bën të vdekur.
- A je dakord me këtë mendim?
- Po, jam dakord. Kjo është e vetkuptueshme.
- Fjala është i vetmi zëvendësim i objektit; madje jo vetëm zëvendësim, - fjala është vetëm
deklaratë e objektit. Dhe asgjë tjetër.
- Kjo është e qartë. Edhe unë ashtu mendoj.
- Ngjashëm është si me përcaktimin e jetës sonë të përditshme. Ja, në qoftë se këto
përcaktime dhe përkufizime  -  “sa vlen të jetosh” – bëhen heronjtë kryesorë të jetës sonë, kur u kushtojmë aq shumë kohë, atëherë prej këtyre përcaktimeve.
- Nuk mund ta shohësh vetë jetën.
- Dhe si të jetojmë?
- Jetojmë me deklarata mbi jetën. Jeta shndërrohet në fjalë, në fjalët për jetën. Dhe nuk kemi
kohë të jetojmë , sepse  intesivisht mendojmë sikur të jetojmë me nder.
- Dhe sigurisht mendon se diçka e tillë ka ndodhur me mua?
- Po, ashtu mendoj.
- Dhe çfarë më tej?
- A  nuk mund të harrosh, për një çast, mbi dashurinë tënde ndaj njerëzve?
- Përse?
- Për arsye se vërtet duhet t’i duash.
- Si?
- A nuk mund të harrosh, për një çast,  mbi këtë jetën e re?
- Përse?
- Që të jetosh.
- Si?
- Tani duhet ta përsëris pas teje  -  kjo është e vetkuptueshme! Kështu tha pak më parë.
- Sigurisht se janë qartësi të ndryshme.
- Janë dy: njëra qartësi letrare, dhe tjetra reale.
- Ti flet vetëm paradokse, me të cilat frazon, kinse me argumente.
- Jo. Ti vazhdimisht ik në gjysmë të fjalës.
- Çfarë kam të bëj?
- Asgjë.
- Si asgjë. Duhet të jëtosh.
- Si të jetosh?
- Harroje tërë këtë qe e tha, dhe jeto . Sakaq. Tashme .
- Ti tani sa bukur flet.
Mirëpo, unë tashmë nuk flas me fjalë. Harroje dashurinë, ndofta atëherë do të dashurosh përnjëmend – duke mos ditur fare për të.
- mirëpo, unë gjatë, shumë gjatë, kam menduar, si të jetosh.
- Shumë gjatë?
- Dhe…
- Tani duhet të harrosh gjithçka, Sepse jeta duhët jetuar, por  jo duke folur gjepura.
- Gjithçka për mua ka qenë e rëndësishme.
- Gjith e rëndësishme.
- Gjithçka e tepëruar.
- Ç’ don të thotë kjo?
- Kjo don të thotë se mund të jenë dy apo tri gjëra të rëndësishme.
- Të tjerat jo.
- Ti je ashpër. Mizor
- Përse ?
- Ngase ti nuk e çmon jetën
- Ke të drejtë. Për  këtë nuk e çmoj jetën, sepse jetoj, dhe nuk kam kohë për këtë.
- Për çfarë nuk ke kohë?
- Duke  jetuar nuk kam kohë për çmimin e jetës. Kështu është . Ose ose.
- Nuk je aq  I  ndieshme si të kam menduar.
- Asgjë nuk mund të përgjigjem, sikur po dukesh nga pak fëmijëror sepse duhet t’I shkundesh
këto mendime. Dhe ti asgjë nuk ke çfarë të bësh. Këto janë fakte.
- Fakte?
- Po . Fakte jete.
- Ti po flet për një jetë tjetër.
- Ngase ti trilluake tjetër jetë. Trilluake po ashtu vetveten. Prapa dritareve bota po zien si furrë,
një botë njerëzish po shkon, një tjetër po vjen, ndërsa ti…
-  Çfarë unë?
- … ndërsa ti filozofon.
- Unë jetoj.
- Vetëm ty po të duket se  po jeton.
- Nuk kuptoj.
- Ti po shpjegon dhe interpreton jetën ndërsa nuk po e jeton. Pak më parë pohove se gjithçka në
jetë është trilluar. Na e shpjegove jetën si të trilluar, diçka të pabesueshme. Duhet jetuar jeta…
- Këtu edhe dialogu ynë ndërpritëet.
- Mbase njjë tjetër dialog I ri do të fillojë?



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora