Mendime
Nikoleta Kovaçi: Kujtesë per znj. Kim!
E enjte, 21.10.2021, 07:55 PM
Kujtesë per znj. Kim!
Nga
Nikoleta Kovaçi
Zonje
e kudondodhun dhe e kudopyetun ne vendin tem, Shqipnia sod asht ne ditë te zeza
e ne kohe te mjegullta! Kjo per shkak te pozites se saj mjerane dhe inferiore,
qe nis prej jush e vjen deri te uzurpuesit e paftyrë të krejt mekanizmave
frymëmarrës ne k’të vend!
Duke
qene se tashma ne k’të vend nuk funksionon asnji institucion, asnji mekanizem,
e vetmja gja e dukshme e perditshme asht vetem propaganda! Pjese e saj jeni ba
edhe ju bashke me shume prej diplomateve te huaj qe jane ktu per me na ndriçue
e me na ndihmue! Me na ndriçue nga terri skrupuloz qe asht lshue mbi k’të
popull e fatin e tij dhe me na ndihmue me shpetue nga qeverisja qe asht kthye
ne regjim! Nje sistem njeshi i turpshem, kriminal dhe antishqiptar!
Znj
Kim, e kudopyetun dhe e kudodgjueme, na shqiptarët, duke qenë te vetdijshem per
poziten tonë, gjithmonë kena kthye kryet e syte kah te jashtmit! Kryesisht kah
amerikanët! Për Amerikën dhe historinë e saj, na, populli, dimë ma shumë se
politikanët me te cilet ndani mendime, tryeza, darka e dreka! Populli e njeh
Ameriken dhe amerikanizmin jo si perfitim, as si shpetim barku e kreje po si
nje sistem vlerash te njementa e mbizotnuese ne tanë botën! Populli e njeh dhe
e beson Ameriken dhe amerikanizmin ma shumë dhe ma kuptimshem se sa
pushtuesit-uzurpues te vendit nen masken e qeverisjes!
S’e
di, se si do te ndihej nji komb amerikan, nga ai qe njohim na, na qe s’marrin
dot viza, s’paguajme dot bileta aq te shtrenjta edhe sikur t’na jepni viza, te
pushtohen nga batakçinjtë e vet?! Nga ata qe ua vjedhin voten, ua blejne nderin
dhe ua shunojne e poshterojne dinjitetin!
Une
e di, sa do doja ta dinit edhe ju!
A
s’me thua znj. Kim, ç’a mund të ndodhte ne Ameriken tane nese do te ishte nje
lubi e tille ne Shpine e Bardhe?! Nese
aty s’do te kishte Gjykate, Prokurori, Polici, Ushtri, Zjarrfikes etjj? Nese do
kishte nje te pare vendi qe tallet, denigron e abuzon me shtresen e varfer te
Amerikes, nese i terrorizon me burg ata qe s’munden me pague energjine
elektrike se iu duhen paratë per me ble ilaçe; nese bashkon rreth vetes nje
grup njerezish të paafte nga gjinia dhe mendja dhe me ta kontrollon si “Big
Brother” gjithçka qe ta kete ne duar dhe ne favor te vetes?!
Une
e di ça ndodh, uroj ta dini edhe ju...
Znj
Kim Shqipnia asht e rrafshueme ne plan institucional! Thuajse nuk ekziston! Ata
qe ndeshkohen jane elemente qe e korisin angazhimin tuaj ne kete palo-reforme
qe keni ndermarre si farse dhe maske ne kete vend! Edhe nese ndonje element, qe
mund te konsiderohet “peshk i madh” serish nuk u jep asnji vlere ne syte e
shqiptarëve qe e njohin mire sistemin e drejtesise ne Amerike edhe pse nuk
shkojne ndoshta kurre atje...
Une
nuk e di se si do te ndihej nji amerikan qe drejtesine t’ja drejtonte nje Ulsi
Manja, qe sigurine nje Bled Çuç, Mbrojtjen nje Niko Pelesh, e shtetin nje Edi
Rame e nji diplomate karriere si ju tu jepte bekimin per me tall, perbuz,
vjedh, mashtrue e abuzue me k’të amerikan....
Une
e di si do te ndihej, uroj ta dini edhe ju nji here te vetme!
Znj
Kim, Shqipnia nuk asht ajo qe te thone miqte-uzurpues te veshun me pushtetin e
Edi Rames, as ajo qe shihet nga rruget e pakta me makina lukzose qe mund te ju
shoqerojne neper vendet e bukura qe na ka dhane i madhi Zot; as ajo qe jepet
ekranesh te televizioneve tona, si zgjatime te ketij pushteti absolut! Jo,
Shqipnia asht ne mes te kater rrugeve! A s’me thua si mund te ndihet nji
amerikan kur e sheh vendin e vet ne kte pozite?!
Une
e kuptoj, shpresoj qe shpejt ta kuptoni edhe ju....