Kulturë
Remzi Limani: Ngricë nga demonët e kohës
E diele, 10.10.2021, 02:55 PM
Pak fjalë për poezinë e Bardh Lecit
NGRICË NGA DEMONËT E
KOHËS
Poeti
ynë, Bardh leci, përreth tij e do botën e ngrohtë, siç e domë të gjithë ne dhe,
në mungesë të shpirtërorës, vjershëtari merr në shënjestër ngricën e njeriut në
sytë e pangopur lakmitarë.
Shkruan:
Remzi Limani
Bardh
Lecin dua ta njoh edhe si prozator, por, kësaj radhe, do të flas për poezinë e
tij, e cila rrjedh mes paradosë që flet ndryshe nga tradicionalja dhe lirikës
moderne, e cila shpërfaqet në tablonë e një narracioni figurativ, me të cilën
nëpërmjet të veneruarave në shoqërinë tonë, na jep një pasqyrim të të bëmave
dhe pangopësisë së njeriut në fron.
Mbi
këtë aksiomë të qëndrueshme, poeti respektiv, i shqetësuar vargëzon të ligat e
kohës dhe njeriut të kohës, e cila pa të drejt na është bërë lak në fyt. Për
këtë na thotë:/Edhe këtë ditë, enden si barrë e rëndë,zhurmat e fëlliqura,
e
poteret e vlerësimeve të padrejta./Hadërmbetje xheloze me majoneta vrastare,
asnjë
pendesë,asnjë tërheqje,
njeriu
më i vogël,fjala më e pa peshë./Në kthina,në vila luksoze,
në
bodrume të nëndheshme
shesin
trupin e tyre me rend,
prostituta,kurtiziane,
gra
të ashtuquajtura besnike,
misse....,misse.....,
që
dehen deri në agim,
mbi
trupat e barkmëdhenjëve zaptues,
për
medalje të tjera të nesërmen./ Pra, strukturën poetike, z. Leci e ndërton mbi
të vërtetën, e cila sëmbon në kraharorin e tij, duke u shndërruar në një
shkundje drit, regetimë zemre, e cila sikurse te poeti, luhatej edhe tek
lexuesi i vëmendshëm, për ta kuptuar barrën e një kohe të rëndë, që s'lëviz dot
- pa mendjet e paqta, që nxjerrin lotin nga gurët e sinorëve, të cilët kanë
zënë të lëvizin nga dora tinëzare... Së këndejmi, poeti ynë, Bardh Leci, gjakon
për kohën dhe zbrazëtinë e saj vajtuese dhe na thotë:/ Në kullën e të
parëve/hardhija e egër,harlisun hedh shtat,
deri
te oda e burrave,
bash
sipër tek çardaku me qilim,
te
dhoma e të urtëve,
bosh.......,bosh........,
zbrazëti
që vallëzon në vetmi./Këtu pra, boshllëkun e zë fjala e poetit, i cili, nën dhëmbë
mban dhimbjen dhe trishtimin e një kohe, të cilës këmisha nuk i bie tamam...