E shtune, 27.04.2024, 05:13 AM (GMT+1)

Kulturë

Lefter Duraj: Shtëpia e dikurshme

E enjte, 30.09.2021, 08:00 PM


Shtëpia e dikurshme

-Cikël me poezi dhe fabula-

Nga Lefter Duraj

Ti re e zezë

Moj re e zezë

akoma më qëndron mbi kokë,

Shekuj të tërë ke,

mbuluar këtë tokë!

Kohë pas kohe

erërat të shpërndanë tek tuk,

Ti përsëri je andëruar

bashkë me të tutë!

Kur dielli depërtonte

e ndriçonte këtë tokë,

Nguteshe ta mbuloje

të mos e shihte kjo botë!

Ti e shpërndarë gjithandej

si një perde e hollë,

Përsëri toka të përthithte,

por, mbetej ca njollë!

Janë të miat

- bërtetë,-

diellin ke shumë frikë,

Ai ndriçon tokën,

ty të zbardh

e të tërin të fik!

Ndaj,

përpiqesh ta mbash

të futur në gropë,

Por,

dielli që jep dritë e jetë,

zhduk mjergull

dhe të djegë çdo mikrob!

Xhelozi në dashuri

Shpesh vështrimin ti e hidhje,

te një vajzë e bukur shumë,

Vjedhurazi ktheje kokën,

të shihje reagim te unë!

Pak minuta kjo zgjati,

s’fshehe dot nervozizmin tënd,

Ta kapje në “gabim” vajzën,

mua të më thyeje dhëmbë!

Me zor mbaja të qeshurën,

gjuhën shtërngoja ndër dhëmbë,

Sjelljen ta kuptojë vajza,

ndaj,

ajo ndërroi vend,

Unë shpërtheva me të qeshur,

se kjo ishte xhelozi,

Krahun të hodha në qafë,

veç atëhere re në qetësi!

Avionët letër

Shkolla e re,

sapo ndërtuar,

Në formë L-je

në kat të tretë,

Djali dallonte sykaltrën

Dhe ajo e vështrimin tret,

Te një avion

prej letre,

tek fluturon,

Ca zikzake

në ajër bënte,

Ndiqte avionin,

ku po qëndron!

Shkruar mbi krah

dy iniciale,

që djali diçka

asaj i thotë,

Në mësim

humbet mendjen,

Ndjek avionin që fluturon!

Në njërin krah

një syri i kaltër,

Në tjetrin,

dy buzë të pikturuar,

Të dy krahët

një zemër e madhe,

I mbante ato të bashkuar!

Një avion lëshon vajza,

Në dy krahët

nga një zemër,

Dhe një lidhëse i bashkon,

Shkruar mbi të:

-Më thuaj emër!

Shumë endrra zgjuan avionët,

Oborri shkollës

mbushej plotë avion,

U zëvëndësuan ato iniciale,

Në:

-Unë të dua,

ti më do!

Për shumë vite

i kishin ruajtur,

Me zarfe fluturonin avionët

Shkojnë e vijnë nëpër botë!

avionët letër,

I mbajnë dy zemra

të lidhur fort!

Njëherë të pashë

S’isha unë i dehur,

as dhe i hutuar,

sytë më ngrinë në çast,

I tëri i përhumbur,

s’më kish ndodhur mua

kjo në asnjë rast!

Gjithë natën përpëlitesha,

prisja me padurim të agonte dita,

Në mëngjes herët u çova,

me orë të tëra të prita!

Asgjë s’kuptoja,

më çonin këmbët vet,

Orët dhe minutat fluturonin,

kurrë ai moment s’mu tret!

Si një fëmijë ngulja këmbë,

doja të të shihja përsëri,

Më s'doja t’ia dija,

nëse ishte ftohtë, diell apo shi!

Çdo ditë në mëngjes nisesha,

vrapoja si fëmijë,

Shokët e mi i harrova,

në rrugicë qëndroja në vetmi.

Prisja atë çast ta shihja,

do më lumturonte shumë,

Diçka mua më kish ndodhur,

S’isha më vetvetja unë!

Shtëpia e fëmijërisë

Hijerëndë,

me gur të mëdhenjë,

ajo aty,

Kjo shtëpi në fshat,

Ku kalova fëmijërinë.

Përsëlargu,

dallohej majë bregu me sy,

Nga çdo kthesë,

i shihnim asaj çatinë!

Dhe më në fund,

pas gjithë ato rrëpira,

Kalonte frika

e ndonjë rrokullisje në to,

Në sheshin e atij bregu

ishte shtëpia,

Freskinë e pemëve

shijonim ne aty.

I nxehti i verës

aty kthehej në një fllad,

Që përkëdhelte

gushat tona të njoma.

Nëpër pemë luanim

derisa bëhej natë,

Ktheheshim në shtëpi

në orët e vona!

Vrapoja si një fëmijë,

kur aty u afrova,

Pashë aty,

një grumbull të mbledhur me gur.

Rrethuar,

me bar e myshqe,

aty dallova,

Gurë, që lëngonin

të ngiheshin ato mur!

Prisnin gjyshërit

të çohen nga varri,

Hijerëndë të ngriheshin

ato përsëri,

Shtëpia e dikurshme

atë hije të marri,

Që ndjejmë dhe sot

si të ishim fëmijë!

Shtëpia e fshatit

Në fshat,

me shumë mund ngriti shtëpi,

Thirri shok e miq,

u shtroi një gosti.

Për shtëpinë e re,

të gjithë ata e uruan,

Te dyert dhe dritaret,

për vërejtje s’nguruan!

Ishin ca të mëdha

dhe ndryshe drejtimi,

Ndaj,

thirri ustain

t’ia niste nga fillimi!

Dhe,

sapo u bë gati,

thirri miqtë përsëri,

Të uronin e shikonin,

këtë ndryshim të ri!

Por,

një mik në çast,

vërejtje bëri shumë,

Për dyert dhe dritaret,

ai të fillonte punë.

T’i kthente ato,

nga po e orientonte miku,

Që të shihnin,

nga degët e një fiku!

Përsëri thirri ustain,

i rregulloi me dëshirë,

I bindur,

se këtë rradhë,

i kish goditur mirë!

Por,

s’ish e thënë,

ngulmoi një shok tjetër,

Dera dhe dritarja,

t’ishin nga drejtimi i vjetër!

Natën kaloi pagjumë,

për dëshirat e kota,

Ustait i kërkoi:

- shtëpinë të hipur në rrota!

Kur të vinin miqtë

t’i kthenin nga të donin,

Se,

për të,

s’kishte rëndësi nga shikonin!

Fara

U përhap fjala

për një farë të rrallë,

Në fshat e kish mbjellë

atë një fshatar.

Që rritej shpejtë

me shtat të mbarë

Por,

frut s’pa njeri

aty atë behar!

Cunami

Rrafshonte gjithë qytetin,

Cunami për çdo vjet,

I futeshin punës për ta ngritur

përsëri atë qytet!

Shpejtë ia morën dorën,

riparomin çdo dëm,

Asnjëherë mendja s’u shkoi

të ndërronin atë vend!

Kafshët pakryetar

Shumë kryetar ndërruan

kafshët në pyll,

Të mërzitur,

mbyllën të gjitha dyert me dyll!

Se punët s’ecnin,

po e shtynin ata me zor,

Në pritje,

të vinte një jashtëtokësor!

Kalaja

Në shekuj u qëndroi betejave kalaja,

Se të fortë mbreti atyre ua la.

Në të tjera beteja,

pasardhësin e gjeti hataja,

Se kalaja s’mundi të qëndroi,

por ra!

Luani lepur

Si të bënin luanin si lepur,

Hall i madh

ish në një fshat!

Pyetën aty,

një të vjetër,

Duhej zgjidhur ky hall,

me patjetër!

Hiqni nga pylli,

- u tha:

- çdo gjë të gjallë,

Që për mish,

luani të ketë mall!

Kur të shihni ju

pemët të rjepur,

Atëhere,

luani është bërë lepur!

-Per ZemraShqiptare ne Londer, nga Tirana fund-shtatori 2021-



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora