Kulturë
Konferencë shkencore: Zejtaria dhe Tregtia
E diele, 19.09.2021, 09:59 AM
Konferencë shkencore: Zejtaria dhe Tregtia
N J
O F T
I M
Shoqata për Trashëgimi
dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së
Preshevës, me seli në Preshevë
O R G A N I Z O N
Konferencë shkencore, me
temë : "ZEJTARIA DHE TREGTIA NË LUGINË TË PRESHEVËS DHE NË VISET
SHQIPTARE"
Nëntemat:
-Fillet e zejtarisë
dhe tregtisë.
-Zejtaria dhe
tregtia pas Luftës së Parë Botërore.
-Zejtaria dhe
tregtia pas Luftës së Dytë Botërore.
-Zejtaria dhe
tregtia në shekullin 21.
-Transformimi, zhdukja e disa zejeve dhe lindja e zejeve të
reja.
-Gjeneza dhe efektet sociokulturore të zejtarisë dhe
-Veprimtaria artizanale dhe mjeshtëria popullore.
Koha dhe vendi i mbajtjes: 23 dhe 24 tetor 2021, në Preshevë
Pjesëmarrës në Konferencë: studiues dhe përfaqësues nga të
gjitha trevat shqiptare / Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, Lugina e
Preshevës, diaspora, etjerë.
Koha e paraqitjes së temës: abstrakti dhe punimi për
Konferencë dorëzohet deri më 10 tetor 2021.
Tema e punimit : 8 deri 20 faqe, në rradhorin 12.
Koha e referimit në Konferencë : 10 minuta
Hartimi,publikimi i Programit të Konferencës dhe njoftimi i
pjesëmarrësve bëhet më 18 tetor 2021.
Kontakti: Xhemaledin Salihu, cel. +381 63 8771423
E-mail adresa : shtkkpresheve@yahoo.com, xhemaledin47@gmail.com
Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë
/17523/, rr.Sava Kovaçeviq,nr.80
Qëllimi i Konferencës: Shqyrtimi dhe trajtimi shkencor i Zejtarisë
dhe Tregtisë në Luginë të Preshevës dhe në viset shqiptare.
Synimi i Konferencës: Botimi komplet i materialit në një publikim/vepër/.
Lugina e Preshevës dhe viset shqiptare kanë një histori
të pasur mbi zejtarinë dhe tregtinë, të cilat nuk janë hulumtuar, studiuar ,
trajtuar dhe shqyrtuar shkencorisht sa duhet që nga fillet deri më shekullin 21,
në aspektin historik, ekonomik, sociologjik, kulturor e tjerë.
Andaj, qëllimi kryesor i saj është që në suaza të
mundësisë Zejtaria dhe Tregtia të hulumtohen, të studiohen, të trajtohent dhe të
shqyrtohen me metoda dhe metodologji shkencore dhe pastaj, për ta përmbledhur
në një libër për publikun, me të arriturat e tyre, sidomos në Luginë të
Preshevës dhe në viset shqiptare, në këto lëmi, të Zejtarisë dhe Tregtisë.
BORDI i
Konferencës shkencore:
1. Prof.dr.Drita Halimi-Statovci-etnologe
2.Prof. dr. Nebi Islami, filolog
3.Prof.dr. Agron Xhagolli-kulturë
popullore/folklorist/
4.Dr. Sc. Rovena Vata, albanologe, studiuese-kritike,
5.Xhemaledin Salihu, profesor, studiues
Këshilli organizues: Këshilli drejtues i SHTKKLP-së
Preshevë, më 7 maj 2021 Kryetar i
SHTKKLP-së,
Xhemaledin Salihu, profesor