E premte, 01.11.2024, 12:02 AM (GMT)

Kulturë

Jahja Drançolli: Zbulimi i kryeveprës së dytë të Leonardo da Vinçit

E enjte, 16.09.2021, 05:13 PM


“Ritratto di Bianca Sforza” ("Portreti i Bianca Sforza"), zbulimi i kryeveprës së dytë të Leonardo da Vinçit i panjohur deri në fillimet e shekullit XXI!

Nga Jahja Drançolli

Zbulimi befasues i një vepre të panjohur më parë nga Leonardo da Vinci është rindërtuar në librin “La bella principessa di Leonardo da Vinci, Ritratto di Bianca Sforza (2010), të Martin Kemp, një nga ekspertët kryesorë në botë për Leonardo da Vinci. Duke koordinuar një ekip historianësh të artit dhe ekspertë në analizat shkencore, Kemp zbuloi portretin e profilit të një gruaje të re, “La bella princess”,  e veshur me stilin në modë në Milano në shek. XV.

Fillimisht portreti i atribuohet një artisti anonim gjerman të shek. XIX. Tashmë, nga Kemp, është provuar se bëhet fjalë për një vizatim me ngjyra në velum nga Leonardo, i bërë kur artisti punonte në Milano në oborrin e dukës Ludovico Sforza (1480-1498). Sipas të gjitha gjasave, vajza e re është Bianca Sforza, vajza e sundimtarit. I konceptuar fillimisht si një ilustrim për një kodik të ndriçuar për nder të familjes Sforza, portreti i “bella principessa” më pas u hoq nga kodiku dhe u bë një vepër e veçantë arti.

Ky zbulim befasues shkaktoi një trazirë të madhe në fushën e historisë së artit dhe ka fituar konsensusin e studiuesve kryesorë të botës në lidhje me autorësinë e tij. Libri dokumenton kështu rimëkëmbjen e një kryevepre tjetër nga Leonardo da Vinci.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora