E premte, 26.04.2024, 01:34 AM (GMT+1)

Kulturë

Klajdi Musabelliu: Kur bie në dashuri shkruaj poezi

E shtune, 06.12.2008, 03:42 AM


Klajdi Musabelliu
Klajdi Musabelliu: Poezinë e nxjerr në pah kur dashuria është reciproke jo platonike

Kur bie në dashuri shkruaj poezi


Nga Albert Zholi

I qeshur, çapkën, i hedhur, tip i shoqërueshëm, kërkues, shpesh herë i papërqendruar, si një fëmijë i përkëdhelur, i dhënë pas aventurave pa zarar, por shumë i dhënë pas muzikës, ky është portreti i këngëtarit, politikanit dhe gazetarit të ardhshëm (pasi studion për gazetari) Klajdi Musabelliu. Ethet e evidentuan si këngëtar, ku më pas dyert e jetës ju hapën si me magnet. Ftesa të panumërta në spektakle, televizione, të cilat ai nuk mund t’i refuzonte pasi lodhja e fillimit para ekraneve ishte e justifikueshme. Dashuria për të është një ëndërr e bukur, ku lodrojnë gëzimi, hareja, por edhe pendimi. Kur dashuron atëherë ulet në tavolinë dhe shkruan poezi, por poezitë e tij deri tani nuk e kanë parë dritën e botimit, pasi i ruan si thesare në respekt të dashurisë. I pëlqen shumë Prishtina, por Tiranën nuk e këmben me asnjë.


Ju studioni për gazetari, njëkohësisht jeni këngëtar, politikan. Ku e gjeni veten më mirë në këto momente?

Muzika është prioriteti. Muzika është ëndrra, është profesioni që unë di ta bëj më mirë. Jo se nuk është politika apo gazetaria profesion i rëndësishëm, apo i respektuar, por gjithmonë dëshira ime është për të qëndruar në skenat shqiptare dhe në ekranet televizive si këngëtar. Por në këndvështrimin social si më thotë dhe ime më duhet edhe të ushqehesh nuk është keq të kesh dy tre apo më shumë profesione. Të ardhmes nuk i dihet. Asgjë nuk mund të parashikohet në mënyrë perfekte. Jeta ka të papritura. Zërin sot e ke nesër nuk e ke. Prandaj duhet të jesh parapërgatitur për çdo situatë. Jo më kot zgjodha gazetarinë, për të qenë brenda ekranit të televizorit dhe pastaj zgjodha dhe politikën pasi e kemi në gjenezë politikën pasi im atë në sistemin e kaluar ka pasur një pozicion të nderuar në politikë.


Pra ju keni menduar se ku do të pozicionoheni si gazetar apo e keni lënë kohës?

Në të vërtetë ashtu është. Ëndrra për shoëman ndoshta është një mendim i çastit, pasi aktualisht këndoj në koncerte, në televizione, në lokale prestigjioze si karaoke (eksperienca më e veçantë tek Karaoke “Albi”), merrem me politikë, por dhe me gazetari. I ushtroj të tria këto profesione (dhe pse në gazetari punoj me pseudonim) pasi nuk dua të konsumohem si gazetar. Punoj në të tri profesionet nga pak, por se di kë bëj më mirë përveç muzikës dhe dua që si në këngë edhe në dy profesionet e tjera të kem më shumë eksperiencë dhe ndoshta në momentin e diplomimit në Universitet do të jem më i saktë se ç’rrugë do të zgjedh në gazetari. Tani ende ndjehem si student i gazetarisë dhe pse e ushtroj pak si profesion. Koha ndoshta do përcaktoj më qarte aftësitë dhe dëshirat e mia në këtë fushë të madhe të jetës dhe profesionit të vështirë dhe të bukur.

Kush e ka zbuluar Klajdin si këngëtar dhe kur është shfaqur në publik Klajdi për të marrë këtë famë në këngë?
Fatkeqësisht ka qenë kënga një këngë e huaj, ku unë mora titullin këngëtar. Por unë do të doja që të ishte një këngë tjetër që të merrja është një këngë imja e krijuar enkas për mua (s’dua të rrëfehem për jetën). Me këtë rast dua të përshëndes Luan Zhegun që bëri muzikën e kësaj kënge, Arben Dukën që bëri tekstin, të cilët më dhanë dhuratën më të bukur deri tani që jam 25 vjeç një këngë që i dedikohet tim ati, i cili nuk jeton më. Pra është një këngë që ua kam dedikuar të gjithë baballarëve mungues. “Një shpresë për jetën time”. Kështu titullohet kënga. Do të doja që të ishte kjo kënga ime e parë, debutimi im i parë ku unë u cilësova si këngëtar.

Diku është thënë se Klajdi u zbulua si këngëtar tek “Ethet e së shtunës”?
Që adoleshent kam pasur dëshirë të merrem me art. Edhe me këngë. Pasioni im i parë ka qenë futbolli. Kur kam qenë në Berat në fillim jam marrë me futboll. Kam dashur të bëhen portier. Por nuk munda të vazhdoj këtë pasion, pasi e pashë se nuk kisha të dhëna për tu bërë profesionist. Ndërkohë muzika lindi vetvetiu ndërsa ime motër ka influencuar larg e larg, duke më bërë prezent Majkëll Xhekson, duke më vënë të dëgjoja këngët e tij, më nxiste të merrja pjesë në koncertet e vogla që bëheshin në gjimnaze. Këto ma shtuan dëshirën për këngën. Pata edhe bashkëpunim me kompozitor në këtë kohë por që nuk ma dhanë shansin që të merrja rrugën në mënyrën e duhur. Pastaj erdhën Ethet. Ato ma dhanë shansin. Unë këndoja por nuk dija se këndoja aq bukur, se këndoja aq mirë sa do të bëhesha këngëtar profesionist. Që do të bëja një emër menjëherë. Ethet ishin gjëja më e bukur që ndodhi
në jetën time. Aty u njohëm dhe me shumë kompozitorë. Ka këngëtarë më të mirë se ne, por që nuk erdhën në ekran kaq bukur, kaq në mënyrë natyrale dhe me performancë si ne. Kjo falë etheve, falë, idesë së Adi Krastës të cilin e përshëndes edhe sot e kësaj ditë pasi ai na hapi këtë dritare të re komunikimi me spektatorin.

Pra Ethet ngelen zbuluesit e talentit tënd?
Adi Krasta. Ai më zbuloi. Ai e ka ekskluzivitetin e emrit tim të ngjitjes në skenë. Por jo vetëm për mua. Ai spektakël ka zbuluar dhe shumë këngëtarë të tjerë që sot kanë një emër. Ky pikërisht ka qenë momenti që vulosi ngjitjen time në skenë. Kanë qenë ethet e vitit 2003. Pasi kisha tentuar të këndoja, por jo të afirmohesha.
Mbas këtij momenti?
Kam marrë pjesë në shumë Festivale qoftë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni kam fituar çmime të cilave nuk u jap shumë rëndësi (nuk u jap tepër pasi ato më stimulojnë për përgjegjshmëri dhe të ecur para), por për mua e rëndësishme është kënga. Kam prodhuar shumë këngë, të cilat tashmë kanë bërë vendin e vet në muzikën shqiptare. Faleminderit të gjithë atyre që e kanë duartrokitur dhe mirëpritur Klajdin si këngëtar.

Albumi juaj i parë?
“Talisman i pluhurosur”. Është një prodhim i “Supersonic records. Ky është “djali im i parë” (kështu e kam pagëzuar unë këtë album), djali im i parë muzikor. Janë shumë kompozitorë dhe autorë tekstesh që unë i përgëzoj si, Adi Hila, Shpëtim Saraçi, Jorgaqi, Gramoz Kozeli, me ta kam hedhur hapat që duhet të hedhë çdo këngëtarë në jetën e tij.


Aktualisht po punoni për këngën, a keni në plan ndonjë album të ri?
Unë për çdo ditë këndoj jetoj me këngën dhe për këngën. Nuk dua të përdor termin komercial, apo bombastik, pra të të thënit se do bëj diçka të madhe. Por po mendoj për diçka të bukur dhe të veçantë. Pra është periudha e reflektimit që unë po mendoj ndërkohë, jo se do të gjej veten, por dua të sjell një Klajd të ri, një Klajd tjetër, pasi tashmë nuk jam më i ndrojtur dhe mosha nuk është më ajo dhe karakteri nuk është më ai dhe ndërkohë jam duke eksperimentuar dhe pse nuk dal në televizion po eksperimentoj stilet më të fundit pse jo dhe më të rejat. Varet kush do të bëjë efektin për të punuar seriozisht për të dalë në treg, por tashmë krejt ndryshe. Pra për një album të ri nuk po nxitohem. Kohë ka boll…

Ç’është dashuria për Klajdin dhe a është i dashuruar Klajdi aktualisht?
Është ajo që më mban gjallë, ajo që më jep energji, ajo për të cilën punoj, kërkoj nga vetja dhe padyshim edhe nga të tjerët. Për më shumë “no coment”.


Për çfarë politike shqiptare është Klajdi?
Jam për politikën e re, për të rinj në politikë pse jo dhe nga politikanë të vjetër me një mentalitet të ri të të menduarit dhe të vepruarit të gjërave.


Mendimi juaj për gazetarinë e sotme shqiptare?
Shumë i qartë. Për sa kohë do të jetë e varur nga faktorë politikë është e kotë që unë të flas.


Jeni lidhur shumë me jetën e natës?
Padyshim se edhe jeta që bëj e tillë është. Këndoj në lokale, në koncerte. Aq më tepër që natën lexohet më mirë shkruhet më qetë, mendon më shumë gjëra. Shkruaj poezi. Kjo është hera e parë që e them. S’më pëlqen të lexoj shumë, por më pëlqen të shkruaj shumë poezi. Dhe këtë e bëj më shpesh kur jam i dashuruar. Ndoshta është një simptomë e adoleshencës.

Sa poezi ka Klajdi po aq dhe poezi ka shkruar?
Kjo është shumë e vërtetë.

Kur do botohen këto poezi
Unë dashurohem çdo moment çdo ditë, çdo çast. Vetëm poezinë e nxjerr në pah kur dashuria është reciproke jo platonike.


Pengjet e Klajdit
Kam shumë pengje. Përveç aktrimit pengu që nuk shkova njëherë jashtë shtetit pas etheve dhe pasi pata shumë kërkesa. Ndërsa pengu më i madh të përfaqësoj Shqipërinë në një aktivitet apo Festival Ndërkombëtar të Këngës. Jo vetëm në Eurovizion. Ka shumë aktivitete të tjera prestigjioze, ku unë dua të përfaqësohem në një këngë shqip edhe në televizionet botërore. Ne i kemi dhënë rëndësi të madhe Eurovizionit, kur në botë ka shumë aktivitete të tjera ndoshta dhe më të rëndësishme. Pra edhe këtu kërkoj tjetër gjë.

Planet e reja

Unë për çdo ditë këndoj jetoj me këngën dhe për këngën. Këndoj në Karaoken simpatike “Albi”, por për album. tashmë kam një moment pauze. Po mendoj seriozisht. Në aspektin muzikor. Nuk dua të përdor termin komercial, apo bombastik, pra të të thënit se do bëj diçka të madhe. Por po mendoj për diçka të bukur dhe të veçantë. Pra është periudha e reflektimit që unë po mendoj ndërkohë, jo se do të gjej veten, por dua të sjell një Klajd të ri, një Klajd tjetër, pasi tashmë nuk jam më i ndrojtur dhe mosha nuk është më ajo dhe karakteri nuk është më ai dhe ndërkohë jam duke eksperimentuar dhe pse nuk dal në televizion po eksperimentoj stilet më të fundit pse jo dhe më të rejat. Varet kush do të bëjë efektin për të punuar seriozisht për të dalë në treg, por tashmë krejt ndryshe. Pra për një album të ri nuk po nxitohem. Kohë ka boll…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora