Kulturë
Pal Neçaj: Dy fjalë zemre
E marte, 14.09.2021, 07:51 PM
Familja
Neçaj, Pali e Prenda dhe Sabrie Lushaj në Shëngjin
DY FJALE ZEMRE
Nga
Pal Neçaj, NY, USA
Miku
im Zeqir!
Duke
kujtuar se si sot një vit më parë, bashkëshortja juaj e dashur dhe si motër e
ime e paharruar SABRIE LUSHAJ u nda nga jeta, po ju shkruaj dy fjalë që m'i
thotë zemra. E kam të qart se ky vit pa
Sabrien tënde shëjtore, me zemer të madhe dhe shpirt njerëzor të veçantë, për
ju, ka qën shumë i gjatë dhe i ngarkuar me mërzi e dhimbje. E di se për çdo
ditë të keti viti, me dhjetra herë jeni "takuar me Sabrien ëngjull" .
E
keni takuar në mengjes duke pi kafe te oxhaku, në shetitje dhe vizita, ne piknik
e plazhe, në dreka e darka duke pritur dhe përcjellur vazhdimisht, me aq
bujari, miqë dhe musafirë të shumtë. Dhe natyrisht e keni përftyruar sikur
"bisedoni dhe këshilloheni" me njëri tjetrin si dikur. Duke qeshur e
bërë mahi me atë princesh gojëmbel,
mendjendritur, besnike dhe të sinqert. Kam bindje se edhe Sabria si pëllumbesh e bardhë, por e padukëshme, ka
qënë gjithnjë pranë teje o Zeqir i
dashur! Madje edhe ju ka falnderuar për
qendresen tuaj burrnore, për të gjitha ato që keni bërë për Të gjatë jetes dhe
sidomos pas largimit të saj në amshim.
Besoj
se Ajo, në Parrajsin ku ka zën vend, ndihet krenare për burrin e saj, për
fëmin, nipat e mbesat që la pas. Ndihet krenare për të afermit e saj qe e
deshtën dhe i deshti shumë, për rrethin e gjërë shoqëror dhe miqësor që pati
gjatë jetes. etj etje.
Gjithashtu
edhe ne, miqtë e shumtë të këti çifti shembullor, të familjes së gjërë të Sadik
Selmanit, duke qënë pranë Zeqirit me shpirt e zemer gjatë këtyre 365 ditëve të
keti viti të pazakontë, jo vetëm kemi parë qëndresën burrnore të djalit malësor
e mendjefortë, intelektualit dhe poetit
të shquar siç është Z. Lushaj, por ai edhe na mësoi si duhet përballuar rastet
e rënda të humbjes të njeriut më të dashur. Na mësoi si duhet nxjerrë në dritë dhe pasqyruar
vlerat e njeriut të mirë, respektin e ngrohtësinë e miqve e dashamirësve në të
tilla raste etj.. Botimi i librit "GRUAJA FISNIKE SABRIE LUSHAJ" me
autore Dr. Domenika Gjekmarkaj është veper monomentale shumë e merituar për
njeriun e Mirë Njerëzor siç ishte Ajo. Ngritja në art e asaj gruaje të thjeshtë
dhe modeste është nderimi m'i madh që i bëhet Sabries, po ashtu është
nderë dhe vlerë për Zeqirin dhe mesazh
për të gjithë ne malësorët për
respektimin, vlersimin dhe nderimin e
grues si bashkëshorte. dhe nënë e dashur. E veçanta e këti libri perveç
paraqitjes me pasion dhe ndjenja dashurie e miqësie të figures se gjallë të
Sabries nga Dr. Domenika, është se duke bërë bashkëautor të dhjetra e dhjetrave
gushllimeve të shprehura ashtu sikur e
kanë ndije nga ana e të afermeve, miqëve dhe dashamirëve me rastin ndarjes nga
jeta të Sabries se pa harruar. Pra Libri nderon e vlerson sikur e meriton të
ndjerën Sabrie, nderohet autorja, nderohen e lartësohen dhe përjetohen gjithata
ngushllues, Dhe në veçanti mendoj une, spikat lartpamësia e mendjes ndritur të
Zeqir Lushajt.
Une
edhe ne këtë moment kujtimi, lutem Sabries Shpirti i bëftë Dritë. Pushoftë në
Paqe! Zeqiri dhe gjithë njerëzit e tij të aferm paqin jeten e gjatë.
Të
rroni dhe ta kujtoni gjithmonë.
Zeqir të përqafojmë nga larg me shumë mall.
- Per ZemraShqiptare, (dhe per Zeqirin), nga NY, USA, 14
Shtator 2021-