Mendime
MN Sopi: Si u dorëzua Virusi "Delta" para meje!
E diele, 12.09.2021, 10:31 AM
Si u dorëzua Virusi "Delta" para meje!
Shkruan:
MN Sopi- Rostock, Gjermani
Isha
në dijeni, por kur më takoi Virusi, më tha: "Eh djalë, që dy vite të
kërkoi dhe shih se nuk ke ka shkon?! I pa befasuar, ia prita: "jo ore i
poshtër, as nuk tu kam fshehur as nuk t'kam ikur, sepse as unë nuk jam ndaluar
duke shëtitur pandërpre që dy vite e nuk ta kam pas frikën fare, dhe as nuk të
kam takuar.
Dhe
ende pa përfunduar bisedën, ai qyqar tinzar u fut në mua përmes vrimave të
hundës sime mjaftë të madhe, e gjeti vendin menjëherë.
Dhe
vërtetë më mori të nuhaturit, kështu që nuk dalloja më far arome.
I
thash: qenke i poshtër, ore, a kështu sillêsh me të gjithë?!
Ma
ktheu me përqeshje cinike: He he he...prit pak prit...(ani kinse shqip tha;
heneeeez). Dhe vazhdoi rrugën ka fyti, por tap i doli para z.Apetiti dhe
z.Nuhaturi e i thanë; "mos na u sill kësajde! U kacafytën kogjo fortë, fyt
për fyti, dhe faqeziu, nga inati e grabiti qysmën e Apetitit dhe të Nuhaturit,
dhe po vazhdon rrugën kah mushkritë. Por këtu menjëherë hasi në vështirësi, në
tunela të zi-errësuar e dukej sikur sillej vërdallë Delta, e asesi me gjetë
rrugë, ishte humbur e ndoshta edhe helmuar nga z. Duhani. Madje, disa herë veq
se nuk u zhyt e ngulfatur në Katran. Kur ishte takuar me zotri Nikotinin ia
kishte tralluar e marr krejt mend.
Dal
nga dal, po e vëreja se përgaditej të dal e ik, po e pyes: Çka u bë o
"Deltë" o Covid19 e Virus i poshtër?!
Ma
ktheu; "ai burr, nuk gjeta rrugë për kah mushkritë, i kishe mbuluar më
katran (që kur pi duhan) dhe e kishe bë si mur Berlini e nuk munda të depërtoj,
madje një zë burri, u duk si z. Duhani më tha: ik more se këtu kollitem unë!
E
pyeta: E tash?
Delta
Virusi: "Tani jam i uritur e po iku nga Ti, sepse u vërdata poshtë e lartë
disa ditë e asgjë, u humba sikur lopë e asgjë, dhe vazhdoi; edhe lopës mos me i
dhanë me hangër bënë MUUU!
Nga
tani jam MU (lopë e çartur) sepse dëshiroj kështu ta ndërroj emërin e fytyrën
që mos më njohin njerëzit.
I
thash ik e thefsh qafën përgjithmonë, kur mos u kthefsh të askush.
Kurse,
nga larg Delta e tani Mu faqeziu u dëgjua duke thënë e bërtitur: "Mos mbani
maska, mos mbani higjienën, mos mbani distancë, mos u vaksinoni...sepse ma
shpejt Ju gjejë dhe përqafoj!" Kujdes.