E premte, 26.04.2024, 02:36 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Basha: Ja prapaskenat, ne luften per rrugen Durres-Kukes

E premte, 05.12.2008, 05:47 PM


Basha
Ministri i Jashtem Lulzim Basha, ne nje interviste dhene per "Opinion." te Blendi Fevziut ne TV Klan eshte shprehur se sulmet ndaj tij per rrugen Durres-Kukes kane motive te forta politike. Duke mos e ndjere veten pergjegjes, ai shprehet se eshte krenar per ndertimin e kesaj rruge, duke zbuluar per here te pare se origjina e tij eshte nga Peja e Kosoves. Njeheresh Basha, ka deklaruar se pas te gjitha sulmeve fshihet kreu socialist Edi Rama, i cili sipas tij, e perdor tere kete sulm per qellime thjeshte politike. Ai ka nenvizuar faktin se qe nga viti i kaluar nuk eshte pyetur asnjehere ne Prokurori, nderkohe qe ajo ka shkelur te gjitha procedurat, me te cilat po merret avokati. Duke theksuar faktin se nuk ka deklaruar asnjehere keto kohet e fundit se do te jete ne dispozicion te prokurorise, ne rast se shkelen procedurat, Basha ka lene per te kuptuar se nuk do te paraqitet me ne prokurori. Nderkohe, duke mohuar te kete nje ide fikse per çmimin e rruges, ai tha se kostoja mund te shkoje deri ne 620 milione euro.

Zoti Basha, do te flasim sot per nje seri pyetjesh, per rrugen Durres-Kukes, ku vetem une kam 25 te tilla, imagjinoni sa duhet te kete prokuroria?

Prokuroria ka pasur me se dy vjet kohe per t'i bere keto pyetje dhe besoj se çdokujt do t'i mjaftonte kjo kohe, jo me nje organi te specializuar.

Besoj se nuk duhet te jeni plotesisht komod ne pozicionin e te pandehurit?

Jam plotesisht komod ne studion tuaj, jam plotesisht komod ne pozicionin tim ligjor. Ndersa pozicioni im ligjor nuk eshte ai i te pandehurit, megjithate edhe nese ky moment vjen, une jam plotesisht i qete dhe pres me padurim t'i jap fund kesaj farse dy-vjeçare.

Pritet qe ju te jeni si pandehur, si e gjykoni zoti Basha?

Kjo nuk eshte ne doren time, eshte ne doren e Prokurorise per te vepruar sipas ligjeve te vendit, per te çuar ne gjykate, nese ka dyshime, por sigurisht edhe ky eshte nje proces ligjor, qe ecen sipas procedurave ligjore te shtetit shqiptar. Por mesa duket Prokuroria e ka humbur rrugen.

Perse e ka humbur?

Mendoj se ky nuk eshte thelb i debatit, por siç e keni vene re dhe nga deklaratat e avokatit im duket se prokuroria po kryen shkelje pas shkelje procedurale, e cila fatkeqesisht verteton ate qe eshte thene prej shume kohesh, qe ka nje motivim te thelle politik ne kete çeshtje.

Prokuroria pretendon se nuk ka ndonje shkelje procedurale?

Mendoj se nuk ia vlen te futemi ne kete çeshtje. Kjo eshte midis prokurorise, avokatit tim dhe gjykates.

A jeni thirrur per t'u pyetur ndonjehere qe prej vitit 2007, kur iu hoq imuniteti?

Imuniteti u hoq, pasi Parlamenti konstatoi se nuk ka baze ligjore nga prokuroria. Pasi keshilli per imunitetet konkludoi, se kerkesa e prokurorise ishte e pabazuar. Por mbeshtetur ne vullnetin tim personal, ne perkushtimin e maxhorances per t'u pergjigjur çdo thirrje per heqjen e imunitetit dhe me kerkese time dhe te kryetarit te maxhorances, Palramenti votoi per heqjen e imunitetit, per t'i hapur rruge hetimeve, ne menyre qe askush mos te kishte pretendimet qe kjo maxhorance i fsheh deputetet e saj nga ligji dhe pergjegjesia.

Qe prej dhjetorit 2007, e deri me sot, jeni pyetur?

Qe prej 12 shtatorit, kur Prokurori i Pergjithshem atehere, hapi çeshtje ndaj meje, une i ofrova deshmine time, e cila nuk u mor parasysh deri me 10 dhjetor. Ne kete date, 18 dite para heqjes se imunitetit, deponova vullnetarisht ne Prokurorine e Pergjithshme. Dhe nga ai moment e deri me sot nuk me eshte kerkuar nje deponim shtese. Çdo prezence e imja ne prokurori prej atij momenti, ka qene ne funksion te zgjatjes se hetimeve dhe njohjes me dy dokumente te raportit te Kontrollit te Larte te Shtetit dhe raportit nga ekspertet.

Keni kontaktuar me zonjen Rama qe nga momenti kur ajo erdhi ne krye te Prokurorise?

Me 10 dhjetor, pasi dy dite me pare i kisha derguar nje leter me kerkesen per te bere deponim e pare mbi kete çeshtje, u takova me te ne zyren e saj per nje kohe te fare te shkurter. E me pas u takova me prokuroret e çeshtjes, ku kam bere dhe deponimin tim.

Ky ka qene i vetmi rast, ne te cilin ju keni shkuar ne Prokurori, gjate nje viti?

Ky eshte i vetmi rast ku une kam deponuar ne Prokurori. Ne tre apo kater raste te tjera kam shkuar kur eshte kerkuar zgjatje e procedures hetimore dhe une kam firmosur per kete.

Prokuroria vendosi javen e kaluar t'ju ftonte serish per te dhene sqarime. Ju fillimisht pranuat te shkoni e me pas refuzuat?

Ta sqarojme kete çeshtje, se ka tre gjera ketu qe nuk qendrojne. Prokuroria nuk me ftoi te shkoj, por me dergoi nje fletethirrje pas vendimit te gjykates, ku me njoftonte se duhet te paraqitesha per t'u njohur me akuzen dhe per t'u marre ne pyetje, ne cilesine e te pandehurit. Veprime, qe avokati im i konsideron joligjore dhe ne kundershtim me vendimin e dates 18 nentor te gjykates, qe ne menyre kategorike, per kete çeshtje penale, e ndalon prokurorine te vazhdoje hetimet pertej dates 6 nentor.

Ketu ka nje diference, nje ndryshim interpretimi, prokuroria pretendon se ky vendim ka te beje vetem me zotin Anti Toma dhe zotin Armand Teliti. Nderkohe qe duket nga vendimi i gjykates, dhe ky eshte qendrimi i mbrojtesit tim dhe i imi se, vendimi nuk ka te beje me personat, por ka te beje me çeshtjen penale. Dhe ka vetem nje çeshtje penale, qe eshte kunder rruges Durres-Kukes. Dhe vendimi i gjykates shtrin efektin mbi kete çeshtje penale dhe organin e akuzes. Porsa i perket pretendimit se une ne fillim kam deklaruar se do te shkoja te deponoja dhe me pas jo, eshte nje sajese mediatike e zotit Rama. E mediave afer zotit Rama. Une s'kam deklaruar ne asnje moment, ne asnje çast nese do shkoj apo nuk do te shkoj ne prokurori.

A keni deklaruar nga Brukseli se jeni i gatshem?

Absolutisht jo. Eshte nje genjeshter e mirefillte mediatike. Deklarimi im ka qene, qe sa here te kerkohet dhe te jete ne perputhje me ligjin une jam ne dispozicion te ligjit dhe te organeve te ligjit. Por siç e thashe duket se prokuroria ka filluar shkeljet e procedurave ligjore. Une kam detyrim t'i bindem ligjit dhe prokuroria ka detyrim t'i bindet ligjit. Dhe pavaresisht kesaj, une shpreha vullnetin tim te mire dhe para nje viti. Fakti se pergjate nje viti nuk pati asnje zhvillim tjeter, dyshimi im se procesi po zvarritet qellimisht, per te pasur nje efekt elektoral sa me shume afrohen zgjedhjet, se fundmi hapat qe prokuroria ka hedhur, te cilat gjykohen nga une dhe avokati im, te jene ne kundershtim me gjykaten e Kushtetuten, nuk lene vend per dyshim se ketu kemi te bejme me nje prapavije te qarte politike. Ne kete moment, vullneti im i mire karshi prokurorise, mbaron dhe e vetmja gje qe na bashkon eshte ligji. Ne respekt te ligjit dhe ne raport me ligjin, une perserit ate qe ka thene.

Pa patur frike nga ligji?

Absolutisht.

Ne shtyp eshte thene se i kthyet pergjigje prokurorise se jeni i zene per momentin dhe do te shkoni me pas. Eshte e vertete?

Jo absolutisht. Eshte shpifje e paster. Nje pjese e shtypit eshte futur ne seri shpifjesh ne adresen time. Por ju garantoj me pergjegjesi te plote se, kjo nuk qendron.

A ndjeheni fajtor, per rrugen Durres Kukes?

Ndjehem shume i kenaqur dhe krenar dhe sa here te me jepet rasti ne jeten time, aq here do e perseris ate qe kam bere.

Jeni i sigurt se nuk keni perfituar financiarisht nga ndertimi i kesaj rruge?

Kam perfituar ne nje mase te jashtezakonshme shpirterisht. Kenaqesi qe nuk ma merr askush. S'kam perfituar as une dhe ne dijenine time, asnje zyrtar i shtetit s'ka marre asnje qindarke nga kjo rruge. Ky eshte projekti me transparent ne te gjithe historine e shtetit shqiptar.

Si ka nisur ideja e rruges Durres-Kukes. Ishte ide e Kryeministrit apo jo?

Ideja e rruges eshte e vjeter, e thene per here te pare nga Presidenti Berisha, ne administraten e pare te demokrateve ne '92-'96. Rruga u mendua te shtrohej deri ne Kukes, sepse situata gjeopolitike ishte e tille. Ish-Jugosllavia po shperbehej, rreziku kryesor ishte situata e sigurise ne Kosove. Por pavaresisht, ekzistonte nje vizion, nje projekt i qarte politik qe do te lidhte Kosoven me Shqiperine ne rrugen me te shpejte te mundshme. Dhe ne funksion te kesaj u mor nje vendim i Keshillit te Ministrave ne vitin 1994 per realizimin e fizibilitetit per rrugen Durres-Kukes. Pastaj me vone dihet se per motive te njohura ky projekt nuk u realizua. Rihapet diskutimi nga ish kryeministri Majko, qe vuri dhe nje takse, shuma e se ciles perllogaritet deri diku tek 300 milione dollare dhe ne funksion te kesaj duhej te niste puna.

(Nderhyrje): Jane 80 milione USD.

Jo, jane rreth 300 milione USD. Fatkeqesisht ne tete vite qeverisje, keto para nuk u perdoren as per te perfunduar projektin teknik. Ketu duket qarte se kishim te benim me nje perplasje mes grupeve te ndryshme, ne maxhorancen e atehershme te PS dhe rezultati eshte qe, per 6 vjet, taksa u mblodh dhe nuk u investua as per projektin teknik. Nje mungese e qarte vullneti politik e PS dhe nje vullnet per te mashtruar shqiptaret dhe ne Shqiperi dhe ne Kosove, pasi retorika per rrugen nuk pushoi asnje moment nderkohe qe nuk u ndermor as nje hap. As projekti teknik, mungesa e se cilit e bllokoi rrugen per 5-6 vjet.

Zoti Majko e lançoi rrugen ne vitin 2002 kam pershtypjen...?

Taksa u lançua shume me pare. Qeverisjet socialiste mashtruan per kete projekt. Nuk bene asgje.

Perse lindi ideja e rruges Durres-Kukes?

Ne fushaten e 2005, PD e cilesoi projektin e rruges si nje projekt me rendesi te madhe. U be pjese e pandare e qeverisjes. Me 10 shtator 2005, diten e dyte te qeverisjes, Banka Boterore organizoi nje aktivitet ne Durres, per koordinimin e projekteve te qeverise dhe donatoreve. Ishin te pranishme te gjitha bankat qe japin kredi te buta dhe kabineti qeveritar. Ne kete dite, nje sesion i veçante iu kushtua infrastruktures, ku i kerkuam BB dhe donatoreve te tjere te na ndihmonin ne realizimin e ketij projekti madhor Durres-Kukes.

Banka Boterore ka qene kunder, se mendonte se ky projekt nuk ishte fitimprures?

Do t'ju tregoj historine. BB premtoi mbeshtetje per projektin. Kerkoi me ngulm qe te terhiqeshim nga nje tjeter projekt te ndermarre nga ish-qeveria "Nano", ate te trenit elektrik, qe do te lidhte Tiranen me Durresin. Ishim ne nje situate te veshtire, nga nje ane kishim presion nga kjo kompani, "General Electric", dhe presioni maksimal i BB qe thonin se nese ju nuk e anuloni kete projekt, ne nuk mund te flasim per prioritetet tuaja dhe per Durres-Kukes. Ne fund ne morem vendimin, pas tre muajsh te terheqjes nga kontrata me General Electric. Kur u terhoqem nga kontrata, biseduam me BB dhe kerkuam ndihme per Durres-Kukes-Morine. Pergjigjja ishte "ok", por te shikojme si do te behet, me dy apo me 4 korsi. Dukej qarte se po terhiqeshin nga premtimi qe kishin bere. BB eshte nje banke, e cila kryesisht financohet nga vendet ne zhvillim, projektet e saj financohen me kredi te buta, ne zbutje te varferise. Pra jo projekte gjeostrategjike. Kishte dhe faktore te tjere ne loje, qe ishin gjeostrategjike dhe disa here nje refraktarizem ndaj idese se Portit te Durresit me Ballkanin, gjoja se do ndryshonte ekuilibrat gjeostrategjike. Ekzistonte frika se disa porte te tjera te vendeve te tjera do te rrezikoheshin. Ka pasur lobim brenda BB qe ishte i qarte e mire i dokumentuar nga zyrtaret shqiptare, qe kerkonte nje marreveshje midis Tiranes, Athines dhe Beogradit, para se te ecej me nje projekt qe do te transformonte portin e Durresit, me nje peshe shume te madhe ne Ballkan. Duke pare rezistencen e BB ne beme dy hapa. Ne mars 2006, shpallem tenderin e rruges Kalimash-Morine, per te treguar se e bejme dhe me parate tona. I thame BB se nese ata nuk marrin nje vendim, ne do te ecim vetem pa te ne ndertimin e rruges.

BB ishte refraktare per arsyet e kostos se rruges apo per arsye gjeostrategjike si thate?

Qendrimi zyrtar ishte se nje rruge me parametra te tille nuk futej ne prioritetet e saj.

Kur ajo e quajti te parakohshem, pse Shqiperia e ndermori nje hap te tille?

Shqiperia eshte nje vend sovran dhe konsideronte aspektin gjeostrategjik, jo parametrin e BB, per zbutjen e varferise. Ky eshte nje projekt gjeostrategjik. Ne kishim vendim politik per ta perfunduar kete projekt. BB ne fund, pas nje takimi ne zyren time tha dakord, eshte vendim politik, "ok". Ne kerkojme te ecni te asistuar me eksperte nderkombetare. Rame dakord per te nisur procesin e prokurimit.

A mund ta ndertoje Shqiperia nje projekt te tille me para buxheti?

Absolutisht po, ne me para buxheti po e ndertojme. Ishim te sigurt se do realizohej. Perllogaritjet ekonomike, tregonin se kjo rruge kish leverdi ekonomike per Shqiperine. Nisem nga studimet e eksperteve. Dy eksperte bene studime fizibiliteti ekonomike ne 3 vitet e fundit. Te dy arriten ne perfundim se mosndertimi i rruges i sjell dem vit per vit Shqiperise prej 80 milione euro. Ekzistenca e aksit rrugor do t'i sillte ekonomise shqiptare 200 apo 250 milione euro dhe pozicioni ekonomik tregtar dhe politik i Shqiperise, karshi vende te rajonit, dhe Evropes dhe Kosova ka leverdi ne kete rruge, disa here me shume. Te gjitha ngjarjet shpalosen ne zhvillime te shpejta ne Kosove. Lidhja e Kosoves me nje rruge me parametra evropiane, per ne portet detare te Shqiperise, merrte nje rendesi puro strategjike. Ka nje leverdi te qarte ekonomike dhe strategjike.

Ne dy kompanite qe moret, nje nga BB dhe nje nga qeveria, per sa vite shlyhet kjo rruge?

Sipas analizave, rruga ka nje rikthim te vleres se investimit ne 14 per qind ne vit. Me vlere quhet çdo projekt qe arrin ne 5 per qind.

Si nje projekt me kaq vlere, pse asnje kompani nuk futet per ta marre me koncesion?

Te mos futemi ne nje terren spekulativ. Koncesioni eshte nje figure shume e veshtire ligjore per t'u futur ne nje vend te vogel, me nje numer te vogel automjetesh. Kerkon fluks te madh automjetesh. Ajo qe kjo rruge arrin eshte se nga Prizreni ne Tirane, nje automjet do udhetoje per 1 ore e 45 minutash, ne nje kohe qe tani kjo kohe eshte 5 ore.

Ju thoni se s'ka leverdi qe rruget te jepen me koncesion. Nderkohe qe ka nje vendim nga qeveria Berisha per te dhene rruge me koncesion, si ajo qe po jepet, Tumane-Rrogozhine?

Kam dyshimet e mia mbi kete rast. Jam skeptik per suksesin e atij projekti. Me duket i parealizueshem ndertimi i nje rruge me koncesion.

Konkurruan tre projekte per rrugen Durres-Kukes, perse u zgjodh projekti me i shtrenjte dhe i veshtire me nje tunel 5.7 km te gjate?

Ka pasur tre versione. I pari qe kalon ne luginen e Drinit, i dyti Milot-Rreshen dhe Kalimash-Morine, dhe i treti eshte ky qe shmang malet e Pukes. Nga keto tre versione keshilli teknik i rrugeve zgjodhi me unanimitet qe ne kohen e Majkos, variatin e trete. Me i shtrenjti ne investim ne ndertimin e nje tuneli qe eshte me i gjati ne Ballkan.

Ka mundesi Shqiperia te ndertoje nje tunel te tille?

Shkoni ne Kalimash e shikojeni. Çdo dollar, euro dhe lek qe po hidhet ne kete rruge, do ta laje veten shume shpejt. Per çdo vit qe rruga nuk ndertohet, vendi ka humbje te medha te nivelit ekonomik dhe gjeostrategjik. Ndertimi do te ndryshoje teresisht Shqiperine.

Pse per 3 vjet ndertimi, qe te ishte ne prag te zgjedhjeve elektorale?

Dy kane qene arsyet e marrjes se vendimit qe rruga te ndertohet per tre vjet. I pari per arsye ekonomike se humbja eshte e madhe, kur per çdo vit po nuk u ndertua rruga humbja eshte e madhe. Se dyti, situata gjeostrategjike. Ne pamundesi, mund t'i thonim Kosoves prisni 4 apo 10 vjet. Por vullneti i qeverise per ta ndertuar sa me shpejt, i sherben interesave te Shqiperise dhe te kombit.

A jane anashkaluar procedurat e tenderimit te shtetit shqiptar?

Absolutisht jo. Ne baze te ligjit te prokurimeve, Keshilli i Ministrave ka ushtruar funksionin ne baze te ligjeve dhe ka zhvilluar procesin e tenderimit me transparent qe eshte ndermarre ndonjehere.

Ndertimi i rruges kerkon nje projekt perfundimtar, pse nuk e ka ende, te pakten zyrtarisht rezulton se mungon. A mund te ndertohet nje rruge pa projekt perfundimtar?

Asnje cm2 nuk po levizet apo investohet pa projekt. Mungesa e projektit Rreshen-Kalimash ishte veprimi me kriminal i ish-maxhorances se PS. Bota perendimore vepron sipas menyres projektim-ndertim. Pra nje rruge ndertohet pa u perfunduar teresisht projekti. Eshte nje mundesi qe te jep rastin te fillosh dhe para se te perfundoje projekti, sepse koha eshte flori, akoma me shume kur behet fjale per vepra publike. Kjo metode perdoret per te korrur sa me shpejt rezultatin.

Keni idene sa do te kushtoje rruga?

Eshte e vertete, nuk dihet. Nuk ka asgje te çuditshme, as kriminale. Eshte rrjedhoja e vendimit te marre per ndertimin e rruges. Kemi nje ide te perafert sa mund te jete diku te 580 deri 620 milione euro. Detyra e qeverise eshte te perpiqet qe te mbaje koston nen kontroll.

Si do ta mbani kur kostoja e betonit qe perdoret eshte disa here me e larte, kur nuk deklarohet TVSH-ja etj?

Jane te njejtat shpifje si te Rames qe riqarkullojne. Ata qe kane bere keto shpifje do te pergjigjen. Vlera e projektit eshte subjekt i dy kompanive qe jane marre. Procedurat qe ka ndjekur Ministria e Transporteve dhe qeveria jane transparente. Kosto e rruges nuk do te jete absolutisht me e larte se te krahasueshme me rruge te ngjashme ne Ballkan.

Çmimi synohej te ishte rreth 430 milione euro para projektit, pas perfundimit te projektit çmimi eshte rritur 70% e vazhdon te rritet. A rrezikon te shkoje ne 1 miliarde?

Po spekuloni mbi çeshtje teknike. Qeveria ka marre masat per supervizimin dhe financimin e rruges.

Kur nuk ka shifer te sakte sa do te kushtoje rruga, a nuk le vend per abuzim?

Si mund te abuzohet, kur projekti behet nga projektuesit, nje italian dhe nje francez. Projekti ekzekutohet nga nje firme e zgjedhur me tender nderkombetar, supervizohet. Ku behet abuzimi ketu. Te leshojme fjale ne ere vetem sepse prokuroria dhe segmente te Partise Socialiste bejne sikur s'e kuptojne, eshte kriminale. Nuk kemi shkelje te procedurave te shtetit shqiptar. Firma "Ecoris" u rekomandua nga BB, u zgjodh me prokurim te drejtperdrejte dhe qarkullon thashethemi se eshte nje firme holandeze dhe une kam kryer studimet aty e ka konflikt interesi. U perzgjodh nga eksperte te BB, nuk e njihja me pare si kompani. Opinioni publik eshte helmatisur me aludime se une kam lidhje me te, sepse kam qene student ne Holande. Ka deshmitare fizike, kryeekonomisti i BB qe ta pyese, nese versioni im eshte i vertete apo jo. Prokuroria s'ka denjuar ta marre ne pyetje.

Ne projektin teknik te paraqitur per Rreshen-Kalimash, mungon oponenca teknike qe eshte detyrim ligjor?

Ne ligjin per prokurimin publik, ne nenin 3, thuhet se qeveria shqiptare, nxjerr vendim. Ne vendim thuhet se, lejohet Drejtoria e Rrugeve te nise projektimin me ritme te pershpejtuara. Menyra e pare ishte menyra klasike, menyra e dyte me tender te drejtperdrejte, menyra e trete e prokurimit percaktohet nga neni 3. Ky vendim eshte ligji qe eshte zbatuar pike per pike ne kete rast. Bechtel ka qene nje nga kater ofertuesit.

A ishte perzgjedhur paraprakisht firma Bechtel?

Kemi nje procedure te qarte se çfare perfaqeson kjo oferte. Eshte perzgjedhur sipas nje tenderi transparent. Kushtet i percaktoi nje komision i perbashket nderkombetar. Ligji thote 5 anetare te nje jurie nderkombetare dhe nuk eshte e domosdoshme qe te kishte nje shqiptar.

Nuk mund te gjendej nje tjeter?

Qe ta zevendesosh duhet te besh nje tjeter vendim te Keshillit te Ministrave.

Si shpjegohet qe ne dokumente shkruhet ne gjuhen angleze, a eshte kjo nje shkelje ligji?

Jo, nuk eshte nje shkelje ligji. Kjo ka te beje me shkallen e ulet te mosbesimit te sistemi gjyqesor shqiptar, per kete arsye, investitore te huaj zgjedhin nje ane ligjore qe parashikon nje kontrate paanshmerie me sistemin shqiptar.

A jane çmimet per njesi me te larta se ato te tregut? Per shembull, çmimi i betonit, eshte me i larte?

Eshte nje genjeshter e paster. Çmimet per njesi nuk jane ato qe duken. Çmimi per betonin nuk eshte vetem aq, por edhe transport. Une nuk e di ku e kane gjetur kete qe eshte dyfish me i larte. Per çmimet per njesi, Qeveria shqiptare ne vendimin 481, sanksionon se kandidati i klasifikuar me me shume pike ftohet per negociata. Çmimet per njesi mund te jene te verifikuara nga nje pale e trete qe nuk ka lidhje me keto. Çmimi per njesi pas mbylljes se negociatave, ka qene subjekt verifikimi nga nje pale e trete, qe eshte instituti slloven. Çmimet per njesi te kompanise kane qene objekt rishikimi i nje kompanie tjeter, ate e mori Banka Boterore dhe raporti cilesoi se jane te drejta dhe te arsyeshme. Mungesa e pervojes se institucioneve shqiptare, mungesa e deshires per te pare qe ky eshte nje prokurim unik, jane ne taban tek çdo keqinterpretim i cili mashtron shqiptaret se kjo rruge ka nje humbje ekonomike. Jo vetem qe jane marre te gjitha masat, por ne perfundim te kesaj vepre kjo rruge do te jete ndertuar me çmime optimale, te ngjashme ne Ballkan dhe kudo tjeter ne bote. Taksapaguesve nuk u eshte bere asnje dem.

Ju po thoni se ne kete projekt nuk eshte vjedhur asnje lek?

Une po them qe Qeveria shqiptare ka marre te gjitha masat qe ky projekt te jete me transparenti ne historine e vendit.

Kjo rruge qe ju po ndertoni mund te ngeli ne aksin e Morines sepse me buxhetin aktual, pales kosovare i duhet 10 vjet per ta perfunduar, eshte e vertete?

Une e njoh pak situaten, ka nje avantazh, nuk ka nje Qeveri qe bllokon 8 vjet me radhe projektin, menjehere pasi institucionet u ndertuan, Ministria e Transporteve autorizoi projektin e plote Merdare-Morine. Nje kompani qe ka perdorur teknologjine me te fundit dhe ka nxjerre nje vlere te perafert prej 1 miliard dollaresh, me nje tunel te shkurter rreth 1 kilometer. Ata e kane te hapur rrugen, ky eshte buxheti i pare i Kosoves se pavarur, buxheti i tyre shkon 1.5 miliarde dollare. Duke e pare qe projekti eshte i perfunduar ata do ta kene shume me te lehte te investojne dhe per pjesen tjeter te rruges.

Nderkohe qe rruga po mbaron, porti i Durresit ende eshte i paperfunduar, si mund te nxirren fitime, kur nuk eshte shpenzuar ne kete port?

Duhen pare ambientet e ardhshme te portit, per momentin edhe per nje periudhe 2-vjeçare do te perballoje shtimin e punes qe do te kete.

Cilat do te jene portet shqiptare qe do te demtohen nga ky plan?

Kjo rruge do te jete shume me e lehte dhe te lire, se sa çdo alternative tjeter. Transportuesit bullgare llogarisin qe do te kursejne deri ne 1 miliarde dollare ne vit duke perdorur keto rruge, ne vend te kalimit rreth e qark te Egjeut per te dale ne Detin e Zi. Nese eshte kjo, atehere imagjino sa miliarda euro mund rikanalizohen nepermjet Shqiperise.

Si shpjegohet qe ne kete rruge qe qenka kaq fitimprurese dhe qe nuk qenka vjedhur asnje gje, prokuroria eshte kaq agresive me ju?

Le te themi cila eshte arsyeja qe ky projekt i cili ka kete leverdi ne gjeostrategjine shqiptare. E para, ne valle eshte Edi Rama dhe jo prokuroria shqiptare.

Cili eshte interesi?

Interesi eshte i shumefishte...

Qe eshte?

Se pari, rruga Durres-Kukes bashkon shqiptaret, por edhe ndan disa shqiptare nga shqiptaret e tjere.

Çfare do te thote kjo?

Njerez qe ne vijen e tyre politike, korrupsionin dhe vjedhjen e kane pasur metode pune 8 vjet ne pushtet, kjo veper i nxjerr lakuriq perpara shqiptareve. Qe do te thote: nese ne per 3 vjet arrijme ta mbarojme rrugen, pse ata ne 8 vjet nuk e bene dot? Kjo do te thote nese dikush ka qene kryetar bashkie dhe ka pastruar parqe dhe kioska, dhe ato i ka pastruar me parate e Ilir Metes, nuk ka me sy dhe faqe qe te dale perpara shqiptareve, nje njeri qe ka prere shirita perurimi çdo 100 metra nga 10 here. Kjo rruge e nxjerr para shqiptareve lakuriq Edi Ramen si bllofist. Karrieren e tij politike e ka bere me nje marketing shume te shtrenjte, qe eshte paguar nga parate e shqiptareve. Ky eshte elementi politik.

Nuk po ju sulmon Edi Rama, po ju sulmon Prokuroria e Shqiperise, ka nje ekspertize te KLSH, opozita thjesht e ka bere publike...?

Opozita eshte ajo qe ka nisur kete rruge. Eshte ajo qe ka pasur gjithmone bashkepunimin tim. Prokuroria ka zgjedhur te injoroje dhe te kryeje ne menyre te pafalshme nje hetim. Zoti Edi Rama dhe mercenaret e tij kane nje pjese te madhe te pergjegjesise.

Thate qe keni nje lidhje emocionale me kete rruge, çfare do te thote kjo?

Nuk behet fjale per lidhje financiare, besoj se eshte e qarte qe çdo aludim ne kete rruge eshte prodhim artificial fushatash politike. Para disa ditesh festuam 28 Nentorin, ketu u kujtua si Dita e Pavaresise, nje reference me heret eshte Skenderbeu dhe referenca e trete eshte ditelindja e Adem Jasharit ne Kosove. Per mua personalisht ka nje reference tjeter personale. Me 28 nentor 1932 gjyshja ime ka shkelur ne Tirane per here te pare. Ky eshte fakt qe me ka bere te ditur ne ditet e fundit te saj. Ata jane perzene nga qyteti i Pejes. Ne Tirane ajo do te takonte gjyshin tim. Si prodhim i sime eme edhe une jam pjese e kesaj historie te tmerrshme te Kosoves. Nuk mund te imagjinoja dot kurre ne jeten time se Zoti do te ishte kaq bujar me mua qe te me jepte mundesine ne nje moshe kaq te re, te isha pjese e dy ngjarjeve kaq madhore siç jane Pavaresia dhe ndertimi i rruges.

A keni ju mbeshtetjen e plote te Kryeministrit ne kete hetim?

Absolutisht.

A keni frike se mund te denoheni deri me heqjen e lirise per keto shkelje?

Nuk kam asnje fije frike. Ju thashe edhe njehere, njeriu nuk mund te mohoje ate qe eshte.

Sot pas projektit te kesaj rruge, a jeni ju personalisht zoti Basha me i pasur se sa keni qene 3 vite me pare kur erdhet ne Qeveri?

Jo zoti Fevziu, qeveria shqiptare nuk arrin te paguaje akoma aq mire sa Organizata e Kombeve te Bashkuara dhe une qe nga angazhimi im politik kam nje renie te te ardhurave.

A jeni i hapur z. Basha?

Absolutisht qe jam i hapur, kam detyrimin tim moral qe te hetohem nga kushdo dhe kush te doje. Kete angazhim e kam shprehur qe nga berja publike e pasurive te mia.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora