E diele, 28.04.2024, 07:28 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Dr. Alfred Paloka: Vendi ka burime të brendshme për të përballuar nevojat për energji për së paku 20 vjet

E premte, 21.11.2008, 03:37 AM


Politika e ka trajtuar situatën energjetike, si mjet për përfitime elektorale

Nga Albert Zholi
 
Z. Alfred Paloka, për një periudhë 45 vjeçare, ka kontribuar në fushën e elektroenergjetikës. Për 23 vjet rrjesht, ai ka qenë pedagog e drejtues në Fakultetin e Inxhinjerise se Universitetit te Tiranës (sot Universiteti Politeknik), ku ka fituar dhe gradat shkencore “Kandidat i Shkencave” dhe “Doktor i Shkencave”, si dhe titullin Docent. Për një periudhe 10 vjeçare ka punuar ne Sistemin Energjetik Kombetar, në Institutin e Energjetikës dhe KESH, me detyra të rendësishme studimore e drejtuese. Gjatë tërë kësaj periudhe, ka realizuar një aktivitet të pasur shkencor që mund të permblidhet sipas këtyre drejtimeve:
-Autor i 14 librave, teksteve, monografive shkencore si: Shfrytëzimi i Energjisë Ujore, Elektoteknika e Përgjithëshme; GRAFET (Përdorime në Elektroteknikë, Elektronikë, Automatikë etj.), Qarqet Elektrike Shifrore, Energjetika, Elementë të Informatikës Teknike, Elektrifikimi dhe Automatizimi i Makinerive të Ndertimit, Përafrimi Analitik i Varsive Eksperimentale, etj.
-Autor dhe bashkëautor në shumë studime e projekte në dobi të Sistemit Kombëtar të elektroenergjise.

Flitet shumë për prodhimin e energjisë në mënyra të ndryshme Si do t’i komentonit idetë për TEC-et dhe Centralet bërthamorë?

Ndër kohë për qëllime propogandistike, janë hedhur ide e “projekte“ për ndërtime HEC-esh të mëdhenj dhe të vegjël, TEC-esh gjigandë me qymyr importi madje dhe Centralesh bërthamorë, që do na zgjidhin jo vetëm problemet tona por dhe ato të Italisë, të shoqëruara me projekte të mëdha për linja të fuqishme interkonjeksioni ?!. Kur në ndërtim janë HEC-i Kalivaçit i filluar 10 vite më parë dhe TEC-i i kontestuar i Vlorës, që si e kanë pranuar dhe vetë drejtuesit e KESH është krejt anti ekonomik, për shkak se kostoja e prodhimit rezulton më e lartë se ajo e importit të energjisë. Pra bazuar në gjendjen e burimeve të vendit nuk mund të thuhet se janë përjashtuar situatat kritike të furnizimit me energji. Këto situata, nuk mund të kamuflohen me ndërprerjet e furnizimit për arsye “remontesh“, sepse në asnjë vend nuk ndodh që remontet e rrjetit elektrik të zgjasin gjithë vitin.

Ka vite që për situatën energjitike flitet shumë jo vetëm nga partitë politike. Z. Paloka, si e vlersoni ju situatën energjetike, tashmë a ka garanci për të mos pasur më krizë?

Për të qenë sa më i saktë, përgjigjen po e ndaj në dy pjesë: Së pari duhet të theksoj se vendi ka burime të brendshme për të përballuar nevojat për energji për së paku 20 vjet, pra edhe për të mos pasur krizë. Këtë e bazoj në rezervat natyrore hidroenergjetike, prej më shumë se 9000 GËh të shfrytëzueshme me efikacitet; energjinë e shfrytëzueshme të erës, me aftësi ndërtimi heliocentralesh me kapacitet të përgjithshën rreth 600 MË dhe prodimtari mbi 2000 GËh në vit; me mundësi të mëdha për shfrytëzimin e energjisë diellore, për më shumë se 3000 GËh ekuivalent, fillimisht për ngrohje të ujit e godinave dhe më pas, me uljen e kostos së impjanteve edhe për prodhim të energjisë elektrike; pse jo dhe burimet e lëndëvë djgëse të vendi.
Së dyti duke patur parasyshë ndërhyrjet e dhunshme dhe pa vizion të politikës, në sektorin e energjisë, nuk mund të jap garanci për një zgjidhje të shpejtë dhe efikase të furnizimit të sigurtë me energjielektrike të vendit. Si e kam theksuar dhe herë të tjera Politika, e ka trajtuar dhe vazhdon ta trajtojë situatën energjetike, si mjet për të nxjerrë përfitime elektorale dhe jo si një problem të madh kombëtar, me pasoja ekonomike dhe shoqërore. Po të kihet parasyshë se si është ndërtuar “Strategjia“ e sektorit të energjisë dhe rezultatet e (mos)zbatimit të saj, fjalët e tjera janë të tepërta. Qeveria e sotme e ndodhur përballë presioneve për realizimin e premtimeve elektorale, pasi kishte anatemuar ndërtimin e TEC-eve nga Qeveria e më parshme e mbështeti zgjidhjen e krizës në një rrugë shumë të gabuar, atë të kryerjes së importeve të mëdha, me kosto të pa përballueshme. Kjo sidomos për faktin se: këto 4-5 vitet e fundit, çmimet e importit janë 2 -3 fishuar. 
 
Roli i KESH është shumë i komentaur. Si ka ndikuar menaxhimi, në rritjen e garancisë së furnizimit?
Duke analizuar rezultatet e aktivitetit prodhues te Kaskades se Drinit, rezulton se prej sajë janë prodhuar mesatarisht 3850 GËh në vit, nga rreth 4500 GËh në vit, sipas projekteve. Në se Kaskada dotë punonte në mënyre optimale, në një Sistem të balancuar me HEC-e dhe TEC-e, me siguri treguesit do të ishin më të mirë. Po kështu në kushtet e importeve të mëdha të energjisë, të këtyre viteve të fundit, në se dotë punohej në mënyrën më optimale, prodhimi nga kaskada dotë luhatej në varsi të prurjeve në nivelet 5000-6000 GËh në vit. Nuk mund të justifikohet në asnjë mënyrë, shfrytëzimi që i është bërë Kaskadës së HEC të Drinit, sidomos këto vitet e fundit rradhë, duke ulur kuotat e rezervuarve në nivele “kritike” dhe kjo jo vetëm në Fierzë por dhe në Koman dhe Vaun e Dejës, madje dhe në perjudha thatësire?. Mjafton të shihen prodhimet e viteve 2006, prej 5395 GËh dhe të vitit 2007 prej vetëm 2865GËh për t’u bindur për keq menaxhimin e rezervës ujore të kaskadës. Pra edhe paraqitjet mediatike të drejtuesve të KESH, me pinca në dorë, duke prerë lidhje të pa ligjshme, nuk mund t’a justifikojnë lënjen në errësirë, ndonse me shpenzime të mëdha për importet e realizuara. 

Box
Privatizimi i sistemit të shpërndarjes


Paraqitja nga Qeveria e privatizimit të O.S.SH. si zgjidhje të krizës për energji nuk është reale. Kjo për arsyen e thjeshtë se ky sistem nuk prodhon, por vetëm e shpërndanë energjinë tek konsumatorët. Pra krizën mund ta zgjidhë vetëm rritja e prodhimit, përmes ndërtimit të burimeve të reja. Pa nën vleftësuar rolin e privatizimit edhe në sektorët “strategjikë”, shpreh bindjen se mënyra sesi po kryhet ky privatizim, nuk është për të mirën e vendit, por për të shliruar qeverinë nga “telashet” dhe përgjegjësia për ti garantuar vendit furnizimin normal me energji. Këte e tregon dhe ngutja për të ulur në vlera të pa besueshme, asetet e sistemit të shpërndarjes. Kështu me gojën e vetë kryeministrit asetet e O.S.SH. janë vlerësuar për vetëm 4 miljard lekë ose rreth 32 miljon euro. Ky vlerësim i kryer qoftë edhe nga kompania e huaj KPMG, është skandaloz dhe i dënueshëm?. Përse dotë pyesni Ju?.
Si mund të pranohet i vërtetë ky “vlerësim”, kur vetëm borxhi i marrë për përmirësimet e Sistemi të Shpërndarjes i deklaruar po nga Qeveria, është 17 miljardë lekë ose më shumë se 4 fishi i tërë aseteve të O.S.SH, thënë më qartë: me ato para duhet të ishin ndërtuar 4 Sisteme kombëtare Shpërndarje, krejt të reja. Në se këtë dota pranonim edhe Ne, duhet ti kërkojmë Qeverisë të na thotë se ku kanë shkuar 13 miliardë lekët e tjera?. Pra duket se kemi të bëjmë të paktën, me një mungesë totale të përgjegjësisë nga KESH dhe digasteri që e ka pranuar qorrazi këtë (ç)vlerësim?!. Pra për mënyrën se si është bërë ky privatizim, kam bindjen se Shqipëria më shumë ka humbur se fituar.

Përse mendoni kështu, ku e bazoni këtë?

Sipas disa llogaritjeve të përafërta, më rezulton se pasuria e O.S.SH. duhet të jetë rreth 2 miliardë USD dhe jo 50 miljon USD. Duhet të jeni të bindur se gabimi në llogaritjet e mija, është shumë më i vogël se i KPMG. Pra si do që të arsyetohet, kjo pasuri në asnjë mënyrë nuk mund të jetë sa vlersohet (vetëm sa 20% e kostos së energjisë që konsumohet në Shqipëri, vetëm në një vit). Sidomos po të kihet parasyshë se vetëm pasuria materjale e saj, ku përfshihet sipërfaqja e objekteve prej mbi 500.000 m² truall, disa qindra mijra m² ndërtesa, që zenë objektet e këtij sistemi (N/Stacioneve, Kabinave elektrike, Ndërtesave të filialeve, arkat e mbledhjes së parave, ofiçina, laboratore etj.) shumica e të cilave në qytetet kryesore të vendit. Këtyre duhet t’u shtohet edhe pasuria tjetër materjale si: automjete, makineri, pajisje, aparatura, mjete pune etj. Po kështu një sipërfaqe të konsiderueshme toke zënë dhjetra mijë shtylla të tensioneve të larta 35 dhe 110 kV, ku vetëm bazamenti i njërës prej tyre ze nga 12 deri 16 m² sipërfaqe toke. Pra vlerësimi paraqitur, në mungesë të të dhënave zyrtare, i nxjerrë pëmes llogaritjesh të përafërta, nuk mund të hidhet poshtë me deklarata, por vetëm me paraqitjen e inventareve të aseteve të sistemit të shpërndarjes. Ky vlerësim, përveç sa mësipër, mbështetet edhe në faktet:
-Përveç borxheve të sipër përmendura, të marra si kredi nga jashtë edhe vetë KESH, ka kryer shpenzime nga fondet e veta, po për shtesa dhe rinovime, shpenzime të tjera janë kryer nga privatët, për ndërtime kabinash elektrike dhe rrjetesh kablore. -Për këtë sistem tashmë të kompletuar, vetëm për zhvillimin normal 5 vjeçar, sipas blerësit të tij, dotë duhet një investim prej 200 milion euro (ose 40 milion Euro në vit). Pra sipas vlersimit të KPMG i bie që asetet të ripërtërihen çdo vit?! Nga përvoja shumë vjeçare e shfrytëzimit dhe kushtet teknike të rinovimit, për pjesën e tensionit të ulët dhe të mesëm të këtij sistemi, zëvëndësimi i plotë llogaritet të kryhet pas rreth 25 vitesh, ndërsa për pjesën e tensionit të lartë 35 dhe 110 kV, kjo kohë është rreth 35 vjet).

Sipas Kryeministrit Berisha, nga ky privatizim nuk do të rritet çmimi i energjisë?

Po të kihet parasyshë edhe Vendimi i Qeverisë, për shitjen e kompanive private edhe të pjesës së aksioneve që ka mbajtë Shteti, rezulton se do të kemi të bëjmë me një kompani monopol, në një nga sektorët më jetik të ekonomisë. Kështu që në përputhje me ligjet ekonomike kapitaliste, askush nuk mund ta ndalojë atë të ndryshojë çmimet, kur t’i duket e përshtatshme. Tani për tani, natyrisht për vetë konjukturat aktuale të çmimeve të hidrokarbureve, nuk ka arsye të ketë rritje të çmimit të energjisë. Gjithsesi, në se kompania do të vazhdonte të ishte publike, me uljet e mëdha të çmimeve të naftës, në këtë perjudhë, duhet të pritnim edhe uljen e çmimit të energjisë elektrike.Në se do të duhet të gjej diçka të mirë në këtë privatizim, është vetëm ajo që në drejtim të këtij sektori, nuk dotë ketë më militantë profanë por profesionistë të vërtetë.

A keni pasur ju ndonjë mendim apo propozim, për privatizimin më efikas të këtij sektori?

Natyrisht që kam, natyrisht jo një “shpikje” timen, por përvojën e zbatuar në vende të tjera. Kështu mua më duket më e përshtatshme përvoja Portugeze. Në Portugali krahas privatizimit të HEC të vegjël, është praktikuar dhe privatizimi pjesë pjesë jo vetëm në nji, porn në shumë kompani edhe i shitjes së energjisë direkt tek konsumatorët. Kështu kompania prodhuese private, krahas shitjes së energjisë së saj shet dhe atë që mirret nga Sistemi Energjetik Kombëtar. Kjo përvojë që shmang edhe monopolin, ka rezultuar mjaft efikase.

Përse nuk është paraqitur ky variant ose dhe varjante të tjerë?

Ndonse këtë ide e kam hedhur në medja, mungesa e një transparence të vërtetë, gjatë procesit të privatizimit të Sistemit të Shpërndarjes, dhe shmangja me qëllim në çdo ballafaqim e specialistëve që mendonin ndryshe, nuk më ka lejuar as mua dhe as ekspertë të tjerë, që ndoshta dotë paraqitnin propozime edhe më të mira, që të paraqitnim mënyra të tjera më efikase për privatizimin. Po të kihet parasyshë, mënyra e tenderimit dhe shpalljes së “fituesit”, vihet re një “hile” e madhe, sidomos e digasterit që mbulon këtë sektor; e cila ka të bëjë me përfshirjen në tenderin e këtij privatizimi, të vetëm 4 kompanive (realisht 2 dhe faktikisht vetëm 1, nga që tjetra u përjashtua për shkak dokumentacioni). Si është e mundur të lejohet një gjë e tillë, qoftë nga strukturat shtetërore që kontrollojnë tenderat, Kontrolli i Lartë i Shtetit etj, kur dihet se çdo enti shtetëror edhe për të blerë
disa mjete pune, apo pajisje në vlera shumë herë më të ulta, nuk u lejohet tenderimi pa pjesmarrje në tender, të së paku 5 kompanive?!.
Pra cilido mund të gjykojë për këtë “hile” në privatizimint e Sistemit të Shpërndarjes, potë kihen parasyshë “manovrat” e KESH, sa herë bëheshin kufizime, për të paraqitur rrjetin e shpërndarjes si i “amotizuar” dhe madje që nuk ishte në gjendje të garantojë furnizimin normal dhe pa ndërprerje me energji të konsumatorve. Kjo megjithse se ky rrjet ka përballuar me sukses edhe ditët me ngarkesën më të madhe, ato të festave të fund vitit, për së paku këto 5 vitet e fundit. Po të kihet parasyshë dhe përvoja e dimrit që kaluam dhe situatën në vijim, që nuk ka patur kufizime afat gjata, bindemi se Sistemi i Shpërndarjes ka qenë dhe është në gjendje të kryej detyrën e tij. Gabimet në privatizimin e KESH, mund të rezultojnë shumë më të rënda se “eksperimenti” i dështuar për privatizimin e shpërndarjes, në disa qytete të mëdha, i justifikuar se është kryer po sipas këshillave të disa institucineve financiare ndërkombëtare. Gjithashtu më duket krejt e pa kuptimtë mos ndërhyrja e Kontrollit të Lartë të Shtetit, së paku për të bërë transparente vlerën e vërtetë të kësaj pasurie kombëtare.

box
Konferenca e 7-të Ballkanike për energjinë


Së bashku me një grup kolegësh, paraqitëm tek organizatorët e konferencës referatin me temë: “Roli i burimeve të rinovueshme, për sigurimin afat gjatë të frnizimit me energji të Shqipërisë”. Ky referat u pranua si punim original dhe është publikuar i plotë në materjalet e konferencës. Me këtë rast dëshiroj të theksoj, jo suksesin tonë personal, por ate, se në këtë referat: është paraqitur në formë përmbledhëse, studimi që kam kryer lidhur me “Shrytëzimin e Liqenit të Ohrit, si rregullatorin më “ideal” të prurjeve të Drinit” dhe përfitimet e mëdha energjetike dhe financiare që rezultojnë prej kësaj. Përmbledhjen e rezultateve të këtij sudimi, ja kam paraqitur Qeverisë rreth një viti më parë, por për fat të keq jo vetëm se nuk është bërë asgjë, por as nuk kam marrë përgjigje qoftë dhe kontestuese. Kur bëhet fjalë që pa kryer investime të qenësishme, të arrihet një përfitim
vjetor energjie i rendit nga 450 GËh deri në 900 GËh energji në vit!.

Duke patur parasysh se keni qenë përfshirë në politikë, ç’far vlersimi keni për politikën aktuale?

Si dhe shmë njerëz të tjerë, mendoj se politika e këtyre viteve, ka marrë një karakter klanor për të nxjerrë përfitime ekonomike, thënë troç për të siguruar pasuri për vete dhe rrethin e ngushtë të mjaft politikanve. Natyrisht në politikë, ka dhe shumë njerëz të ndershëm e të aftë, të cilët tentohet të nxirren sa më shpejt jashtë saj. Politika e sotme nuk po i shërben sa duhet njerzve, ndryshe nuk do të ndodhnin fenomeni i Gërdecit, mbytjet në detë si ato të këij viti, apo dhe të viteve të mëparshme, të të rinjve që kërkonin punë dhe jetesë më të mirë. Shikoni se ç’far po ngjet në të dy kampet e politikës në prag të fushatës elektorale. Partia në pushtet po përpiqet të përfshijë brenda vetes, Partitë e vogla të së djathtës duke ju dhënë drejtuesve të tyre, poste dhe duke i premtuar karrige të “sigurta” në Parlament. Në këtë mënyrë ata mendojnë se “pa grindje”, do të sigurojnë edhe një mandate të Ri. Më e bukura (qesharakja) është se njerzit që dikur kritikonin (shanin) Berishën, si shkelës të demokracisë, sot i bëjnë lajka nga më të pa skrupulltat. Njëlloj në të majtën, njerëz që duket se u janë “prerë” mundësitë për të rimarrë pozita “kyçe” në qeverisjen e ardhshme, po krijojnë sherre e ndarje të pa kuptimta nga P.S. Në të majtën e keqja po kërkohet në veprimtarinë e Edi Ramës, i cili me të drejtë po kërkon futjen e një politike të re në shërbim të qytetarve dhe jo të agallarve të P.S. etj. Madje ata sot kanë harruar se si e ngrinin në qiell E. Ramën edhe kur deklaronte se P.S. ishte një e keqe (ndonse më e vogël se P.D.), madje atëhere e “bënë” ministër dhe e kandiduan për Kryetar Bashkie? Madje ndonse E. Ramës ju bë një “gjygj” në Parlament për “korrupsion” dhe ai vetë shkoi në organet e Prokurorisë, nga ku nuk u vërtetua asgjë, sot janë ish “mbrojtësit që hedhin “akuza” për të?!.Pra domosdo duhen bërë ndryshime për mirë në politikë, sidomos në përfshirjen e të rinjve të shkolluar dhe të aftë e të ndershëm në të. Këtu nuk kam parasyshë miqtë e shokët e fëmijve të politikanëve aktualë, por të atyre që në punët që kryejnë kanë rezultate të vlersueshme.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora