E shtune, 27.04.2024, 05:26 AM (GMT+1)

Kulturë

Jahja Drançolli: Gjuha arbërore e njohur nga kuvendet shtetërore të vitit 1322!

E enjte, 05.08.2021, 07:11 PM


Nga thesari i historisë sonë të lashtë: Gjuha arbërore e njohur nga kuvendet shtetërore të vitit 1322!

Nga Jahja Drançolli

Sipas një dokumenti të lëshuar nga zyra shtetërore e Raguzës (1322), pjesëmarrësit në një asamble shtetërore quheshin "judices seu stai". Lidhur me termin "stai" të shfaqur në këtë dokument është diskutuar dhe po diskutohet edhe sot. Në këtë kontekst Alba Limi (pseudonimi i albanologut të madh, Milan Sufflay), në romanin e tij historik të botuar në Zagreb (1920), kushtuar princit arbëror Kostandin Balsha (1392-1402), kishte shpjeguar kuptimin e shprehjes "stai" shfaqur në vitin 1322. Sipas Sufflay, në shtetin e Raguzës, juristët, juristët, anëtarë jurie ose juror, quheshin "stai", dhe ky term juridik duhet kërkuar në thesarin e gjuhës arbërore: "skai", përkatësisht "skaos", e cila në atë kohë kishte këtë kuptim: ndëshkoj, hakmerret (të ndëshkosh, të hakmerresh)!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora