| E enjte, 05.08.2021, 07:11 PM |
Nga thesari i historisë sonë të lashtë: Gjuha arbërore e njohur nga kuvendet shtetërore të vitit 1322!
Nga
Jahja Drançolli
Sipas
një dokumenti të lëshuar nga zyra shtetërore e Raguzës (1322), pjesëmarrësit në
një asamble shtetërore quheshin "judices seu stai". Lidhur me termin
"stai" të shfaqur në këtë dokument është diskutuar dhe po diskutohet
edhe sot. Në këtë kontekst Alba Limi (pseudonimi i albanologut të madh, Milan
Sufflay), në romanin e tij historik të botuar në Zagreb (1920), kushtuar
princit arbëror Kostandin Balsha (1392-1402), kishte shpjeguar kuptimin e
shprehjes "stai" shfaqur në vitin 1322. Sipas Sufflay, në shtetin e
Raguzës, juristët, juristët, anëtarë jurie ose juror, quheshin
"stai", dhe ky term juridik duhet kërkuar në thesarin e gjuhës
arbërore: "skai", përkatësisht "skaos", e cila në atë kohë
kishte këtë kuptim: ndëshkoj, hakmerret (të ndëshkosh, të hakmerresh)!