Editorial » Mehmetaj
Gani Mehmetaj: Edi Rama si Enver Hoxha
E premte, 30.07.2021, 07:33 PM
Edi Rama si Enver Hoxha
Nga
Gani Mehmetaj
Kur
shqiptarët e Kosovës mbyteshin në gjak nga partizanët serbo-malazezë dhe nga
ushtria jugosllave, Enver Hoxha shkoi në Beograd të takohej me Josip Boz Titon
dhe ta bënte Shqipërinë republikë të shtatë të Jugosllavisë. “Kosovarët” i
shpalli armiq, ushtria e tij i luftoi egërsisht ballistët-nacionalistë,
partizanët shqiptarë pushkatoi shumë
shqiptarë të Kosovës “armiq të Jugosllavisë”. Kështu u bë aleanca me shtetin më
armiqësor të shqiptarëve.
Të
njëjtën gjë po e bënë nipi i tij Edi Rama. Bën aleancë me shtetin më armik të
shqiptarëve, Serbinë.
A
do të krijojë Dardania aleanca të reja që t’i kundërvihet Serbisë, Rusisë dhe
Shqipërisë? Apo do të futemi në shtjellën e zezë të kësaj aleance që do të na
përpijë. Unë shpresoj se kjo aleancë do të shprishet shpejt mu si aleanca e
Enver Hoxhës me Joip Broz Titon.
Nuk
e lejuan Fuqitë e Mëdha Jugosllavinë ta gllabëronte Shqipërinë, edhe pse Enver Hoxha ia dorëzoi në pjatë. Nuk do
ta lejojnë shtetet perëndimore Serbinë që ta gllabërojë Shqipërinë, sepse edi
rama ia ofroi në pjatë.
Nuk dua të besoj së ushtria shqiptare e komanduar nga Edi Rama do të vrasë shqiptarë të Dardanisë, nëse i kundërvihen serbëve aleat të Shqipërisë, ashtu sikurse i vriste dikur Enver Hoxha “kosovarë” që nuk i donin “vëllezërit serbë”.