E premte, 26.04.2024, 01:25 PM (GMT+1)

Mendime

Albert Shala: Leximi i Lahutes se Malsise ne ora dy te nates

E enjte, 04.12.2008, 08:00 PM


Albert Shala
LEXIMI I LAHUTES SE MALSISE NE ORA DY TE NATES

 

Nga Albert Shala, Gjakove

 

Ishte viti 1982. Kosova goditej nga aparati represiv serbomadh. Ne shenjester ishte vene edhe kultura shqiptare. Ndaj saj behej goditje kriminale. Shqiptaret ne Kosove vriteshin, burgoseshin, torturoheshin, denoheshin deri ne 15 vite burg. Behej nje fushate e eger diferencimi. Ne kete loje te ndyte e kriminale e antishqiptare rol te vecante kishin ish anetaret e devotshem projugosllave te Lidhjes Komuniste. Arsimtaret perjashtoheshin nga shkollat, cenzurohej cdo gje qe mund te renditej me elemente te identitetit dhe krenarise shqiptare. Ne kete atmosfere mbytese udhetova ne qytetin kryengrites Ferizajin, tek miku im Bedrush Shehu, djali i Sheh Rames i mbytur ne burg nga serbet ne Beograd. Bedrushi eshte nje malesor i mprehte dhe shume patriot.

Ne hyrje te Ferizajit postblloqe policore me nga 10-12 police te cilet si bisha veshtronin dhe legjitimonin. Terri kishte mberthyer Ferizajin, kur arrita te miku im Bedrush Shehu dhe pasdarke qendruam gjer ne ora dy te pasmesnates duke biseduar rreth zhvillimeve ne Kosove. Per nje cast se di si me erdhi dhe e pyeta: Ke qene nje kohe ne Amerike.A te ka ra ne dore libri Lahuta e Malsise i Gjegj Fishtes? Bedrushi me shikoj ne sy dhe me tha: Ke deshire ta lexosh? Une iu pergjigja pozitivisht duke shtuar se ku me e gjet? Ai buzeqeshi dhe ma rrahu krahun duke me thene: tani do ta sjelli. Mori elektrikun e dores dhe pasi qe ishim ne dhomen ku mund te hypte ne tavan, ai largoi pjesezen e derrases dhe hypi ne tavan. Pas dhjete minutash zbriti me fotokopje te librit ne dore. Ne fillim me lexoi pjesen qe edhe sot me kane mbete ne kujtese:

Tringa Oh Zot

prej te madhit trishtim qe ka

gjithcka ne shtepi i duket shka

shka koshi shka kazani

Mark Milani qarku i duhanit...

 

Ai lexo e une qaj.

Po, kete liber te Kolosit te letersise shqipe Gjegj Fishtes e kishin ndaluar komunistet e Tiranes dhe Prishtines. Frikesoheshin mos ua prishe bashkim vellazerimin me serbo-malazezet.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora