Mendime
Florim Zeqa: Arusha nuk trembet me shoshë o Albin!
E premte, 18.06.2021, 07:00 PM
Arusha nuk trembet me shoshë o Albin!
Shkruan:
Florim Zeqa
“Përplasja”
e (pa) pritur e Kurtit me Vuçiqin në raundin e parë të bisedimevenë Bruksel,
nuk është gjë tjetër veçse lojë teatrale për konsum të brendshëm politik.
Gjithçka dukej si një marrëveshje paraprake për të mos u marrur vesh për asgjë!
Këtë
e vërteton paraqitja superiore dhe trimëruese e Albin Kurtit, por me kërkesa
parciale dhe terciare ndaj Vuçiqit, kërkesa të cilat më shumë e dëmtojnë sesa
që e ndihmojnë Kosovën në këtë fazë të dialogut.
Harresa
e kërkesave ultimative nga ana e Kurtit për njohje reciproke, për kërkimfalje
dhe dëmshpërblim dhe zavendësimi i tyre me tema të nivelit teknik e dëshmojnë
joseriozitetin e kryeministrit Albin Kurti.
I
tillë ishte propozimi i dërrimit të akronomit CEFTA në SEFTA, i cili nuk është
në kompetetncat e Albin Kurtit dhe as të Aleksandër Vuçiqit, por është projekt
ndërkombëtar Central European Free Trade Agreement (CEFTA) i marrëveshjes së
tregtisë së lirë të Evropës qendrore, për marrëveshjen e tregtisë së lirë mes
Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Kosovës, Bosnjë Hercegovinës, Malit të Zi,
Shqipërisë dhe Moldavisë. Siq dihet anëtare të kësaj organizate ishin edhe
Polonia, Republika Çeke, Sllovakia, Hungaria, Sllovenia, Rumania, Bullgaria dhe
Kroacia (tanimë anëtare të BE-së).
Unë
do t’i besoja kryeministrit të vendit tim, sikur ai në takimin e parë zyrtarë
në Bruksel t’i parashtronte kërkesat e artikuluara mirë dhe drejt presidentit
serb Aleksandër Vuçiq, si; njohja e pavarësisë së Kosovës, kërkimfalja për
krimet e luftës, shpërbërja e plotë e strukturave paralele serbe në veri të
Kosovës, zotimin me garancë ndërkombëtare për kompensimin e dëmeve të luftës,
dënimin e kriminelëve dhe kthimin e eshtrave e të pagjeturve…., e jo të bëjë
pyetje dhe propozime në formën e dëshirave personale!
Kërkesat
e sipërcekura do duhej të ishin kushtetet themelore për vazhdimin e raundit të
dytë të bisedimeve të paralajmëruara për fundin e korrikut, për shkak se janë
edhe një vargë i gjatë i kushteve tjera teknike dhe marrëveshjeve të arritura
që Serbia duhet t’i përmbush paraprakisht vazhdimit të dialogut…
Dialogu
me Serbinë e ka një histori mbi 10 vjeçare, me pak të arritura dhe me shumë
dështime, me fusnotë nga fillimi e cila e mohon ekzistencën e shtetit dhe me
rrëshqitje të vazhdueshme të sovranitetit dhe degradim të pavarësisë.
Sadoqë
është anashkaluar nga qeveritë paraprake, problemi i veriut është “nyja
gordiane” e zgjidhjes përfundimtare të problemit të Kosovës.
Edhe
pse veriu është problem i trashëguar nga paslufta, e për të cilin, Albin Kurti
është më së paku fajtorë, në asnjë rrethanë nuk guxon ta kamuflojë problemin e
pazgjidhur të veriut me retorikë patriotike dhe gjuhë populliste.
Për
arsye se ngecja, apo më mirë të themi bllokimi i anëtarësimit të shtetit të
Kosovës në organizatat ndërkombëtare, bllokimi i liberalizimit të vizave për
qytetarët dhe mungesa e përspektivës zhvillimore të Kosovës është e lidhur
drejtëpërdrejtë apo në mënyrë të tërthortë me veriun e vendit.
Thënë
edhe më qartë, problemi i veriut të Kosovës për aq sa ka mbetur peng i
paaftësisë së politikanëve vendor, po aq është edhe peng i ndërkombëtarëve, të
cilët prezencën e tyre afatëgjate në Kosovë e arsyetojnë me çështjen e
pazgjidhur të veriut dhe me mungesën e normalizimit të raporteve ndërmjet dy
vendeve!
Përderisa
sllogani “Jo negociata me Serbinë” nuk ekziston më, nocioni “Vetëvendosje” i
Albin Kurtit do të ketë kuptim vetëm nëse arrinë ta shtrijë sovranitetin e
plotë në veri të vendit në aspektin formal dhe juridik, që i bie, zavendësimi i
flamujve të Serbisë me flamuj të shtetit të Kosovës, me shtrirjen e sistemit
politiko-juridik, arsimor dhe shëndetësorë, si dhe hapjen e kazermave të
FSK-së, gjegjësisht shtrirjen e kontrollit të plotë të trupave të FSK-së
përgjatë vijës kufitare me Serbinë!
Ndryshe,
sllogani “Jo negociata me Serbinë, Vetëvendosje” do të mbeten retorikë boshe
dhe sllogane mashtruese për qytetarët!
Në
asnjë mënyrë shteti i Kosovës nuk guxon të mbetet edhe më tutje peng i
problemit të pazgjidhur të veriut. E meqë është kështu, liderët tonë shtetërorë
duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm në ndërmarrjen e veprimeve
politike.
I
kemi vetëm dy rrugë të zgjidhjes; shtrirjen e plotë të sovranitetit në veri të
vendit pa mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare ose arritjen e marrëveshjes me
Serbinë përmes dialogut të ndërmjetësuar nga SHBA dhe BE.
Duke
qenë se nuk kemi alternativë të tretë, “status quo”-ja nuk i konvenon Kosovës,
por vetëm avancimit politik të Serbisë. E ketë e di fortë mirë kryeministri
ynë!
Albin
Kurti apo kush do tjetër nuk ka nevojë të shet patriotizëm në Bruksel, por
duhet të demonstroj pjekuri dhe pragmatizëm politik për nxjerrjen e më të mirës
së mundshme në dialogun përmbyllës me Serbinë.
Fushatë
elektorale për zgjedhjet lokale të 17 tetorit duhet të bëhet në Kosovë e jo
n’Bruksel!
Arusha
nuk trembet me shoshë o Albin!