Mendime
Dedë Preqi: Non-Paper, tërë Ballkanin do e hudhte në sherr
E merkure, 28.04.2021, 08:39 PM
NON-PAPER, TËRË BALLKANIN DO E HUDHTE NË SHERR
Nga
Dedë Preqi
Dikush
me një qëllim të caktuar e futi në lojën politike këtë term të ashtuquajtur
«non-paper», i cili për një kohë të shkurtër nxiti edhe reagime të shumta në
gjitha mediumet e ndryshme deri edhe te ato ndërkombëtare, sepse moderimi i
këtij termi, si një lloj iluzioni dhe inicimi, që për një vëzhgues të
kujdesshëm dhe të mprehtë, do ti duket diçka e programuar dhe tipike, poashtu
edhe për imazhin e kohës moderne dhe bashkëkohore, një gjë e tillë do të
tingëllonte si një iniciativë ngacmuese…
Për
ta kuptuar termin e tillë si diçka që nuk mund të jetë zyrtare dhe në kuptimin
e një qëndrimi zyrtar të një qeverie të caktuar, por «non- paper», konsiderohet
si një lloj kyçje «tipike» në pikat e diskutimit për një çështje konfidenciale
në mes atyre vendeve ku nuk i kanë të mbyllura proceset e një marrëveshje
përfundimtare.
Edhe
Gjermania e Franca, e kanë hedhur poshtë mundësinë që njëra, apo tjetra e kanë
hartuar, apo futur këtë lloj termi në diskutim të ndonjë niveli të lartë të
BE-së, si një lloj parapërgaditje, kur në këto ditë do të ndodhte takimi i
kryeminstrit të Kosovës, z.Albin Kurti dhe kryetarit të Serbisë, Aleksandër
Vuçiq, në mënyrë që në tavolonën e bisedimeve të shqyrtohet edhe një temë e
tillë, për ndryshimin e kufinjëve.
Edhe
Sllovenia, e cila përmes kryetarit të saj z.Janez Jansha, ndonse këtë lloj
«non-paper» e futi në skenën e mediumeve dhe në Këshillin e Evropës, në mënyrë
që të rikonfigurohen dhe rregullohen
kufijt e Ballkanit perëndimor, e cili plan, përveq vendeve tjera që kanë
probleme të pa zgjidhura ndërkufitare, një çështje e tillë do e prekte edhe
çështjen e pa zgjidhur në mes Kosovës dhe Serbisë.
Mirëpo,
edhe shteti i Sllovenisë, këtë çështje e mohoi, edhe pse partitë e majta
sllovene mund ta pretendonin si një çështje të mëhershme, përshkak se ka
ekzistuar një mosmarrëveshje me demarkacionin në mes Sllovenisë dhe Kroacisë,
por një mosmarrëveshje e tillë është zgjidhur përmes Gjykatës së Arbitrazhit në
Hagë, duke mbetur si fqinjë të mirë dhe si dy vende anëtare të BE-së.
NON-PAPER,
edhe për Kosovën, ky term do të ishte një ekuacion me shumë të pa njohura edhe
pse sipas disa ideologëve mendohet se, ideja e shkëmbimit të teritoreve mes
Kosovës dhe Serbisë, do të zgjedhte një problem
të kahmotshëm në mes këtyre dy vendeve, mirëpo një realitet të mundshëm
askush nuk mund t’a garantojë se nuk do
të shkakëtonte një stuhi konfliktesh në mes vendeve të rajonit dhe Ballkanit
perëndimor, duke rrezikuar edhe stabilitetin e këtyre vendeve.
Atëherë,
nuk mbetët tjetër se, «non-paper» apo një projekt i tillë, që do të qarkullonte
në këtë mënyrë, nuk e ka burimin dikund
tjetër, vetëm nga kuzhinat e politikave të Serbisë, e cila sa herë që do të
ndodhin takime të niveleve të larta në Bruksel dhe dikund tjetër në qendrat e
Evropës, që kanë të bëjnë me tema të rëndësishme, sikur që është dhe çështja e
dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, gjithëherë dalin dhe shpërndahen projekte të
tilla, me çëllim që qeveria dhe politika e Kosovës, të ç’orientohet, duke u
marrë me tema të tilla, por edhe të rrezikshme.