Mendime
Skënder Kapiti: Socialistja apo e majta sot në Shqipëri është ishkomunizmi i reformuar
E hene, 26.04.2021, 08:47 PM
Socialistja apo e majta sot në Shqipëri është ishkomunizmi i reformuar
Nga
Skënder Sadri KAPITI
Partia
Socialiste e Shqipërisë si parti politike erdhi si një largim apo devijim nga
Partia Komuniste e Shqipërisë duke e ndërruar emrin nga PPSH në PS. Reformimi i
saj më shumë është një hipokrizi pseudodemokratike dhe larg realitetit që e
karakterizon të majtën europiane.
Partia
Socialiste Shqiptare, Diktaturën komuniste e zëvëndësoi me autokracinë
arrogante, ekonominë socialiste e shtetërore, investimet, tenderimet ua dhe oligarkëve ishkomunistë që u bënë
oligarki edhe politike. E majta ekstreme
komuniste në Shqipëri , Partia Komuniste
Shqiptare e cila më pas u konvertuar në
Parti e Punës e pastaj nga PPSH në Parti Socialiste ka si përvojë themelimi, ideologjike e
praktike komunizmin sllav ruso-serb, pasi emisarët dhe misionarët e themelimit
të PKSH-së , partisë fanatike e besnike e maksizëm-leninizmit stalinist ishin
ata jugosllavë.
Baza
e Partisë Komuniste të Shqipërisë ka qenë Jugu i Shqipërisë, dhe pushtetin në
diktaturë Partia Komuniste e Shqipërisë, forumet më të larta partiake,
ishbyronë politike, Komitetin Qendror të Partisë, qeveritë,ministrat,
ministritë e ndërmarrjet shtetërore ,kooperartivat dhe drejtoritë, shkollën
ideologjike marksist-leniniste, politikën antiamerikane dhe antieuropiane, policinë, ushtarakët, gjyqtarët e
prokurorët e sistemit, ishsigurimin
famëkeq dhe ofiqet e postet më të larta
shtetërore ,politike, e deri dhe ato
intelektuale, akademike e shkollore, nomenklaturat dhe emërimet e drejtimet e
tyre, shumica dhe kryesoret kanë qenë
nga Jugu i Shqipërisë.
Këta
janë avangarda besnike e shpërndarë në të gjitha partitë shqiptare, dhe që e
realizuan platformën famëkeqe të Gorbacovit. Këta janë ata të cilët kanë
vepruar e manipuluar me patriotizmin dhe
me proamerikanizmin fals dhe me demokracinë në Shqipëri, prej të cilëve Shqipëria
nuk është integruar akoma në BE.
Dhe
prandaj edhe sot kjo është arësyeja se bastionet e Partisë Socialiste janë në
Jug të Shqipërisë ndërsa nacionalizmi ka
bastion Veriun e Shqipërisë, i cili ka qenë kundërshtar i komunizmit dhe për
këte arsye ishregjimi komunist e ka ndëshkuar Veriun e Shqipërisë, dhe Veriu i
Shqipërisë pavarësisht pasurive të jashtëzakonshme minerare, pyjore e hidrike
gjatë diktaturës por edhe pas saj mbeti vëndi më i varfër i Shqipërisë. Pra po
vertetohet ajo që disa e kanë thënë se
Shqipërisë do i duhen 50 vite për ta crrënjosur komunizmin dhe flamën e tij që
e ka Partia Socialiste. Partia Komuniste dhe pasuesja e saj Partia Socialiste
kanë si strategji imponimin për t’i detyruar shqiptarët kryesisht ata me bindje
nacionaliste, antikomuniste dhe
antisocialiste që të largohen
nga Shqipëria me qëllim që ata të mos votojnë, se po të votonte diaspora Partia
Socialiste nuk do të kishte fituar asnjëherë pushtetin. Këtë e bëri edhe
rilindja socialiste e Edi Ramës ku prej regjimit të tij u detyruan që të
largohen nga Shqipëria 400 mijë shqiptarë , dhe prej tyre nuk votuan ata që
kishin të drejtë vote në zgjedhjet e 25
Prillit 2021.