Mendime
Kristaq Turtulli: Beso tek e ardhmja, jo tek hija jote!
E premte, 16.04.2021, 09:29 PM
Beso tek e ardhmja, jo tek hija jote, por tek rreze drita jote, vota jote, nëse do jesh i mençur...
ESSE NGA KRISTAQ TURTULLI
Miq
te nderuar kudo që ndodheni të shpërndarë nëpër botë, ju përshëndes dhe ju uroj
gjithë të mirat. Jemi në fushatën e zgjedhjeve në Shqipëri, temperatura sa vjen
e ngrihet, situata tensionohet dhe populli hutohet, çorientohet. Ndaj mendoj që
ky fragment poeme përçon një fjalë dhe mendim modest. Respekt për ju.
Përderisa
njeriu ka hije, dhe pushteti duhet të ketë hije...
Më
turbullon zhurmimi, fjalamania dhe gjumëndjellësi pushtetarëve, Ngado ka apati, çoroditje,
shqetësim, ankth të lemerishëm shkakton në popullin tonë që nuk është gjë
tjetër veçse një turmë duke u ngatërruar me këmbët e veta. Sidomos në kohë
fushate.
Pushtetarët
dhe ata që o bëhen nesër pushtetarë, mbasi një fytyrë kanë, thonë:
Njeriu
duhet të mendojë vetëm vetëm për të jetuar, nuk ka ç’i duhet më shumë dhe,
jo
të jetojë dhe të vrasë mendjen të mendojë. Mjaftojnë për të vetëm disa momente,
të rëndomta dhe instinkte diçka simpatike kafshërore për mbijetesë,
Të
gjithë e dinë botërisht qysh në kohët e lashta: Mendimet e shumta shndërrohen
qëllime në vetvete, me pak fjalë, pikësynime dhe objekte...
Pandehma
e perëndimit të diellit të jetës, përpëlitja, tretja në sfond, gëlltitja dhe
mbizotërimi i errësirës në humbëtirën e
shpirtit, të ligështon. Shungullojnë valët e shkretëtirës në shpirt të
pushteteve, janë të ngjashme me tajfunet e oqeanit në shtrëngatë.
Dunat
e pështjelljes ngjajnë si dallgë oqeani, shkaktuar nga terri i keqdashjes.
Diku
në thellësi të honit dëgjohet nj zë si sokëllimë: Hej, guxoni të njihni
djallin!?
Ende
s’ju regj lëkura, vërtet doni ta dini?! Ah, more të mjerë, djallin e kemi mes
nesh. Thoni njihni Zotin, besoni dhe urreni Djallin?
Hajt,
mos më çani kokën. Djajtë kodoshë me kostum dopio pet ose pantallona bluxhinsk
dhe xhepa plot argëtohen me çiliminjtë naivë e të pa dalë. Prandaj i bënë dalje
diasporës edhe pse është edhe njëherë më e madhe se sa shqiptarët brenda
territorit Shqiptar. Ja mohuan shkuan të drejtën e votimit kësaj diasporë që e
mbajti dhe e mban me bukë, me shpresë dhe ngriti dinjiteti e Shqipërisë kudo që
shkuan dhe punuan.
Ndaj
ndjej neveri më maskaradën që ndodh në atdheun tonë të dashur.
Ikni,
më lini të qetë, paçi Zotin, si nuk u lodhët të talluri me Nënat e lodhura dhe
të rrëgjuara nga jeta: Baballarët që numërojnë qindarkat dhe mendohet njëqind
herë të blejnë një kafe. Vëllezërit dhe motrat tuaja. Ka tridhjetë vjet që e
njëjta histori, e njëjta situatë, të njëjtët njërës, ose bijtë, nipërit,
kushërinjtë, soji dhe sorollopi.
Të
përndjekurit, të deklasuarit, u lanë mënjanë, ligjet e rikthimit të pronës u
flaken tej si lëvere. Si mund të bëhet demokraci e vërtetë kur nuk ka shkuar
haka te i zoti.
Ju
pushtetarë me dashamirësi të shtirë gjoja me dhembshuri, pak me keqardhje
thoni: Nëse nuk na besoni sa të përkushtuar jemi ne, ja mund doni të pyesni
Zotin. Na falni dhe nuk është faji ynë, nëse gabimisht pengoheni te djalli.
Ndërsa
unë ju them, ju lutem: Shkoni pyesni shpirtrat! Ç’ shkruhet në qiell dhe zemra
juaj, shpirtrat i lexojnë?
Ndërsa
ju vazhdoni të predikoni: Ju të gjallët e gjorë, më mirë mos mendoni dhe mos
lexoni. Zgjidhja më e mirë për ju është, veç llomotisni. E gjitha kjo është keqardhje përftuar nga
dhimbja janë Mendimet e lodhshme. Mendime dhe të vërteta budallaqe:
Gjithë
bota e di qysh herët e deri tani: Të jesh i ndershëm, s’është aspak e këndshme,
por një marrëzi çuditshme, që të bën të
qeshët me të madhe. E gjitha kjo njihet vetëm nëpërmjet vuajtjes së lajthitur;
Dhe,
sa për bukurinë, s’ka gjë më të bukur dhe shëmtuar, kur tigri i detyron
madhështinë, shkëlqimin e vet, egërsisë?
Nëse
Zoti do të vendoste për botën tënde o njeri, të gjithë do të vdisnin nga
mërzia.
Fundja,
përderisa njeriu ka hije dhe, pushteti duhet të ketë hije…
Mjaft
u gënjeve. Pra beso tek e ardhmja, jo tek
hija jote por tek drita jote, vota jote nëse do jesh i mençur
KRISTAQ TURTULLI
AMBASADOR I KOMBIT
Toronto, Kanada.