E premte, 26.04.2024, 10:51 AM (GMT+1)

Mendime

Stefan Kokoneshi: Stop antishqiptarizmit të Oana Manolescut në parlamentin rumun!

E shtune, 29.11.2008, 11:47 AM


Stefan Kokoneshi
Reagime nga diaspora

 

STOP ANTISHQIPTARIZMIT TË OANA MANOLESCUT NË PARLAMENTIN RUMUN!

 

(Letër e hapur drejtuar presidentit të Shqipërisë, kryeministrit dhe Parlamentit shqiptar)

 

Nga Stefan Kokoneshi

 

Ju drejtoj këtë letër publike për të Jua bërë të ditur se çudia më e madhe dhe më e dhimbshme në këtë vit po ndodh në Bukuresht të Rumanisë. Siç dihet, Shqipëria dhe shqiptarët ngado që janë u gëzuan pa masë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, kurse disa politikanë ishkomunistë nga Rumania nuk janë dakord me këtë eveniment historik, gjë që është e drejtë e tyre, por e dimë se një ditë do ta kuptojnë se kanë gabuar dhe do të kërkojnë falje. Por gabimi më i madh që i terratis relacionet rumuno/shqiptare është fakti që komuniteti  i shqiptarëve të Rumanisë ka në parlament një përfaqësues joshqiptar që nuk ishte dakord me shpalljen e indipendencës së Kosovës, gjë që as që e paramendoja ndonjëherë. Kjo deputete ka një emër (Oana Manolescu). Të ketë turp se ka përfituar votat e disa pseudoshqiptarëve, të romëve, sllavëve dhe rumunëve të manipuluar për ta futur në parlament që nga viti 1996. Ajo që është më ironike, është fakti se nuk u ngop me tre mandate parlamentare duke gëlltitur buxhetin qeveritar në emër të minoritetit shqiptar, por gjatë këtyre ditëve  zhvillon fushatë zgjedhore për të kandiduar për herë të katërt.

Për të justifikuar mandatin e saj, gjoja se në favor të Shqipërisë, deputetja antishqiptare boton ditarin e saj përmes një reviste që mban titullin Miku i shqiptarit, por edhepse shkruan për Shqipërinë dhe studentët e Shqipërisë në Rumani, duke botuar edhe artikuj që s’kanë kurrfarë lidhjesh me Shqipërinë apo shqiptarët e Rumanisë, bijtë dhe bijat e rilindësve tanë, që nga Thanas Kristo Rëmbeci, Xhelku Maksuti e deri te Baki Ymeri  apo Adriana Tabaku, (gjyshi i së cilës, Dhimitër Emanoil, mori pjesë në ngritjen e Flamurit shqiptar në Vlorë (1912), kanë konstatuar se se të gjitha shkrimet e saj janë një mashtrim publik, ngase po ta donte Shqipërinë kaq shumë nuk do të ishte kundër Kosovës dhe pavarësisë së saj. Ku ishte Oana Manolescu më 31 mars 1999 kur shqiptarët, rumunët dhe arumunët marshonin rrugëve të Bukureshtit në shenjë solidariteti me Kosovën, NATO-n dhe Amerikën duke kërkuar Paqë për Kosovën! Ku ishte Oana Manolescu kur më 22 prill 1999 parlamenti rumun votoi propozimin e NATO-s për shfrytëzimin e hapsirës ajrore rumune kundër kuçedrës militariste të Millosheviqit për të shpëtuar shpirtin shqiptar në Kosovë? Të gjithë e ngritën gishtin pro, të gjithë ishin dakord me kërkesën e NATO-s, përveç deputetes antishqiptare Oana Manolescu.

 

Stop mashtrimit ballkanik pas të cilit nuk fshihen interesat e komunitetit shqiptar por lakmia për para!

Mashtrimet e Oanës dhe ish/këshilltares së saj (Liana Dumitrescu) është duke i nuhatur edhe mass/media internacionale që merret me deshifrimin dhe shpartallimin e korrupcionit ekonomik. Pse hesht qeveria shqiptare! Shekulli e bëri publik faktin se “Një rumune në parlament mashtron koloninë shqiptare” (20 shkurt 2001). Ishambasdari i Rumanisë në Tiranë (Gheorghe Micu) e tha haptas se “Manolescu nuk ka marrë votat e shqiptarëve” (Albanezul/Shqiptari, nr. 2/2001). Ja se kush është miku i mykur! Gazeta Koha Jonë (2 tetor 2003) i kushtoi një faqe të “vërtetave” të Oana Manolskut duke parashtruar pyetjen “Ç’lloj miku është ai që e shpall veten përfaqësues të shqiptarëve, kur u bllokon atyrte veprimtarinë për ruajtjen e Bashkësisë në vazhdimësinë e vet histroike”. Ku ishte Oana Manolescu gjatë dy debateve parlamentare rumune kundër pavarësisë së Kosovës (dhjetor 2007, shkurt 2008)! Mos vallë kemi të bëjmë me një kameleon neokomunist me 500 faqe! Oana Manolescu mund të përfaqësojë çdo kend në parlament, por jo edhe shqiptarët. Shqiptarët me një lashtësi prej rreth 500 vjet të vendosjes së tyrë në Rumani nuk kanë nevojë për një pseudoshqiptare që mashtron parlamentin, massmedian, klasën politike dhe qeverinë, që nga Tirana e deri në Bukuresht. Shqiptarët e Rumanisë kërkojnë intervenimin që parlamenti rumun të pregadisë një Rezolutë për ti thënë stop këtij mashtrimi ballkanik pas të cilit nuk fshihen interesat e komunitetit shqiptar, por indiferenca neokomuniste dhe lakmia për para.

 

*Menaxher i sportit shqiptar në Rumani



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora