Mendime
Nikoleta Kovaçi: Intelektualët e kapun nga propaganda e Ramës!
E marte, 13.04.2021, 10:01 PM
Intelektualët e kapun nga propaganda e Ramës!
Nga
Nikoleta Kovaçi
Asht
e papranueshme qe intelektualet te sillen me mendesi militantesh! Gjithnje kam
besue dhe besoj se njerezit me integritet rralle perfshihen ne perzgjedhje
liderash politik per ndonje pozicion te duhun e te merituem! Po ashtu gjithnje
kam besue e dua te besoj se kjo kategori qytetaresh nuk duhet rri ne heshtje
perballe padrejtesive qe bahen ne kurriz te t’pamundunve! Po ashtu nuk mund te
perzihen me mendesine e nje propagande te dhunshme e uzurpuese qe instalojne
pushtetet te çfare do lloji qofshin!
Duke
qene me pushtet politik, ekonomik dhe kriminal, Edi Rama dhe vartesit e tij e
kane shume te lehte hyrjen te çdo shpi e votues i ktij vendi! Sundimi asht
kryer nder vite me te gjitha format e mundshme te nje regjimi! Pra ky vend dhe
ky popull asht nan nje regjim me sistem njeshi! Falangat e ketij pushteti jane
kudo; edhe tek opozita, edhe ne opozite, edhe ne mbeshtetje te opozites! E kjo
nuk do shume mend te kuptohet! Por opozita asht ne betejen e saj, ne ate qe do
ta beje per te fitue pushtetin politik!
Sot
te gjykohet fushata e Pd-se asht si si te mos kesh asnje pune tjeter e hajde te
leviz deren! Perballe asht nje makineri e organizueme shtetnore me banda, para
dhe arme rrugeve! Po te doni i kini edhe kandidate per deputet! Po te doni edhe
ne lista te sigurta! Po te doni edhe ne krah kaposh te famileve te fuqishme
kriminale! Kudo jane! Te gjithe i dime dhe askush nuk e thote! Po te doni dilni
e shihni neper zyrat e PS-se pas kesaj ore: sa vete gjeni grumbull, çfarë
mbajne neper zyra?! S’po flasim per çeshtje maskash e distanca sociale me te
cilat Rama sulmon takimet e Bashes neper rrethe! Po te doni shkoni neper
rrethe, e mos shihni ekranesh, te gjeni gjurmet e parave qe shkojne ne bagazhe
makinash dhe shperndahen nga grupet e te forteve qe jane garanti i sogurimit te
votave!
Te
mos flasim pastaj per ato qe s’flet dot askush publikisht; per kullat, PPP-te,
tenderat e pafundme, pagat prej sheikesh qe shperndahen per njerezit afer
pushtetit, njerezit qe firmosin ne dhjetera bordero, vjedhjet e pasurise
komtare etjjj! Po shqetesohemi per njerezit qe shkojne me makina ne takimet e
Bashes, qe bajne zhurme e duket sikur na prishin imazhin e nderuem qe kena fitu
ne keto 8 vite aktiviteti kriminal! Ne fakt keto dy mandate ne kete vend s’ka
ndodh asigja tjetër veç se asht perfeksionu mafia jone!
Di
edhe diçka tjetër, se si rralle kush ne
kete vend, une kam fatin e madh e nuk kam asnje lidhje me kete shtet, me
pushtetet e tij, me njerzit qe dhunojne kete vend! Flas pa asnje droje sepse
nuk pres asgja as nga ky tjetri qe ban fushate “jo qytetare” per syte e mendjen
e intelektualeve, te cilet me ngjajne te kapur nga propaganda mbytese e Edi
Rames! Ndoshta shume njerez nuk e kane kete mundesi te te thenurit te gjanave
si jane per pushtetin uzurpues te frymes se Shqipnise dhe ndaj e shohin ma te
udhes te goditen ata qe nuk dalin me tavolina te mbulueme me bollek!
Edi
Rama po humbi, qe duhet te humbi, jo pse dua unë, po pse do Shqipnia, kjo e
shkreta qe asht masakrue prej tij e lukunise se leshueme prej tij kudo, asht
edhe 5 muaj te tjere ne pushtet! Asht si te thuash vijimsia e garantueme e
perfundimit te kullave, e shembjes se ca ndertesash te tjera te veçanta, te
PPP-ve te tjera dhe e tenderave te panumert qe do leshohen ne kurriz te
shqiptarve, te intelektualeve dhe militanteve, te gjithe atyne qe jane ne nje
ane; ne anen e se ndershmes! Atyne qe e duan kete vend ma shume se partine dhe
stomakun!