Mendime
Panajot Soko: Borxhin Bechettit nuk ia ka shteti shqiptar, ia ka Edi Rama!
E shtune, 03.04.2021, 10:29 PM
Borxhin Bechettit nuk ia ka shteti shqiptar, ia ka Edi Rama!
Nga
Panajot Soko
Një
gjykatë arbitrazhi vendos të ndëshkojë një shtet, kur persona me pozicione
drejtues në autoritetet e këtij vendi shkelin ligjin dhe marrin vendime në dëm
të një investitori të huaj. Me ligj nënkuptohet ligji vendas, marrveshjet
ndërkombëtare të ratifikuara, vendimet e Gjykatave vendase apo ndërkombëtare,
marrveshje/kontrata biznesi ose konçesionare të ratifikuara me VKM ose vendim
parlamenti.
Pra
në thelb qëndron shkelja e një akti ligjor ose nënligjor, në fuqi në Republikën
e Shqipërisë nga një individ ose disa individë me pushtet.
Pra
"Shkelje e ligjit"!
Në
rangun e veprave penale renditet njëlloj me atë që vjedh lekët e taksave, por
renditet shumë më lart se ai që lidh dritat, se s'ka lekë të paguajë muajin.
Qytetarët
shqiptarë nuk i detyrohen asnjë kokërr leku Bechettit. Ata që i detyrohen lekë
Bechetit janë njerëz me emra dhe mbiemra.
Vendimi
i gjykatës i ka të shkruar emrat. Kush pushtetar e ka marrë vendimin e
paligjshëm, kush pushtetar e ka kërcënuar zotërinë për shkak të opozicionit që
televizioni i tij bënte.
Ata
që kanë shkelur ligjin dhe që janë gjetur si të tillë nga vendimi i gjykatësve
të Washingtonit, duhet të marrin përsipër të paguajnë gjithë shumën nga lekët e
tyre personale.
Të
shesin shtëpi, të shesin prona, të mbledhin lekët ku i kanë fshehur e groposur,
të marrin kredi në bankë, të bëjnë çfarë të duan, ata duhet t'i paguajnë
zotërisë çdo dëm që i kanë shkaktuar nëpërmjet shkeljes së ligjit që gjykata ka
evidentuar. Dhe pasi të kenë paguar dëmet, të shkojnë para drejtësisë penale për
t'u përgjigjur për shkeljen e ligjit.
Unë
personalisht Bechettin as e njoh, as e kam parë, as e kam takuar ndonjëherë dhe
normalisht s'i kam shkaktuar ndonjëherë dëm. Asnjë gjykatë s'më ka gjetur
fajtor ndaj tij. S'kam asnjë detyrim ndaj tij. S'paguaj asnjë lek për të.
S'paguaj
asnjë lek, se i do qejfi Edi Ramës të sillet si sherif western, apo se Erion
Veliaj nuk do që një TV të flasë për dasmën e tij të bërë në një kala, si me
qënë princ.
Unë
jam "qytetari shqiptar". Dhe kjo vlen për çdo qytetar.
Borxhin
Bechettit nuk ia ka shteti shqiptar, ia ka Edi Rama, Erion Veliaj dhe kush
tjetër është përmendur në vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit!