Mendime
Skënder Kapiti: Vjosa Osmanit, populli me 14 Shkurt 2021 ia dha mandatin e Presidentes së Kosovës
E diele, 21.02.2021, 10:11 AM
Vjosa Osmanit, populli me 14 Shkurt 2021 ia dha mandatin e Presidentes së Kosovës
Nga
Skënder Sadri KAPITI
Zgjedhjet
e 14 Shkurtit 2021 duke u nisur nga rëndësia e tyre dhe nga rezultati ato
tashmë kanë hyrë në histori si një
referendum popullor, si ndëshkim i ashpër për politikën e vjetër PDK, LDK, AAK
e NISMA, ku të tria, PDK+LDK+AAK kanë
marrë më pak deputetë se sa VETËVENDOSJA
dhe Vjosa.
Ky
referendum popullor u dakordësua dhe aprovoi e miratoi edhe marrëveshjen
Kurti-Osmani për Albin Kurtin
Kryeministër dhe për Vjosa Osmanin Presidente.
Duke
u nisur nga rezultati i deritanishëm i zgjedhjeve të 14 Shkurtit 2021 rezulton
se Vjosa Osmani si kandidatja për
deputete nga lista e VETËVENDOSJES doli personaliteti më i votuar në rang
kombëtar në Kosovë, dhe nisur nga ky fakt prisja që ndonjë analisti politik në
Kosovë t’i shkonte në mëndje që verdikti popullor në Kosovë de fakto ia ka dhënë
mandatin si Presidente e Kosovës Znj. Vjosa Osmani, por këtë po e deklaroj unë Skënder Sadri Kapiti nisur nga fakti dhe
rezultati.
Mandatin si Presidente e Kosovës Vjosës
faktikisht ia kishte dhënë populli i Kosovës edhe me 6 Tetor 2019,
por tani me Referendumin e 14 Shkurtit 2021 besimi dhe vota popullore ia beson
asaj akoma edhe më shumë mandatin si
Presidente, pavarësisht se këto ishin referendum parlamentar, por përderisa
AAK-ja p.sh. më shumë bëri fushatë presidenciale se sa parlamentare, si dhe
gjatë kësaj fushate dukej dhe propagandohej nga politikanët dhe nga partitë
politike edhe posti i Presidentit të Kosovës, atëhere le të peshohet vota
popullore që populli u dha individëve
dhe rezulton se Znj. Osmani vetë ka marrë
më shumë vota sa të gjithë kandidatët e PDK -së të marrë së bashku, po
kështu Vjosa e vetme ka marrë dyfishin e
votave të të gjithë deputetëve të LDK-së të marrë së bashku. E ndërsa AAK e
cila ka propozuar Z. Haradinaj për President dhe që fushatë ajo bëri për
Presidentin dhe jo për parlamentin, dhe rezultati, AAK, të gjithë deputetët AAK-së kanë marrë rreth 7.5 % të votave, pra me 7.5%
të votave në rang kombëtar, dhe me këtë
rezultat as që nuk bëhet fjalë se mund
të bëhesh President I Kosovës propozimi
i AAK-se. Pra, de fakto verdikti popullor i 14 Shkurtit 2021 mandatin për
President të Kosovës ia dha Znj. Vjosa Osmani, dhe këtë tashmë i mbetet për ta
legjitimuar parlamenti, pasi legjitimitetit parlamentar i takon dhe duhet ta
respektojë dhe ta njohë legjitimitetin e madh popullor të 14 Shkurtit 2021.