Mendime
Hasan dhe Lajde Blakaj: Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë frymëzim i mëtejmë për Evropën Juglindore
E shtune, 20.02.2021, 12:38 PM
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë frymëzim i mëtejmë për Evropën Juglindore
Nga
Hasan dhe Lajde Blakaj
Zgjedhjet
parlamentare u mbajtën në Kosovë, si më të mirat ndër vite e vite dhe si
shembull jo vetëm për rejonin por edhe më gjerë. Fitorja njëmend ishte si në
referendum e Albinit dhe Vjosës. Urime Kosovë. Urime populli shqiptar i
kudondodhur.
Pas
shumë shantazheve të qëllimshme që ju bë Vjosa Osmanit në
qeverinë Kurti një, duke e larguar më vonë edhe nga çdo funksion
partiak ajo prapë triumfoi. Bile, bile triumfoj aq rrastë sa për një
kohë të gjatë LDK-ja, nuk do të këndellet për ta marr veten. Keqardhja është e
madhe për shumë anëtar të rijë të kryesisë se LDK-së por e paçin veten në qafë
për heshtjen ndaj padronëve të tyre të korruptuar. Nuk thotë populli kot:” Pran
lisit të thatë digjet edhe i njomi”.
Shantazhet,
LDK-së PDK-së, AAK-së, pengesat ligjore pa asnjë bazë juridike të Gjykatës
kushtetuese dhe Gjykatës lartë ju kthyen bumerang si Ldk-së Pdk-së
AAK-së dhe pa përjashtuar as Nismën. Pasi shteti është i kapur ligjet
përshtateshin si llastiku i Ramiz LLadrovcit sipas dëshirave të
partive në pushtet.
Dhe
më të drejtë nuk thuhet kot: ”Drejtësia vonon por gjithmonë fiton”. Jo më kot
populli kishte shpresën e madhe ke binomi Albini dhe Vjosa fjalë
mbajtës në premtimet e dhëna.
Makinacionet
e shtetit të kapur e shuan këtë shpresë të popullit përtokë vetëm përkohësisht,
por jo përgjithmonë. Këto ndërskamca të kurdisura ju kthyen fytyrës
në atë mënyrë që as ëndërr si kishin parë. Populli she, di dhe mundët. Askush
të mos mendoj të del mbi sovranin dhe të manipuloj më të.
Thuhet
shpesh në forume dhe debate të ndryshme se Albini e luajti shumë mirë lojën
politike.! Unë mendoj që Albini nuk kishte fare nevojë ta luante asnjë lojë
politike, vetëm të priste zgjedhjet, dhe vërtetë nuk luajti, asnjë
lojë sepse nuk kishte nevojë. Lojën e kishin luajtur rivalët e tij
politik, me hile, me format më të ndyra politike e që ishin fare të lexueshme
edhe nga njeriu i thjeshtë. Andaj pse Albini të kishte nevojë ta kapte gacën me
dorë kur e kishte mashën.
Çka
i parapriu kësaj gjendje që Albini të kishte kaç rezultat të thellë
në zgjedhje!?
Kosova
ishte në prag ndarjeje territoriale nga qeveritë e mëparshme ku falë
Albinit, Sali Berishës dhe një meritë edhe për Ramush Haradinaj plani
dështoj por ideja jo.
Plane
kishte për koalicion të fshehtë me PDKN-ë edhe pse u bë
qeveria Kurti një. kjo u be sa për sy e faqe më Kurtin.
Frika nga konfiskimi i pasurisë se pa justifikueshme kapësve të shtetit e shumë
e shumë argumenteve të tjera që janë të ditura rrëzuan qeverinë e
parë Kurti.
Pas rënjës se
qeverisë Hoti që edhe ashtu do të binte vet, mobilizimi i popullit ishte mese i
domosdoshëm prapa të pa korruptuarve dhe mbajtësve të qëndrimeve parimore si
Albini dhe Vjosa. Andaj edhe rezultati është kaq evident.
Vizioni
largpamës i Albinit për zgjedhjet në Amerikë dhe thirrja e tij
pro Biden kur të tjerët e fusnin kokën në dhe si struci e bën
Albinin, largpamës dhe vizionar të pa arritshëm.
Duhet
të jesh tepër i sigurt po edhe trim, ti sfidosh të gjitha partitë e pozitës
bashkë kur Albini u shpreh hapur i mundem një nga një e tani do ti mundë
politikisht të gjitha se bashku. Dhe ashtu doli ku që të katërtat nuk i afrohen
më vota në totalin e tyre. Për ato 50 ditë qeverisëse Albini ndërmori një mori
reformash të thella ku populli i mirëpriti. Qeveria ra nga manipulimet e mëdha
sepse kishte plane të fshehta shumë më herët të kurdisura më PDK-në edhe pse
ajo shtirej si e pa faj. Dhe, populli i dinte mirë këto gjera përfundi rrogozi.
Etiketimet
e ulëta kundër Albinit si pro rus e kundër amerikan ishin sulme poshtë
brezit që populli nuk i hëngri, prandaj kemi këtë
rezultat çfarë është tani.
LDK-ja
bëri marri pas marrie jo vetëm më Vjosën dhe uzurpimin e partisë nga njerëz që
as anëtar partie nuk ishin, por edhe kur u mbajtën zgjedhjet brenda LDK-së me
urdhër të kryesisë se LDK-së nuk u lanë delegatet nga mërgata të
marrin pjesë as fizikisht mbledhje.
Populli
mban mend mirë tërheqjen zvarrë të aktivistes se palodhur të
LDK-së njëherit kryetare e LDK-së për Gjermani Donika Gërvalla vetëm
e vetëm për mos e lënë të marr pjesë në zgjedhje. Ndjeva keqardhje të
jashtëzakonshme për te si një aktiviste e rrallë si një intelektuale e pashoqe
si një nënë e para së gjithash si një bij e Heroit Jusuf Gërvalla ta
poshtëronin në atë mënyrë. Kjo sjellje LDK-së krijoj neveri dhe indinjatë të
thellë në popull. Dhe tani kjo u pa sa lart populli e mban dhe admiron duke i
dhënë besimin e merituar në zgjedhje.
Fjalët
fyese të disa kanalistfekaljesh të qëllimshme të vjella nga goja e
tyre pa fije nevoje dhe arsye për diasporën ju kthye fytyrave të
tyre gerrnaqe më votën e lirë të popullit sepse vetëm i fyeri të fyen
pa ndonjë arsye. Këta banalist hiqen si të ditur si intelektual por
niveli i tyre le për tu dëshiruar si në gjuhën e folur si në të shkruar. Është
e tmerrshme po ta kesh familjen afër tv-së posaçërisht fëmijët e vegjël
për gjuhën e tyre të gërditshme dhe polemikat e padurueshme duke i ndërhy në
bisedë njëri tjetrit. Pra populli sheh dhe regjistron. Askush nuk do shkoi në
atë botë pa e larë më shpinë në këtë botë.
Nuk
lanë formë dhe shantazh pa e përdorur për ta ndaluar pjesëmarrjen e Albinit në
zgjedhje me gjykata me KQZ të cytura nga partitë në pushtet por sovrani e dha
fjalën e vetë dhe kjo ishte vula që i vulosi zgjedhjet dhe zgjodhi ata që i
duhen atij. Këto zgjedhje ishin mësim për partitë në pushtet se si duhet
bërë politikë pa shantazhe dhe pa nderskamca, pa korrupsion e
hajni fondesh e tenderësh. Në të kundërt e vë në pyetje ekzistenca e
partisë tënde. Edhe sikur të çirreshit dhe shqyheshit duke vrapuar pas votave
do të ishte e kotë sepse populli ju kishte lexuar për 20 vite makinacione me
ndërrim pushtetesh pa meritë herë me PDK-AAK-në e herë të gjitha bashkë
duke mos e lënë të formojë qeveri edhe pse i fitonte zgjedhjet vv.
Zbrazja
e Kosovës nga të rinjtë pikërisht është si rezultat i kapjes shtetit,
nepotizmit, pa asnjë perspektivë për të rinjtë tanë. Albini dhe Vjosa me rastin
e fitimit të zgjedhjeve u deklaruan urtë dhe butë duke ua shtri edhe njëherë
dorën që ta bëjnë rrugëtimin se bashku drejtë synimeve të reja për kombin
shtetin. De facto kjo fitore e Albinit dhe Vjosës dhe humbje e juaja do të ju
bëjë mirë të gjitha partive qeverisëse për tu reformuar thellësisht sepse këtë
reformim të partive tuaja populli e kishte kërkuar qe moti. Andaj me fitoren e
Vjosës dhe Albinit Erdhi dita që ju të riformoheni dhe freskoheni më
politikanë të rij të brumosur më dije dhe energji të reja.
Deklarimi
i juaj se do të jeni konstruktiv e përkthej si një ide te mirë për
bashkëpunim dhe largim nga inatet e vjetra. Pra votimi i presidentes do të ju
bëjë nderë po të qëndronit në Kuvend. Mendoj që votimi i presidentes do të ju
rris autoritetin në popull si parti dhe individ duke treguar gjest të mirë
solidariteti dhe perspektivë për shtetin. Në të kundërt populli do të mbaj mend
mu si më përpara për ngurtësinë tuaj. Populli e ka një thënie të bukur kur
thotë : ”për inat të resë më vdektë djali”. Mos votimi i Vjosës për presidente
nuk është fitore e juaja, por as e Kosovës jo se jo. Pra mbani fjalën kur e
uruat vv-në për fitore qe do të jeni sa më konstruktiv në konsolidimin e
qeverisë dhe presidencës.
Kjo
frymë plebishitare e zgjedhjeve të jeni të bindur se nuk do ndalët më kaq.
Frymëzimi do ti kalojë edhe kufijtë e Kosovës kah Maqedonia dhe domosdo
Shqipëria. Urojmë vetëm që zgjedhjet që do mbahen në dy këto vende të kalojnë
si kanë kaluar në Kosovë pa incidente sepse jam shumë i bindur që
ndryshime të mëdha do të ketë edhe të vëllezërit tanë mu si në Kosovë. Uroj nga
zemra të jetë kështu, sepse populli është tejet i lodhur dhe nuk e meriton
kështu siç është katandisur. Urojmë më gjithë zemër gjithë shqiptarët e
kudondodhur për fitoren e madhe e tij.
Stockholm 15 shkurt 2021
Hasan dhe Lajde Blakaj