Mendime
Florim Zeqa: Vota e përlotur e elektoratit rugovian!
E shtune, 20.02.2021, 09:54 AM
Vota e përlotur e elektoratit rugovian!
Shkruan:
Florim Zeqa
Me
keqardhje duhet të konstatojë se ndodhi ajo që e kisha parashikuar para
zgjedhjeve; "LDK-ja rrezikon ndarjen më të madhe pas kuvendit të VI-të në
vitin 2006"! Fatkeqësisht pas 'kuvendit të karrikeve", të ndarjes në
dysh të LDK-së, me ç'rast LDK-ja kishte humbur më shumë se gjysmën e
elektoratit, përkatësisht nga 45, 3 % më
2004, bie në 21, 8 %. Kurse nga ndarja e elektoratit në zgjedhjet e 14
shkurtit, LDK nga 24,5 % nga zgjedhjet e 2019-s, bie në kuotat më të ulëta në
13 %!
Dy ndarjet fatale të
LDK-së
Përderisa
ndarjen fatale të vitit 2006 e kishte shkaktuar akademik Nexhat Daci, ndarjen e
dytë katastrofale të LDK-së e shkaktoi Vjosa Osmani.
Dallimi
i këtyre dy ndarjeve përveqse në kohë dhe hapësirë, qëndron edhe në përmbajtje.
Përderisa Nexhat Daci elektoratin e solli në partinë e tij (LDD), Vjosa Osmani
elektoratin e LDK-së e solli në një parti tjetër, dhe atë në partinë më rivale
të LDK-së, në partinë më antirugoviane në skenën politike kosovare.
Sikurse
në rastin e parë (2006), edhe në rastin e dytë (2021) shkaqet janë personale
dhe motivet karrieriste. Sikurse të parin (Nexhat Dacin), edhe të dytën (Vjosa
Osmanin), i identifikon egoja personale për pushtet dhe tendenca e dominimit
apsolut në elektorat duke e paraqitur veten si të gjithëdijshëm dhe të
pazavendësueshëm në LDK.
Përderisa
Nexhat Daci duke u thirrur në ekuacionin e papërfunduar matematikor të
"shumës së pjesëve"e humbi shumën e partisë, Vjosa Osmani duke u
thirrur në "nismën politike" inekzistente, e solli votën e
elektoratit të LDK-së në partinë antirugoviane!
Thirrja në filozofinë
rugoviane, mashtrim për votë e Vjosa Osmanit
Thirrja
në mbrojtjen e parimeve të fillozofisë politike rugoviane, duke e bartur votën
e elektoratit rugovian në LVV ishte mashtrimi më i madhë dhe më i pazakont në
historinë politike jo vetëm të LDK-së. Ky hipnotizim i elektoratit rugovian të
LDK-së u përcoll me dhimbje të mëdha shpirtërore.
Çuarja
e votave të elektoratit të LDK-së në Vetëvendosje është njëjtë sikur me i marrë
tjegullat nga çatia e shtëpisë sate për ta mbuluar shtëpinë e fqinjit përtej
rruge!
Në
fakt, vota e një rugovisti për LVV-në ishte pak më tepër se sfiduese, ishte
ndjenjë e përzier me dhimbje dhe trishtim. Mjafton të dëgjosh rrëfimet e
rugovistëve që e votuan LVV-në; "betohem në gjithçka, se ky ishte momenti
më i vështirë i jetës time, me sy të përlotur dhe zemër të coptuar e votova
LVV-në, ah bre çka na bëri Isa Mustafa",...vazhdon i dyti, "jam me
ndjenja të përziera, nuk dua parti tjetër më shumë se LDK-në, por e tepruan me
padrejtësi", ndërsa i treti e thotë kështu "as këta të VV-së nuk janë
ëngjëj, por këta që qeverisën deri më sot e bënën Kosovën sikur të ishte plaçkë
lufte duke vjedhur e plaçkitur çdo gjë
në këtë vend"!
Bazuar
në rrëfimet e sipërcekura dhe të atyre që vendosën t'i qëndrojnë besnik tri
shkronjave të arta LDK, dy shkaktarët më të mëdhenjë, por jo edhe të vetëm të
ndarjes së elektoratit në dysh dhe të rënjes katastrofale të LDK-së janë Isa
Mustafa dhe Vjosa Osmani, kurse më e merituara për ngritjen epokale të LVV-së
është Vjosa Osmani me shoqëruesit e saj!
Çarje e thellë me pasoja
të mëdha
"Zonja
dardane" i shkaktoi çarjen më të thellë elektoratit të LDK pas kuvendit të
vitit 2006. Si pasojë e aventurave të pakontrolluara politike dhe ambicieve të
sëmuara për pushtet të zonjes Vjosa Osmani, sot elektorati LDK-së është i ndarë dhe i përçarë si asnjëherë më
parë.
Votat
e elektoratit të LDK-së për deputetët e krahut rugovian në listën e LVV-së
ishte votë në adresën e gabuar, ajo ishte votë për ngritjen e LVV-së dhe
fuqizimin e Albin Kurtit.
Kjo
nuk e nënkupton urrejtjen dhe as kundërshtinë time ndaj Albin Kurtit,
përkundrazi, ai e gëzon respektin tim për konsistencën e qëndrimeve në arritjen
e qëllimeve politike, sikurse që e gëzon secili lider tjetër në vend që mbron
ideologjinë dhe konceptet e tij partiake.
Mirëpo
për dallim nga Albin Kurti që e mbrojti me fanatizëm konceptin dhe ideologjinë
e tij politike, Vjosa Osmani me sejmenët e saj e ngritën LVV-në në piedestalin
më të lartë, duke e ulur njëkohësisht trashëgimin rugoviane të tri shkronjave
të arta LDK në kuotat më të ulëta në historinë e saj.
Për
aq sa është fajtor Isa Mustafa për shkatërrimin e LDK-së, aq është fajtore Vjosa Osmani për ndarjen e LDK-së.
Dorëheqje e vonuar, e
panderë dhe e pavlerë e Isa Mustafës!
Kërkesat
për dorëheheqjen e Isa Mustafës kanë qenë të hershme dhe të përhershme nga
elektorati i LDK-së në Kosovë dhe Diasporë. Madje në disa raste edhe u
materializuan në formë të peticioneve siq ishte ai i dhjetorit të vitit 2015.
Por
fatkeqësisht kërkesat sinqerta dhe plot dashuri të elektoratit nuk dëgjuan nga
Kryesia dhe Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së!
Se
fundmi, pas caktimit të datës së zgjedhjeve, sërish ju drejtova disa
strukturave të LDK-së me propozimin, se dorëheqja apo shkarkimi i Isa Mustafës
do të garantonte suksesin në zgjedhjet e jashtëzakonshme, mirëpo kjo ishte e pamundur shkaku barrikadimit të servilëve dhe sahanlëpirësve
të pushtetit rreth liderit të partisë.
Nuk
mjaftuan humbjet e njëpasnjëshme të LDK-së nga 2010-ta për reflektim të strukturave
partiake.
Vetëm
tani pas kulminacionit, të humbjes fatale dhe poshtëruese të LDK-së,
gjegjësisht pas përmbushjes së misionit shkaktërrimtar, i bie ndër mend
misionarit të shkatërrimit të LDK-së të shesë "moral" politik për
humbjen katastrofale!
Tani
pas rënjes në fund të pusit, dorëheqja e Isa Mustafës është e pamjaftueshme.
Ajo duhet të pasohet dhe plotësohet jo me dorëheqjen e kryesisë dhe këshillit
të përgjithshëm, por me shkarkimin e tyre nga kuvendi i partisë për të filluar
një proces të pandikuar zgjedhor nga Isa Mustafa dhe sejmenët e tij, filluar
nga poshtë-lartë, gjegjësiht nga reformimi i degëve e deri në nivelin qendor.
Ndryshimi
i statutit të partisë është hapi parë drejtë reformave të mirëfillta!
Çdo
e keqe e ka të mirën mbrapa!
17.02.2021