E premte, 26.04.2024, 09:58 PM (GMT+1)

Vërtetësi

Agron Tufa: Dy oficerët e Sigurimit të Shtetit që na garantojnë Vetingun!

E shtune, 20.02.2021, 09:21 AM


DY OFICERËT E SIGURIMIT TË SHTETIT QË NA GARANTOJNË VETINGUN

Nga Agron Tufa

DSIK (Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikur) është një agjensi tepër e rëndësishme në varësi të Kryeministrit (kryeministrisë).

Iu drejtova zyrtarisht, në bazë të ligjit, si të gjitha institucioneve të tjera në dhjetor 2018 për të marrë informacion, nëse kanë në strukturën e tyre ish oficerë operativë të Sigurimit të shtetit. Ndër dy-tre drejtorët e institucioneve që iu përgjigjën pozitivisht kërkesës së ISKK, ka qenë dhe drejtori i kësaj agjensie, z. Dorian Tola, një shembull i rrallë korrektese e transparence. Ai në shkresën e mëposhtme pohon se ka dy persona në DSIK që kanë qenë pjesë e Sigurimit dhe ata janë: Agron Cani dhe Mark Ndreca.

I pari ka qenë operativ sigurimi në rrethinat e Tiranës, ndërsa i dyti ka qenë operativ sigurimi në disa zona të Dibrës, kohë të cilën e kujton me nostalgji në rrëfime me shokët për bëmat dhe plotfuqishmërinë. Edhe sot, brenda agjensisë ku punojnë, nuk e harrojnë gjuhën e shantazhit dhe mesazheve kërcënuese… Ka dhe diçka vendimtare në praninë e tyre brenda kësaj strukture: Ata janë përgjegjës të procedurës së Vetingut. A doni veting ju për figurat e larta të politikës, drejtësisë, pushtetit? Urdhëroni, jua shërbejnë mendjet dhe duart e pastra të dy ish oficerëve të Sigurimit!



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Agron Tufa: Plani hakmarrës i Gramoz Ruçit kundër atyre që rrëzuan shtatoret e Enver Hoxhës Nebil Çika: Denimi per krime kunder njerëzimit dhe lirimi i tyre pas rikthimit në pushtet te komunistëve Romeo Gurakuqi: Ish-Presidenti (Bujar Nishani), gënjeshtar djallëzor Agron Tufa: Mbi triumfin e kompleksit edipal të pushtetit të rilindjes Agron Tufa: Ish Spiuni i Sigurimit Albert Dervishi në krye të policisë së shtetit Agron Tufa: Spiuni i mirë Nasho Jorgaqi Agron Tufa: Kakademikët - ''Në anën e duhur të historisë'' Kastriot Dervishi: Shoku Enver Hoxha ka porositur Agron Tufa: Sërish për kriminelin sadist Lek Imeraj (Ymeri) Agron Tufa: Spartak Braho jepte dënime dhe kundër ligjeve të kohës Agron Tufa: Nasho Jorgaqi nga spiuni ''Dragoi'' në agjent rekrutues e ndërlidhës! Agron Tufa: Nasho Jorgaqi - Spiuni i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin ''Dragoi'' Agron Tufa: Shkëlqimi verbues i ''cigares'' dhe qefini i tymit të tij Kastriot Dervishi: Vrasja e të rinjve korçarë dhe kolonjarë në kufi më 23 gusht 1990 Agron Tufa: Listë e shkurtër e ish sigurimit enverist, sot shefa të lartë institucionesh 1965/Sigurimi: “Martin Camajn e duan amerikanët, ta përbaltim sikur është bashkëpunëtor i Sigurimit” Kastriot Dervishi: Sigurimi as nuk e dinte ku jetonte Martin Camaj Agron Tufa: Mbi thelbin pisanjos e gjëmëzi të ish oficerit të Sigurimit, shokut Xhavit Shala Pislliqe albineske! Agron Tufa: Xhavitët që e zhbëjnë Vetingun e Policisë së shtetit

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora