Editorial » Mehmetaj
Gani Mehmetaj: Sindromi shqiptarë më i rëndë se Sindromi i Stokholmit?
E shtune, 06.02.2021, 10:25 PM
Sindromi shqiptarë më i rëndë se Sindromi i Stokholmit?
Shkruan:
Gani MEHMETAJ
Kur
një grup pengjesh në një bankë të Stokholmit dëshmuan ashtu si dëshmuan,
psikologët e cilësuan Sindromi i Stokholmit. Dhe e habiten botën.
Por
sikur psikologët, neuropsikiatrit e spitalet neuropsikiatrike të merreshin me
studimin e grupeve shqiptare që në mënyrë të çoroditur e mbrojnë gjenocidin e
pushtuesit turk, si do të na trajtonin? Raste për neuropsikiatri? Të çmendur?
Mercenarë apo shpirt robi? S’ke si i kupton ndryshe, kur reagojnë ashtu sikurse
nuk pritet nga asnjë grup brenda kombit.
Botohen
fragmente të Masakrës së Manastirit, apo dhjetëra masakre turke ndaj
shqiptarëve që i kanë shkruar kronistët turq, ndërsa ata reagojnë në mënyrë të
pakontrolluar, si të ishin me të prapme në gaca, mbrojnë masakruesin, dridhen
nga skizofrenia e neurozat që nuk i kupton.
Kur
Kadare, historianë e intelektualë
shkruajnë se vetëm shqipen e ndaloi okupuesi turk, kurse lejoi mijëra
shkolla serbe, greke e bullgare në territorin shqiptar, dalin ca budallenj tru
bosh dhe të thonë: po të mos ishte
Turqia ti s’do të flisje shqip! Marrëzi që vetëm një i çmendur mund të
ta thotë.
Kur
u shkrua se okupuesit turq ishin më mizorët ndaj shqiptarëve, e shkretuan
Shqipërinë si asnjë vend tjetër, gati na
shfarosën, ata të përgjigjen: ishim të privilegjuar! Prapë s’ke si i arsyeton.
Mbase psikologet mund të japin ndonjë përgjigje.
Sindromi
i Stokholmit është studiuar, por Sindromi shqiptar, mbetet për t’u studiuar.
Mos
u studioftë kurrë se mund të na nxjerrin komb me grupe me mendësi skllevërish,
mercenarësh dhe të hallakatur nga mendtë.