Mendime
Kastriot Myftaraj: Njëqind hoxhë do t’ i luten Allahut për futbollistët Xherdan Shaqiri dhe Shkodran Mustafi
E diele, 31.01.2021, 01:27 PM
Kastriot Myftaraj:
Njëqind
hoxhë të shquar nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do t’ i luten
Allahut për futbollistët Xherdan Shaqiri dhe Shkodran Mustafi, të cilët deri
pak kohë më parë kanë shkëlqyer duke qenë krenaria e islamikëve shqipfolës. Por
tashmë ka disa vite që nuk po luanë dot si më parë, megjithëse moshën e kanë
ende të re.
Xherdan
Shaqiri, i cili është vetëm 29 vjeç, dy vitet e fundit ka luajtur vetëm 11
ndeshje në ligën angleze me “Liverpool” dhe ka bërë vetëm dy gola. Me
përfaqësuesen e Zvicrës ka luajtur vetëm dy ndeshje në dy vitet e fundit dhe
nuk ka bërë dot asnjë gol.
Shkodran
Mustafi, i cili është vetëm 28 vjeç, në fillim të këtij viti u la i lirë nga
“Arsenali” që të gjejë klub të ri, para përfundimit të sezonit, një gjë kjo
shumë poshtëruese për një futbollist. Këtë sezon ai ka luajtur vetëm tre
ndeshje me “Arsenalin” në ligën angleze. Mustafi nuk luan me përfaqësuesen e
Gjermanisë që prej vitit 2017.
Njëri
prej hoxhëve tha se duhet t’ i luten Allahut që t’ i ndihmojë Shaqirin dhe
Mustafin si Ibrahimoviçin, i cili po shkëlqen si lojtar edhe pse është tashmë
në moshën 39 vjeç. Të njëqind hoxhët ishin të bindur se Ibrahimoviçi luan kaq
mirë se ka ndihmën e Allahut.
Prandaj,
të njëqind hoxhët e shquar iu lutën Allahut që t’ i ndihmojë Shaqirin dhe
Mustafin si Ibrahimoviçin.
Pas
lutjes, njëri prej imamëve shprehu mendimin që të këshillohen edhe me kolegët e
tyre imamë në Suedi dhe Itali, që e njohin Ibrahimoviçin. Dhe kështu bënë por
ajo që mësuan nuk u pëlqeu fare. E kuptuan se lutja u kishte shkuar kot, madje
mund ta kishte zemëruar Allahun. Sepse kolegët e tyrë u thanë që Ibrahimoviçi,
megjithëse nga mbiemri duket si musliman ka zgjedhur fenë e nënës që është
katolike dhe e quan veten një katolik të përkushtuar.
Ra
një heshtje sikur hoxhët të ishin duke larë një xhenaze.
-Gjithsesi,
a nuk i bëjmë një mallkim Ibrahimoviçit që Allahu t’ ia lidhë këmbët kur luan
me top në fushë dhe pastaj i lutemi Allahut që djemtë tanë të luajnë edhe më
mirë se ky qafiri femohues?- Tha një tjetër hoxhë.
Ky
mendim u pëlqye prej të gjithëve dhe ashtu bënë.
Të
shohim se çfarë do të ndodhë me Shaqirin, Mustafin dhe Ibrahimoviçin.