Mendime
Dedë Preqi: Mos abuzoni me mërgatën, ata me ju ndajnë zemrën dhe kafshatën
E merkure, 13.01.2021, 12:49 PM
MOS ABUZONI ME MËRGATËN, ATA ME JU E NDAJNË ZEMREN DHE KAFSHATËN
Nga
Dedë Preqi
Në
Kosovë, sikur po kundërmojnë disa rryma të këqija dhe të gërditshme politike,
që po e prishin frymën dhe klimën demokratike të këtij populli. Të vetëdijshëm
se, kur flasim për mërgatën tonë shqiptare, së paku ata nuk e meritojnë të
fyhen apo në një mënyrë të anashkalohen nga përgjegjësitë dhe obligimet që kanë
ndaj atdheut të vet, duke ditur se janë pjesë e këtij populli dhe njerëz të
këtij vendi.
Mërgata
shqiptare nuk do të kufizohej vetëm me çështjen e një të vërtete, e cila do ti
siguronte kushte dhe mirëqenje vetëvetës, apo familjes së vet, pothuaj të
gjitha transformimet materiale dhe shpirtërore të vendit tonë në Kosovë, lidhën
me periudhat pas emigrimit të njerëzve tanë në punë të përkohshme në vendet
perëndimore.
Numri
i mërgimtarëve shqiptarë është shumë i madh dhe gjendja faktike e numrit të
tyre, që jetojnë jashtë Kosovës, është e pa çartë, sepse në zyrat e qeverisë së
migracionit të Kosovës, mungojnë të dhënat e sakta edhe nëse diçka gjindet e
shënuar, kjo administratë e ka lënë anash këtë çështje dhe shumë pak është
interesuar për këta njerëz të mërgatës.
Edhe
në kohën e pushtuesit serb, një çështje e tillë ka mbetë peng e mos interesimit
qeveritarë, e cila e ka anashkaluar me një çëllim të caktuar, poashtu edhe mas
çlirimit të vendit tonë, mërgata shqiptare nuk e ka zënë vendin e vet të
merituar, apo me një fjalë tjetër, janë vënë në lojë shpeshherë dhe sa herë që
janë mbajtur zgjedhjet e lira në vendin tonë.
Në
kohën e pushtuesit serb, dihet fortë mirë nëpërkëmbja që iu është bërë
bashkëatdhetarëve tanë nga diaspora, të cilët gjysma e tyre nuk kishin mundësi
të arrijnë me vite të tëra, që ta vizitojnë atdheun e tyre dhe familjarët,
sepse ishin njerëz të ikur në rrethana të ndryshme politike, të cilët ia mësyen
botës për ti shpëtuar edhe më të keqës.
Okupatori
serb përdori dhe veproj me metodat më përfide ndaj popullatës shqiptare, ndaj
punëtorëve, ndaj nxënësve dhe studentëve, duke i malltertuar dhe burgosë
shumicën e tyre, sidomos studentëve ua kishte frikën, sepse ata ishin garda më
e fuqishme dhe revulucionare e gjitha kohrave të demostratave.
Okupatori
i kohës ua kishte frikën edhe mërgimtarëve shqiptarë, të shpërndarë në gjitha
vendet e perëndimit, të cilët ishin të informuar fare mirë nga shpiunat dhe
agjendët e kohës, se diaspora shqiptare po e luan një rrol të veqantë dhe
konstruktiv, me organizimet e tyre dhe demostratat para Ambasadave dhe
përfaqësive të huaja në gjitha vendet evropiane e botërore.
Okupatori
serb punoi me një mjeshtri të rrallë, sa që të fshihet nga mendja e shqiptarëve
dhe kujtesa e tyre historike, ideja se shqiptarët do kthehen ndonjëherë në
vete, që ti zgjedhin problemet e veta, apo të arrijnë deri te pavarësia e tyre,
duke menduar se me ndjekjen e dhunshme dhe mërgimin e shqiptarëve nëpër botë,
do t’ia arrijnë çëllimit, që Kosova të deshqiptarëzohet dhe ta ndryshojë
fizionominë e saj në tërësi me ardhacakët serb dhe malazez në trojet dardane.
Mirëpo,
shqiptarët edhe pse të shpërndarë në gjitha vendet e botës, nuk ndejtën
duarkryq, të cilët e muarën rrugën e mërgimit me dhunë, apo të detyruar nga
nevojat ekonomike dhe sociale, ndonse të larguar me qindra e mija kilometra,
kjo hapësirë gjeografike nuk mundi t‘ua ndalë vullnetin dhe dashurinë për
atdheun dhe njerëzit e tyre.
Ndërsa
në anën tjetër, që do të ishte shumë e rëndësishme, sepse shqiptarët, jo vetëm
që ishin një fuqi punëtore, por ata u bënë urë lidhëse e shtetit të tyre, në
mes shteteve tjera evopiane e botërore, të cilët me aktivitetet e tyre të
vazhdueshme e njoftuan botën, Kosova nuk mund të nëpërkëmbët dhe të jetojë e
robëruar, ky popull e do lirinë dhe demokracinë, sikur kombet tjera të botës
demokratike.
Diaspora
shqiptare gëzimin më të madh të saj e përjetoj me daljen e UçK-së, në front dhe
ndërhyrjen e forcave të NATO-s, në Kosovë, kundër ushtrisë dhe hordhive barbare
të Serbisë, me çrast shumë bij dhe bija e flijuan jetën edhe nga diaspora
shqiptare.
Për
mërgatën tonë, nuk mjaftojnë vetëm fjalët dhe informimet e zakonshme, por ky
komunitet shqiptarë e ka agjendën e vet për të gjitha veprimet e meritat e saj,
duke i arkivuar dhe ruajtur pothuaj të gjitha shënimet e ngjarjeve të një
rëndësie historike e kombëtare.
Dhe
brenga e saj më e madhe është sot brezi i ri në Kosovë, të cilët bredhin
rrugëve pa punë dhe pa ndonjë përspektivë, që të sigurojnë një mirëqenje në
jetën e tyre. Poashtu, çfarë do bëhët edhe me brezin e ri, që rritet në
diasporë largë vendit të vet, në këto rrethana, a do të ishte përgjegja e tyre
e dyshimtë, që nesër si të kthehen në atdhe.
Kush po abuzon me
mërgatën
Mërgata
shqiptare si çdo herë është krahu më i fuqishëm që iu dha ndonjëherë atdheut,
dhe çdo herë e më shumë ajo është e pranishme me sakrificat e veta dhe dashuria
e saj për vendin e vet shkon edhe më largë se përtej ekzistencës fizike, dhe
përmes kësaj dashurie e gjeti kuptimin më të thellë në qenien e saj
shpirtërore, duke mbetë gjithmonë besnike.
Edhe
atëherë kur mbahen zgjedhjet në Kosovë, mërgata shqiptare në bazë të
Kushtetutës së Kosovës, e ka të drejtën e vet të votimit, e cila edhe pse
qëndron largë atdheut të vet pjesëmarrja e saj është e ligjore, sikur gjithë
qytetarët tjerë në vend, që të shprehin vullnetin dhe verdiktin e tyre zgjedhor
me votën e lirë qytetare.
Kushtet
(përmes telefonatave) të cilat kohën e fundit i ka paraqitë KQZ-ja, ndaj
mërgimtarëve për të votuar në Zgjedhjet e ardhshme të 14 shkurtit të këtij
viti, janë kushte, të cilat më shumë e kanë anën diskriminuese ndaj mërgatës,
se vullnetin qytetar të saj, apo dikush po frikësohet se, do të degradohet prej
diasporës, apo me votën e tyre « pro », dhe » kundër », mund ti shembët
pushteti.
Prandaj,
qeveria e Kosovës, gjegjësisht KQZ-ja, nuk duhet të i përserisë të njëjtat
gabime me mërgatën e vet shqiptare, sëcilës shpesh herë po i hynë në hak, duke
i anashkaluar, apo duke i inskenu modele dhe kushte të veqanta, në një mënyrë,
duke e lënë shumë herë jashtë proceseve të rëndësishme. Pjesëmarrja e mërgatës
është shumë e rëndësishme në proceset zgjedhore, por edhe në raste të tjera
vendimmarrëse për Kosovën, kur dihet se numri i mërgimtarëve arrinë një shifër
të madhe, të cilët do kishin mundësi të votojnë edhe përmes metodave
bashkëkohore, sikur që është posta dhe metodat elektronike.