Mendime
Skënder Kapiti: VETING-un politik në Kosovë e bën Referendumi i 14 Shkurtit
E merkure, 13.01.2021, 11:00 AM
VETING-un politik në Kosovë e bën Referendum i 14 Shkurtit, VETING-un institucional do e bëjnë KURTI dhe OSMANI
Nga
Skënder Sadri KAPITI
Me
14 Shkurt vota popullore do e ndëshkojë ashpër politikën e vjetër të LDK, PDK,
AAK dhe NISMA, të cilat tashmë janë konsumuar së tepërmi nga fakti i
keqeverisjeve të tyre në këto 20 vite.
Elita
e vjetër politike në Kosovë ka dështuar rëndë në ngritjen dhe ndërtimin e
shtetit ligjor, modern e me standarde moderne; elita politike LDK, PDK, AAK dhe
NISMA ka dështuar rëndë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit pasi ajo vetë
simbolizon dhe identifikohet me
korrupsionin, hajninë dhe tradhtinë; ka
dështuar në punësim, në shëndetsi, në arësim,pra ka dështuar në sferën sociale,
të mirëqënies, të progresit e zhvillimit si dhe në atë të integrimit europian.
Për
këto arsye opinioni dhe votuesi kosovar politikën e vjetër do e ndëshkojë ashpër pasi atë verdikti i
popullit edhe e ndëshkoi dhe një vit më parë
me 6 Tetor 2021.
Mirëpo
gjatë këtij viti të fundit dhe pas
zgjedhjeve të 6 Tetorit politika e vjetër u ngarkua me të këqija dhe me kusure
të tjera edhe më të rënda. Ajo tashmë është diskredituar publikisht por edhe
nderkombëtarisht me aktin e pashëmbullt edhe në rang botëror: në atë se në
kulmin e pandemisë globale të koronavirusit dhe në kulmin e punës shëmbullore të qeverisë KURTI, politika e vjetër ndërmori
një grusht parlamentar që bëri të mundur rrëzimi e qeverisë legjitime KURTI dhe
formimin e një qeveria të dobët dhe pa legjitimitet demokratik e cila ka dështuar
thellë, dhe madje me marrëveshjen e Washingtonit në dëm të Kosovës, qeveria dhe
kryeministri Hoti sipas asaj
marrëveshjeje e kthyen Serbinë në Kosovë.
Tashmë
populli në Kosovë është e sigurtë se do e ndëshkojë thellë politikën e aleancës
të së keqes, LDK, PDK, AAK dhe NISMA.
Pikërisht
ky fakt do të thotë se Referendumi i 14 Shkurtit 2021, verdikti popullor do të
bejë të mundur VETING-un e madh politik
në Kosovë që është: largimi nga
pushteti, dhe ndëshkimi i ashpër me votë të politikës së vjetër. Pra zgjedhjet
e 14 Shkurtit 2021 do të jenë një votëVETING popullor ndëshkues i së vjetrës
dhe besim, shpresë e triumf i së
resë, Kurtit dhe Osmanit.
Ky
referendum u jep shansin edhe antarësisë së partive politike LDK, PDK, AAK dhe
NISMA që të bëjnë edhe VETING-n brënda tyre, ku votuesit e këtyre kanë shansin
që të ndëshkojnë dhe të mos dërgojnë në parlament individët prej të cilëve ato
do të ndëshkohen ashpër si organizata politike. Ky referendum le të shërbejë
pra edhe si një VETING politik për këto parti për t’u cliruar nga kapësit e pronarët
e tyre, pra për të ndëshkuar autokracinë, nepotizmin dhe korruptimin.
KURTI
dhe OSMANI do të kryejnë reformimin, VETING-un e sistemit të drejtësisë, pasi
vetëm ata janë të lirë, të pashtrënguar dhe të motivuar kombëtarisht për
ndërmarrjen e kësaj reforme të reformave, të kësaj reforme jetike për Kosovën,
pasi si Osmani dhe Kurti janë të pastër dhe nuk janë, nuk kanë dhe as nuk janë të akuzuar për rekorde krimi,
korrupsioni, hajnije dhe as tradhtie publike e kombëtare.
KURTI
dhe OSMANI janë në pozicione dhe në antitezë diametralisht të kundërt më atë se
cfarë kanë në biografinë e CV-në e tyre ata të cilët do të ndëshkohen me 14
Shkurt 2021.
Me
VETING-un në drejtësi fillon edhe VETING-u gjithistitucional në Kosovë, fillon
sundimi i ligjit, fillon funksionimi edhe i demokracisë, shtetit dhe
shoqërisë të kapura nga politka e
vjetër; me VETING-un e drejtësisë fillon cmontimi i sistemit kriminal të
hajnisë e korrupsionit mision të cilin populli në Kosovë do t’ua besojë Albin
KURTIT dhe Vjosa OSMANIT.