Mendime
Shefqet Dibrani: Ndryshimi që po e tronditë Isa Mustafën
E hene, 11.01.2021, 10:25 AM
Ndryshimi që po e tronditë Isa Mustafën
Reagim
në shkrimin: “Mustafa me “porosi” për Gjykatën Speciale: Të gjykohen vrasjet e
anëtarëve të LDK-së, ua kemi borxh drejtësinë”, gazeta “Bota sot - Online”,
09.01.2021.
Nga
Shefqet Dibrani
Sa
herë vijnë zgjedhjet, Isa Mustafa kërkon të gjykohen vrasjet e anëtarëve të
LDK-së pasi ai ua paska borxh, por Isa Mustafa paska harruar për t’ia kthyer
borxhin që ia ka marrë diasporës. Ai qe njëzetvjet në Kosovë po i zgjeron
bizneset private e borxhin nuk po e kthen. Qytetari i Kosovës, duhet të shkon
deri te lagjja “Xhamia e Llapit”, në Prishtinë, për t’i parë saktë se ku po
investohen paret e “Trepërqindëshit - 3%”, ato nga “Huaja Popullore”, që nuk u
kthyen kurrë, pastaj duhet të hetohet edhe Fondi “Mdihmë për Derenicën”, dhe
ata milionat nga shitja e “Dardania Bankës në Tiranë”, nëse janë investuar për
vrasjet e personalitetve politike në LDK, që pastaj për të ardhur me duar në
xhepa në krye të saj Isa Mustafa, tupanxhia nga Prizreni, Drejtori nga
Riinvest, ata që kanë udhëhequr ekspedita vrastare të policisë së Kosovës për
t’i vrar Veprimtarët e Ilegales patriotike në vitet e tetëdhjeta, i biri një
UDBA-shi ose informatori i tyre nga Peja, kurse vet në politikë e i vëllai në
diplomaci po bëjnë kërdinë, por që të gjithë janë mbledhur në strukturat e
tanishme të LDK-së, madje e rrëzojnë Qeverinë e Kosovës në kohë Pandemia, madje
krijojnë Qeveri anti kushtetuese, e ministra e zëvendësministra i bëjnë Kipcat
e Isa Mustafës, dhe tash u kërkuaka të gjykohen vrasjet që nuk kanë dashur
kurrë me i zbuluar, ashtu siç ua kanë shantazhuar familjaret, me punësime e
avancime të pamerituara në politikat udhëheqëse në LDK dhe në institucionet
shtetërore të Kosovës.
Vetëm
para pak vitesh, Isa Mustafa, ishte vet kryeminister, dhe llapjanet e LDK-së i
kishte në Ministrinë e Punëve të Brendshme, por nuk pat vullnet për t’i zbuluar
ato vrasje me motive politike. Thuase atëherë nuk ua paska pasur borxh, vetëm
tashti kur zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, janë në prag, ai paska aktualizuar
kartën e vjetër, për t’i zbuluar vrasjet e anëtarëve të LDK-së, por do të ishte
shumë e moralshme që të reagonin familjaret dhe t’i thonin Isa Mustafës mos u
tall me familjaret tanë.
Vet
Isa Mustafa, e pat shkelur Kushtetutën kur deshti të bëhet Kryeparlamentar me
dallaveret e tij, kurse Kipcin e Isa Mustafës, dr. Abdullah Hotin, e shkarkoi
Gjykata Kushtetuese, për krijimin e Qeverisë Ilegale, siç e cilësoi shtypi
Perëndimor.
Por
një gjë është e saktë, Isa Mustafa, e ka mbyllur Qendrën për Informim të
Kosovës (QIK), madje siç flitet e paska shkatërruar edhe databazën e atyre
Informacioneve, që duhet të kategorizohet si vrasja e nxitur politikisht, pasi
është vrasja ma e madhe që i është bërë punës dhe veprimtarisë së LDK-së,
angazhimit të saj, shkrimeve historike për Kosovën, prandaj i bëjë thirrje
publike Gjykatës Speciale të Kosovës me seli në Hagë, Agjencionit Kosovar të
Intelegjencës së Kosovës (AKI), Prokurorit të Shtetit të Republikës së Kosovës,
për ta hetuar edhe këtë rast, për ta gjykuar dhe për ta vënë para përgjegjësisë
Vrasësin e Informacionit, e të kronologjive informative për krimin serb në
Kosovë. Sepse duke shkatërruar databazën e QIK-t, po vritet historia e Kosovës.
Duke e shkatërruar Databazën e QIK-ut, drejtpërdrejtë është vrarë angazhimin
intelektual i Enver Malokut dhe i Xhemail Mustafës, dhe është vrarë angazhimi i
dhjetëra intelektualeve të tjerë që kanë punuar në QIK, në kohën kur vet Isa
Mustafa, në cilësinë e Ministrit për Ekonomi dhe Financa në Qeverinë e Kosovës
në ekzil, ua rrudhte financat. Pra ai Isa Mustafa, i cili me metodat e diferencimeve
ideopolitike, në vitin 2015, i përjashtoi dy Degët e LDK-së në Diasporë, në
vitin 2020, e përjashtoi dr. Vjosa Osmanin nga të gjtha strukturat e LDK-së, e
këtë diferncim ideopolitik e aplikoi, siç thuhet eprori i KOS-it të APJ-së në
vitin 2021, kundër dr. Haxhi Avdylit dhe veprimtarëve të tjerë, në Degën e
LDK-së në Prizren, prandaj edhe një herë po i bëjë thirrje publike Gjykatës
Speciale të Kosovës në Hagë, që ta hetojnë Kolonën e Pestë të Riinvestit, qysh arriti për ta
pushtuar LDK-në, dhe pse po e vret demokracitë e brisht kosovare. Përse në
vitin 2021, po zhvillon fushatë të diferencimit ideopolitik, siç e bënte dikur
Isa Mustafa me LKJ-në e tij të famshme.
Prandaj
po i ftojë qytetarët e Kosovës, veçmas të gjithë votuesit e LDK-së, që kësaj
radhe të dalin në mënyrë masive në zgjedhje, dhe askish të mos ia japin një
votë Klanit të Riinvestit, që e ka pushtuar LDK-së, pasi këto struktura të
LKJ-së i kemi provuar qe dhjetë vjet.
Ndryshimi
po vjen, Kosova patjetër ka me ndryshuar nga data 14 shkurt 2021. Populli dhe
Rinia e Kosovës ka me e ndëshkuar Isa Mustafën dhe të gjitha Klanet tjera që
për njëzet vjet ia kanë nxirë Lirinë Kosovës.
________
Lexo këtu deklaratës e
Isa Mustafës: “Mustafa me “porosi” për Gjykatën Speciale: Të gjykohen vrasjet e
anëtarëve të LDK-së, ua kemi borxh drejtësinë”:
https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1478022/mustafa-me-porosi-per-gjykaten-speciale-te-gjykohen-vrasjet-e-anetareve-te-ldk-se-ua-kemi-borxh-drejtesine/