Mendime
Afrim Caka: Organizmi i mërgatës shqiptare në botë
E premte, 08.01.2021, 10:48 AM
ORGANIZIMI I MËRGATËS SHQIPTARE NË BOTË
Nga
Afrim Caka
Çështja
kombëtare s’është vetëm dëshirës dhe e vullnetit, por e domosdoshmerisë dhe e
realitetit historik. Atë që duhet ta bëjmë sot, nuk mund t’ua lëmë brezave të
ardhëshëm.
Botës
do bërë të njohur me forcën e fakteve dhe të argumenteve të drejtën tonë
historike dhe etnike në trojet ku jetojmë, ndaj edhe dosmosdonë e njohjes nga
ana e saj të së drejtës së vetvendosjes
së shqiptarëve të Preshëvës, Çamërisë dhe të shqiptarëve të Iliridës e Malit të
Zi. Botën do mësuar, më në fund, të flaës për ne me gjuhën tonë të
argumkenteve, të flaës jo për “Shqipërinë e adhe”, por për popullin e ndarë më
dysh pa të drejtë. Nuk duhet t'i lejojmë liderët tanë të korruptuar që të
mirren me politik.
Durimit
mund t’i vijë fundi si çdo gjëje në jetë. Është rrezik t’i përmbahemi vetëm
durimit. Prandaj, është i domodoshëm hartimi i Programit Kombëtar në Diasporë,
ku në menyrë shkencore do të shtroheshin rrugët e zgjidhjes së çeshtjës sonë
kombëtare. Pra nuk mund të silllemi brenda një rrethi të mbyllur. Duhet të
hulumtojmë rrugët që na çojnë në zgjidhjen e problemit tonë që na krijuan
liderët tanë!
*
* * *
Një
popull i ndarë midis fesë dhe partive politike…
Ky
është shansi i fundit që mergata shqiptare mund ta shpëtoj kombin nga djerrinat
e korruptuara.
Mërgata
shqiptare duhet të bëhet një subjekt i të rëndësishëm i biotës shqiptare, sot
kur mbi gjysma e kombit ndodhet jashtë Atdheut – Dardanisë.
Mergata
shqiptare duhet të bashkohet rreth programit kombëtar:
“Bashkimit
shqiptar dhe integrimit në qytetërimin perëndimor!”
Institucionalizimi
i mërgatës bëhet me program dhe statut të veçantë. Programi shpreh qëllimet
kryesore të angazhimit dhe të rolit të mergatëes në jetën kombëtare, siç janë
ruajtja dhe zhvillimi i identitetit etnokulturor, afirmimi i kulturës
shqiptare, solidarizimi kombëtar dhe miqësia me popujt e vendve mikpritëse.
Statusi
përcakton format e organizimit të mërgatës. Bërthamë e organizimit duhet të
jetë bashkësia shqiptare, që formohet nëpër qytete a rajone të një vendi. Të
gjitha bashkësitë formojnë Mërgatën Shqiptarenë një shtet. Organi më i lartë i
është kuvendi, i përbërë nga përfaqësuesit e bashkësive shqiptare. Kuvendi
zgjedh Kryesinë e Mërgatës, e cila drejton veprimtarinë e saj në seksione të
veçanta: politik, ekonomik, kulturor, arsimor, social, humanitar, mjek dhe jo
imame hoxhallarË etj.
Kështu
do të formoheshin mërgatat shqiptare në Angli, Austri, Greqi, Gjermani, Zvicër,
Turqi, në vendet skandinave, tejoqeanike etj.
Mëgata
mund të organizohet në një vend edhe nga bashkimi i shoqërive, shoqatave e
klubeve të ndryshme, por ato nuk mund t’i përfshijnë të gjithë mërgimtarët.
Të
gjitha mergatat në vende të ndryshme formojnë Lidhjen e Mergatave Shqiptare.
Organi më i lartë i Lidhjes është Kongresi, i përbërë nga përfaqësuesit e të
gjitha mergatave, i cili zgjedh Kryesinë, që drejton veprimtarinë e Lidhjes.
Lidhja
e mergatave Shqiptare krijon fondin e vet, boton gazetën e përditëshme dhe
zhvillon veprimtari botuese, kulturore – artistike, politike – diplomatike,
solidare etj.
Kështu,
Lidhja e Mërgatave Shqiptare do të ishte një lloj lobi shqiptar në botë, që do
të lunate rol të rëndësishëm në mbrojtjen e interesave kombëtare dhe në
forcimin e miqësisë me popujt e tjerë. Po ashtu, ajo do të mbronte mërgatën
shqiptare nga procesi i gërryerjes, asimilimit, tradhtisë dhe dukuritë e
ndryshme të kriminalizimit.
Lidhja
e Mërgatave Shqiptare do të bëhej urë e ATDHEUT me botën dhe pengesë për
partitë të korruptuara, do të përfaqësonte denjësisht atë dhe do të kontribonte
shumë shumë për nrilindjen kombëtare dhe qytetërimin modern shqiptar.
Degët
partiake dhe liderët e tyre të korruptuar në mergatë duhet të shuhen fare,
sepse jaën këpurdha, që janë bërë përçuese të ndarjeve e përçarjeve ideologjhike
e krahinore, madje janë shndërruar edhe në shërbim të liderve politikë të
aferave skandaloze si ajo e "3%-shit, Dardania Bannkes dhe e
Prontos". Ky fenomen është bërë masiv në Dardani që nga viti viti '90, kjo
është tragjedia më e madhe në historinë e re shqiptare.
Improvizimet
dhe verbalizmi politik nga disa lider të korruptuar nuk mund ta mbrojnë
sovranitetin kombëtar. Vullneti i idealitetit janë kategori morale e
psikologjike e mergimtareve tanë, ndërsa realiteti është kategori historike. Natyrish,
askush nuk e konteston vullnetin e shqiptarëve në mergatë, por realitetin
ekzistues. Realiteti ynë i sotëm në Dardani është shndërruar në kufom e moçal
dhe nuk na siguron zgjidhjen e drejtë të çështjes sonë kombëtare. Jemi në këtë
gjendje në një masë të madhe për shkak të mendëesisë sonë kriminale e
korruptive.
Me
një karakter të theksuar shumë etnik, pa vetëdije kombëtare e përgjegjësi
shtetërore, me një etje ekstreme për fitimin e përfitimin personal, me një
urrejtje patologjike provincial ndaj kombit etnik shqiptar, paria e bëri dhe
bën gjithçka për të mbetur pronare e kombit shqiptar, e shtetit Dardanë,
historisë, kulturës dhe e ekonomisë kombëtare. Me origjina tejet të dyshimta
etnike, me një mendëesi të theksuar byzantine dhe osmane, me lidhje e varësi të
hekurt nga pakicat artificiale joshqiptare dhe nga qendra influente jashtë kombit e shtteit dardanë, kjo pari
është thjeshtë parazitare dhe skllavëruese e kombit shqiptar. Këta nuk do të
ndalen derisa ta shohin kombin shqiptar
të rrëshqasë edhe në luftë vëllavrasëse, vetëm e vetëm ti
raujnë interesat e tyre.
Dardania
është në duartë e mërgatës shqiptare…