Mendime
Gani Mehmeti: Zgjedhjet e ardhshme, më të vështirat për LDK-në!
E enjte, 07.01.2021, 08:04 AM
ZGJEDHJET E ARDHSHME, MË TË VËSHTIRAT PËR LDK-së!
Nga
Gani I. Mehmeti
Nëse,
në të gjitha zgjedhjet e deritanishme, elektorati ka pasur një motiv për ta
votuar LDK-në, kësaj radhe nuk di se çfarë motivi do të kenë për ta votuar atë.
Me
të drejtë, qemë aktivizuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës menjëherë mbas
themelimit të saj, duke u rreshtuar në luftë kundër Serbisë, në të njëjtën
mënyrë sot, bukur vrullshëm, po ikun prej LDK votuesit e saj, madje edhe
zyrtarë të lartë e të ulët dhe aktivistë
të shquar deri në kohën e fundit për LDK-në.
Ashtu
qysh erdhi si kryetar i LDK-së, Isa Mustafa me manipulime të ndryshme, ashtu
edhe sot po i ikun votuesit pse vazhdimisht nga viti 2010 nuk mbajti fjalën
LDK-ja ndaj votuesve. LDK u bë përkrahëse e madhe e partive tjera për të
këqijat e Kosovës. Premtimet kanë mbetur vetëm premtime edhe duke qenë
në qeveri me partitë e tjera.
Kulmi
i tij kundër votuesëve erdhi kur tha se Qeverinë nuk mund ta zgjedhin qytetarët, kupto votuesit! Atëherë përse
votohet? Dhe me këtë, ashtu siç ndodhi me rrëzuarjen e Qeverisë Kurti dhe me
krijimin e Qeverisë Hoti, u vërtetua ajo që tha, se ne me votat tzuaja, bëjmë
qeveri me kë të duam, pra u tradhtua votuesi. Tani, le të zgjedhë qeverinë
Mustafa pa voteuesit për të!
LDK
nuk e ndali korrupsionin, nuk zbuloi vrasësit e njerëzve të LDK, ajo ndihmoi
demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi, që iu morën Kosovës 8230 hektarë tokë,
nënshkroi Bashkësinë e Komunave me shumicë serbe (zajednicën apo asociacionin),
e cila e dëmton shumë rëndë Kosovën politikisht, e ndoshta deri nesër edhe
territorialisht.
Që
në zgjedhjet e vitit 2014, LDK tradhtoi votuesit, duke u bërë bashkudhëtare me
PDK, vetëm pse merrte qeverinë, pra ishin pazare. LDK e pa veten se ku ishte
edhe në zgjedhjet vitit 2019, prandaj kandidoi për kryeminsitre Vjosa Osmanin,
e cila shpëtoi Luidhjen Demokratike të Kosovës, duke e nxjerrë partinë e dytë,
me kusht se do jenë shpresa e qytetarëve dhe do luftojnë të këqijat e deri
atëhershme nga të gjitha qeveritë. Pas zgjedhjeve, me një vështirësi të madhe,
por u formua qeveria e shpresës. Kjo qeveri nuk i pëlqeu dikjut nga LDK dhe u
rrëzua, po nga LDK!
Do
ta quanim rrëzuarje parimore nga LDK-ja,
sikur të mos pranonte të ishte në qeveri pa zgjedhje. Mirëpo, ajo krijoi
qvereinë Hoti me partitë që kishte vënë vija të kuqe, pse nuk donte të luftonte
të këqiat e deriatëhershme, pse edhe vetë të LDK-së ishin aty.
Dhe,
vetë rrëzimi i Qeverisë Kurti, të Qeverisë së Shpresës, siç thuhej në popull,
më nuk di ku e në çka do të mbështetet LDK-ja, çfarë premtimesh do të japë tani
dhe sa do t’i besojnë zgjedhësit, votuesit e zhgënjyer disa herë.
Pra,
sot LDk ka rënë aq poshtë me veprimet e veta, të vetë atyre që janë më
përgjegjës, sa është bërë për ta qarë e për ta vajtuar, për çka, më vjen shumë
keq, pse edhe vetë isha aty deri në këto kohët e fundit dhe nuk kam besuar se
një ditë nuk do të jem, por nga njerëzit që ka në krye sot LDK, nuk mundem të
bëhem pjesë e të këqijave për vendin dhe popullin tim.
Pra,
vetë LDK po ia mundëson LVV-së të fitojë zgjedhjet, madje me një përqindje
përtej 50%, i pëlqeu dikujt apo jo.
Sot
Lëvizja Vetëvendosje, me gjithë disa të meta që i ka, ka zënë vendin e Lidhjes
Demokratike të Kosovës së viteve të 90-ta, duke menduar se ka mbetur shpresa e
vetme për zhvillimin e vendit, lufrtimin e krimit, korrupsionit, çkapjes së
shtetit, të prokurorisë e të gjykatave, ndërprerjen e migrimit të njerëzve nga
Kosova, të marrëdhënieve reciproke, apo të repriprocitetit me Serbinë, të
dialogut me Serbinë jo në dëm të Kosovës, jo të ndryshimit të kufijve, etj.
Me
një fjalë, tërë shpresat sot kanë mbetur tek LVV, dhe dhëntë Zoti e të mos
dalin të dëshpëruar e të zhgënjyer nga Qeveria Kurti 2!
Pra,
këto zgjedhje, janë më të vështirat për LDK-në. Për partitë e tjera nuk është
interesante edhe të mos e kalojnë fare pragun.
29. 12. 2020