Mendime
Andi Bushati: Çmimi që do të paguajmë për dhuratat e Erdoganit
E merkure, 06.01.2021, 11:04 PM
Çmimi që do të paguajmë për dhuratat e Erdoganit
Nga
Andi Bushati
Sot
në Ankara ka ndodhur një ngjarje e pazakontë. Kryeministrit shqiptar i është
organizuar një nga pritjet më solemne dhe më pompoze që mund të ekzistojnë. Edi
Rama hyri triumfator në pallatin madhështor me 2 mijë dhoma, garda e meherëve,
e veshur me uniformat e ish mbajtësve të tendës së sulltanit, bëri roje nderi
përpara tij, ndërsa vetë Erdogan nuk i kurseu epitetet: vëlla, mik dhe aleat.
Përpos
ceremonialitetit pati edhe më shumë se kaq. Raisi i Turqisë premtoi për të
ftuarin e vet mbështetje në zgjedhjet e 25 prillit, ai pohoi se investimet
turke do të rriten, ai konfirmoi se ndihma bujare do të shtohet, ashtu sikurse
ndodhi gjatë pandemisë dhe tërmetit.
Nuk
do të jetë çudi që dhuratat, ndoshta lokale, apo qoftë edhe ndërkombëtare të
Erdoganit për Edi Ramën, të jenë edhe më të mëdha në ditët e ardhshme.
Por,
pavarësisht nga ky gjenerozitet pompoz dhe nga kjo mbështetje e pakufishme, e
denjë për marëdhëniet që sulltanët e dikurshëm i falnin vasalëve më të bindur,
asnjë qytetar tjetër përpos kryeministrit tonë nuk ka arsye të ndihet i lumtur.
Sepse
dhuratat personale të presidentit islamo- konservator turk për Edi Ramën po
paguhen me çmimin e shtrenjtë të erdoganizimit të Shqipërisë.
Sot
ne jemi vendi i vetëm në Europë që ka një kryeministër që ka pranuar versionin
e regjimit autokratik të Turqisë, se grushtin e shtetit të korrikut 2016 e
organizuan gylenistët. Sot ne jemi i vetmi vend që si pasojë e kësaj
marëdhënieje okulte, kemi ekstraduar mësues turq që rezikojnë të marrin dënime
kapitale në Turqi (shkrimi poshte).
Ne
po nëpërkëmbin ligjet tona duke mbyllur shkolla e kolegje sipas orekseve të
Erdoganit madje dhe duke shkelur ligjet e vendit.
Tirana
është sot një qytet që ka në zonën e saj më ekskluzive një monument në nder të
martirëve të një puçi të pavërtetuar.
Komuniteti
musliman ka dorëzuar mëvetësinë dhe ka ndryshuar drejtuesit e tij në bazë të
udhëzimeve që vijnë nga Ankaraja.
Shteti
ka përdhosur një princip të panegociueshëm duke i lejuar kalifit otoman të
financojë xhaminë më të madhe në vend, madje dhe ta modelojë sipas shijeve të
tij.
Prandaj,
çfarëdo pritjeje madhështore ti organizojë Erdogani Ramës, apo çfarë do lloj
pompimi të reket ti japë ai në skenën ndërkombëtare kryeministrit tonë, kjo nuk
është një gjë që na bën krenarë. Pasi kostoja që po paguan krejt shoqëria nga
kjo përkëdhelje personale është disa fish më e madhe./lapsi.al/