Mendime
Ilmi Veliu: Qyteti i alfabetit - Manastiri, u zëvendësua me Bitpazarin e Shkupit
E marte, 05.01.2021, 02:05 PM
QYTETI I ALFABETIT-MANASTIRI, U ZËVENDËSUA ME BITPAZARIN E SHKUPIT
Nga
Ilmi Veliu
Fjala është për
çmimin, lidhur me 112 vjetorin e Kongresit të Alfabetit. Prita të reagonin
manastirasit, por kot. Megjithatë, e pashë të udhës të bisedoj me disa nga
miqtë e atij qyteti.Së pari, iu drejtova njeriut, të cilit më së shumti i
takonte ky çmim. Ai, ishte i prerë në përgjigje se: ,,Çmimet nuk i marrin
ata që u takojnë por sahanëlëpirësit që ngarendin pas atyre shpërblimeve,,
Nuk ka njeri që nuk i do këta lloj shpërblimesh, por ata duhet të jepen në
mënyrë normale,e jo përmes dallaverave, ishte përgjigjeja e historianit modest,
jo karierist dhe aspak materialist.
Një jurist i këtij
qyteti, lidhur me këtë ngjarje tha: ,,Manastiri, nuk do të llogaritet më
vendlindja e Alfabetit, sepse ate na e mori Bitpazari i Shkupit,, dhe ai kshte
plotësisht të drejtë, sepse, Skender Kaçaku me shokët e Bitpazarit, Manastirin
e llogaritën si qytet i maqedonëve dhe Çairin e shpallën për Vendlindje të
Alfabetit.
Miku tjetër nga
Tetova, i burgosur politik, si puna ime, më tha: ,,Fituesi në fjalë eshtë
shpërblyer nga mikesha e tij që ishte kryetare e komisionit nga shkaku se ai
dikur botoi një shkrim shumë ofendues kundër Skenderbeut me të cilin shkrim i
gëzoi pa masë vëllezërit maqedonas dhe për ate duhej të shpërblehej.
Rastësisht u
takova edhe me një mikun tim nga Dibra e Madhe, i cili kishte njohuri të thella
rreth çështjes në fjalë. Fituesi, sipas tij, është mik i ngushtë i bashkëshortit
të kryetares së komisionit, e cila, nën ndikimin e të shoqit, u detyrua qe
shpërblimin të ja ndante Ali Babës.
Këto pra ishin
prononcimet e miqëve të mij, të cilët më frymëzuan të paraqitem me këtë reagim,
me shpresë se do të mirëpritet nga ata
që e quajnë veten shqipëtarë, dhe e kundërta nga shokët e tyre shqipfolës. Do
harroja kumanovarin, me të cilin më 1991 hapëm shkollat e para të mesme shqipe
në qytetet tona, të cilat shkolla na i kishte mbyllur Gliguri, e që lidhur me
çështjen në fjalë, më tha: ,,Për këtë maskaradë të organizuar në Shkup, Mitat
Frashëri e Gjergj Fishta, shtyllat kryesore të Kongresit të
Manastirit, do të ngriten nga varri dhe do të na pështyjnë në fytyrat tona te
skuqura nga virusi, të gjithë neve intelektualëve të Maqedonisë, posaçërisht,
kompetentët tanë, mos flas për kryetaren dhe anëtarët e komisionit, që toleruan
një maskarallëk të këtillë, i pa parë
gjer më sot në trojet shqiptare,,.
Përndryshe, të
ishte gjallë korespodenti i njohur i Manastirit, Qenan Hasani, do të reagonte
edhe më ashpër, sepse, ai, ishte njeriu që e dinte kush ka sakrifikuar veten
dhe familjen, duke mbrojtur dekada të tëra objektin e Kongresit nga huliganët e
Manastirit, duke u ballafaquar me ta, si dhe
me intelektualët albanofobë, të cilët u përpoqën që Kongresin ta
trajtonin si një mbledhje e rastësishme e intelektualëve të huaj, kurse
familjen Qiriazi ta paraqesin si vllehe etj.
Polemikat e këtij
historiani me maqedonasit,lidhur me Kongresin e Alfabetit, kan qenë të shumta, gjë që këte nuk e gjen te
asnjë historian ose intelektual tjetër shqiptar, prandaj dhe, sipas Qenan
Hasanit, jo rastësisht, disa e quajnë ,,Baba i historianëve të Maqedonisë,,
disa legjendë e Manastirit, pasardhës i Gjerasim Qiriazit, etj. Ky ishte
edhe shkaku që Universiteti i Manastirit e largoi nga puna 20 vite para se
ai te pensionohej kurse huliganët e Manastirit ja dogjën edhe shtëpinë gjer në
themel. Emrin e tij, të cilin, për
respekt, nuk e bëra publik, e që jam shumë i sigurtë se e ka merituar çmimin që
u organizua dhe u nda ne Shkup, mund ta zbuloni nëse në mobil shkruani
fjalinë Mburem që nuk braktisa
vendlindjen e Alfabetit, autore Delvina Kërluku si dhe fjalinë Autobiografi me porosi te Zemra
shqiptare, kurse emrin e ,,patriotit më të madh shqiptar,, që ju nda çmimi do
ta gjeni, nëse në mobil shkruani fjalinë
Udbashët e Kosovës nga Maqedonia (nr. 96) dhe Sheradin
Berisha: Si u denancua Adem Demaçi,te
Pashtriku.
Nuk mund të
anashkaloj fjalët e një mikut tim, autor i shkrimeve satirike, kur e pyeta se çfarë përfundimi t’i vendos këtij reagimi, më tha, citoj: ,,Zotriu në fjalë,
mos lozë më rolin e dhisë së zgjebosur, me bisht përpjetë, por të
kërkojë falje, ashtu siç bëri
bashkëpuntori i tij- historiani nga Kosova, i cili, i penduar për spiunimin e
Adem Demaqit, la amanet që të varrosej pa e përcjellur askush tek varri,,.
Përndryshe,
lexuesit, duke mos përjashtuar edhe autorin e këtij reagimi, nuk e dinë kush
ishin autorët dhe komanduesit e Komisionit që e beni këtë marri, prandaj,
shpresoj që do gjendet ndonjë guximtar-patriot nga Bitapazari i Shkupit që t’i
bëjë publik emrat e tyre, me qëllim që ta dijë populli, kush i udhëheq në këtë shtet të cilit për çdo ditë i
ndryshohet emri.