Kulturë
Xhemal Ahmeti: Për gjuhë e flamur - Gëzuar!
E shtune, 28.11.2020, 09:02 PM
PËR GJUHË E FLAMUR: GËZUAR!
Nga
Xhemal Ahmeti
Unë
për fatin tim të mirë i përkoj njërës nga gjeneratat që u dënuam, burgosëm për
gjuhë, flamur dhe për të drejtën e të qenurit shqiptar. Sot pas dekadave e pyes
veten: e bëmë nga dashuria ndaj vlerave tona apo nga urrejtja ndaj tjerëve. E
para do të jetë ngase frikoheshim mos i humbim dhe i mbronim nga ata që donin
t'i zhdukin. Unë i lutem natyrës që edhe 7 herë po të inkarnohesha si ujk,
mace, shqipe, njeri apo çfardolloj specie tjetër, të ma jepte përherë të
njejtën mundësi: të humbja veten botës apo nëntokës duke mbrojtur gjuhën e
nënës sime, flamurin që na e kanë ruajtur që nga Gjergj Kastrioti dhe kulturën
e bukur tê të parëve të mi.
Amanetin
më fisnik e kemi gjuhën shqipe dhe flamurin e bukur kuq e zi!