Kulturë
Mevlud Buci: Një libër si sitë e demokraturës allashqiptare
E shtune, 21.11.2020, 08:48 AM
NJË LIBËR SI SITË E DEMOKRATURËS ALLASHQIPTARE
Për librin ”Kur po
shkriheshin akujt” të Kamber Farukut
NGA
MEVLUD BUCI
Në
librin e tij, Kamber Faruku shkruan për njerëz dhe ngjarje si një dedikim
simbolikpër ta; ai ua kushton këtë libër
nipërve dhe mbesave tëtij, kjo në hyrje.
Faruku
e ndan librin në pjesë;në pjesën e parë”shënime dollapi”ai pasqyron ngjarje dhe
prova të atyre njerëzve që vihen në krye të punëve, që i futen më këmbë detit
të politikës.
Kamber
Faruku është intelektual, vizionar e misionar, mjeshtër përshkrimesh dhe
selitje faktesh, në punën etij të gjatë sipublicist ai është përballur me
dukuri burokratike të kohës, duke mbajtur gjithnjë anën e së drejtës.
Prandaj,
në këtë hyrje domethënëse të librit ai shprehet:”Isha një intelektual
provincial, megjithatë ndjeja se do të ndodhnin përmbysje të mëdha;sot, pas
tridhjetë vitesh , e shfletova bllokun dhe po mendohesha nëse ia vlen apo jo t`i ruaj ende ato shënime të shkruara
me stilograf kinez, apo t`i hedh”
Në
shkrimet e tij zotëron mprehtësia dhe maturia për t`i thënë faktet
sakte.Ndonëse asokohe nuk përfilleshin kritikat e vërteta, sepse ekzistonte
koncepti se “ulej”partia, se nuk kritikoheshin ataqë ishin në krye, gazetari
Kamber Faruku vepronte me lirinë e fjalës së tij, e cila herë herë I kalonte
caqet e lejueshme.Fjalae tij ishte një peshore e rrallë e vlerave dhe e
antivlerave, një dëshmi e së vërtetës sesi duhet kuptuar demkracia e jo demokratura.
“Unë,
-shkruan autori-jetoja në Dibër, në kufi me hasmin e përjetshëm, Serbinë, por
edhe me një hasëm të brendshëm, mizor, komunizmin”…
Koha
e monizmit demonstroi sesi uzurpohet një
popull, sesi ajo vetquhej “Bahçe e Evropës”, kurse, në tëvërtetë , krahasur me
të, shqiptarët jetonin një realitet grotesk.
At
Gjergj Fishta ka thënë:”Kur e mëson se është i pabesë, qite nagantin dhe bjeri
kresë!”Pra, kur u kuptua se kush ishte diktatura komuniste , pse duhet me i
ndenj besnimk të pabesit?Pra, ne që
patëm besuar, me luftën e klasave edhe në parti, sido që ishim të vendosur
për të vërtetën , për kulturën vlerat
dhe traditat, sërish ekzistonte veprimikainian , dantesk, i njollave në
biografi.Nuk çmohej lufta edëshmorëve tërënë për liri, por tradhtia e “dajave
qëndrestarë që i lartësoi demokracia, nuk çmohej e drejta, por vëzhgimi i
sigurimsave që ishin besnikë të partisë e nganjëherë dilnin mbi partinë.
Libri
është dëshmi esë vërtetësse ç`ka ndodhur në periudhën e kalimit nga diktatura
në demokraci;autori përvijon ndryshimet, ngjarjet, faktet, kohën e trazirave, prijësit,
por edhe pse u shkrinë akujt, ujërat e turbullta nuk u kthjelluan.
Vetë
titulli i librit të Farukut është një diagnose e qartë që tregon ndodhitë dhe
bëmat e tyre në kapërcellin midis dy sistemeve, ku eksperimentimet me jetën e
këtij populli ende s`kanë mbaruar dhe psikologjia enveriste ende vijon.
Autori
fikson ngjarjet, datat me kujdes, për hirtë së vërtetës ato i pasqyron me
besnikëri dhe largpamësi, duke mos harruar asgjë dhe këtu përvijohet koha, njerëzit në pjesën
ndarëse midis dy botëve.Prandaj, ai është i vetmi gazetar që në këtë periudhë
të rëndësishme të shndrrimit epokal tha:Në opozitë, por si vëllezër.
Këto
mesazhe nuk u kuptuan dhe vijojnë të mos kuptohen, kur sot shpifja është
ngritur në sistem dhe është bërë e modës.Nga akuzat që vërshojnë në lojën hidh
e prit, shohim se askush nuk dënohet dhe akuzat kthehen në disa shashka
bombastike e demagogjike.
Drejtësia
luhet pa arbitër, guximi qytetar kërkon mbrojtës të sinqertë dhe ligjorë, fiton
katrahura dhe e padrejta, një mishmash i vërtetë, një rrumpallhone politike
mediatike, një kaos i rendit dhe i vlerëssimit mbi kritere humane.
Njeriu
në të vërtetë beson , vlerëson , guxon , por ai nuk duhet të jetë fletar
mulliri dhe të vërtitet si fluger.
Te
shkrimet e datave6 prill 1990, 8 prill , e diel11 prille plot tëtjera, shpërfaqen
dukuri, ngjarje e koncepte realiste, filozofike, e mbitë gjitha
argumentohet demokracia.Në përshkrimet e
Farukut lexuesi meson mbi demokracinë, si flet e vërteta, e drejta, mirësia.
Si
një publist i thekur, ai stigmatizon ato fenomene negative që e kanë shoqëruar
tranzicionine stërzgjatur shqiptar.Episodet, figurat, dialogjet, flasin përnjë
punë të kujdesshme në renditjen e tyre dhe për shpirtin demkrat të Farukut, që
buron nga Muhuri i Dibrës.
Dialogjet,
retorikat, shprehjet filozofike, pasqyrojnë rolin e individit në shoqëri, atje
ku i beson populli.
-A
ka politikë pa ekonomi?
-Po
ka në Shqipëri , dhe kjo e ka bërë këtë vend të dale fare.
--Kjo?...
-Jo,
preket kushtetuta
-As
ajo?
-Parimet…
-Po
ajo tjetra?
-Forcat
e veta…
-Do
t`i a bëjmë
-E
di partia…(Fq68).
Libri
i Farukut është dëshmi e së vërtetës, një udhërrëfim, një mësim për të vërtetën,
një memorie e kohës dhe një dëshmi tronditëse e dramave të shndrrimeve me
dhimbje e shpesh të kapura në ngërç institucional.Një libër realist, kritik dhe
afirmues i vlerave të qenësishme të përmbytura nga llumi i kohës që kërkojnë të
shndrisin, pavarësisht vështirësive.
Ky
libër mbetet testament drejtësi dhe thjeshtësie, dhe një sitë e hollë, ku ai i
bën skanerin dy periudhave të rëndësishme , duke na pasyruar kohërat përmes
përvojës së vet si gazetar i shquar, publicist i rangut tës hkëlqyer, e
njëherit me vëzhgimet e veta sjell dëshmi tronditëse.
Vetë
titulli është domethëmës dhe intrigues, njëtitull që flet, dhe me
simbolikën e tij të tërheq.