Kulturë
Kalosh Çeliku: Autobusi më harroi te “Parku i Grave”
E merkure, 18.11.2020, 08:33 PM
AUTOBUSI MË HARROI
TE “PARKU I GRAVE”
NGA KALOSH ÇELIKU
(Thashë)
Xhadia, nuk më do
për burrë
E prita, te “Parku
i Grave”?!
Nuk ka problem. E
dua Unë
Si Grua besnike.
Kurvë pazari:
Me Dy shtambaverë
në dëllinja
Dhe, e përcolla
Natën! Hënën.
Jo, nuk ka
problem. E dua Unë
Xhadinë e
“Bit-Pazarit”. Kurvën:
Me Dy shtamba verë
në shtrat!...
(Dudumka me Covid -19)
Dudumka, del nga
burgu qeveritar
Dhe, pyet: Kush,
është i fundit?
Unë, i përgjigjem
duke pritur radhën
E konkursit të
shpallur nga ministria.
Nuk ishim shumë
pas dere, pesë veta
E, arhiva e tyre
punonte vetëm tre orë?!
Ora: 09 deri në
12.00. Radha, në rrugë.
Në kohë Pandemie.
Rregulla Qeverie:
Laj duart me
sapun! Mos dil nga shtëpia!
Larg, dy metra
edhe me Gruan besnike!
Ballë për ballë
luftë me Koronavirusin
E, pak shpresa për
të hyrë në Evropë.
Pas pak kohe, del
Dudumka. Thotë:
Kush, ishte i
fundit?! I përgjigjem:
Unë, që nga dita e
djeshme në radhë.
Dudumka, e mbylli
derën me çelës
Edhe, pse: Radhë
prisnim pesë veta.
Gati të gjithë
ministra. Ministresha
E, pak veta
shërbetorë administrativ
Ika jashtë. E lash
për ditën e nesërme.
Shteti, që do punë
administrative. Liri
Nateditë, është në
shërbim të popullit:
Pa orar pune, merr
rroga në shëtpi.
Sot, po shkon në
Evropë i papunë:
Banorët, i vdesin
për bukën e gojës...
(Vaksina kundër Koronavirusit)
Shkenca, ende nuk
e zbuloi vaksinën
Kundër,
Koronavirusit. E zbulova, Unë:
Tri gota raki
rrushi në mëngjes. Dy
Shtambaverë të
Mikes Di, në mbrëmje.
Ushqim i
shëndetshëm mbretëror
Gjumë, i
rehatshëm. Ëndrra e poezi
Pak diell.
Vitaminë D, gjatë ditës.
Dhe, një shtambë
birrë Rrapi pas buke
Në vend të
aspirinave. Vaksinës Mjekut:
Miken Di me Dy
shtamba verë në shtrat...
(Unë u kënaqa me “Xhehnetin”
një ditë do ik në “Xhehnem”)
Imzot, u kënaqa me
“Xhehnetin”. Një ditë
Do ik në
“Xhehnem”. Vërtetë, është Rilindje:
Pash më pash, Sot
dua vetë t’i bie Ferrit!
Gji, ku më jepë
Mikja Di. Dy shtamba verë
Dhe, një ibrik me
raki rrushi për Ringjallje.
Imzot! Nuk e dua
“Xhehnetin” me lule
Po, e dua
“Xhehnemin” me zjarr - flakë!...
(Zonja Vdekje patjetër
është “muslimane”)
Poezitë, nuk
shkruhen me çaj rusi
Zonja Vdekje,
është “muslimane”.
Edhe, nuk me do
për burrë Xhadia
Armët i trashëguara
brez pas brezi:
Dy shatmba me
verë. Mike, nën Rrap.
Nuk ka problem. E
dua Unë Xhadinë
Përinatë, nateditë
e rrëzoj në shtrat.
Zonja Vdekje,
është Xhadi. Rrospi
Sot: Nuk do Poet
rebel. Dhe, Poezi...
(Autobusi më harroi
te “Parku i Grave”)
Përmes ëndrrave,
gjumë varri. Qetësi
Pasmesnate, vetë
vijnë poezitë. Gratë.
Edhe, ende nuk di
kush m’i përcjellë:
Babashehu. Apo,
Nana dhe Babai
Mes Dy
shtambaveverë. Mikes Di.
Qeveria, më dënon
me masa policore:
Duart laj me
sapun! Mos dil pa maskë!
Dy metra, rri larg
me Gruan Besnike:
Valle hiq, këngë
këndo te “Parku Grave”!
Burg, me
Koronavirusin, në karantinë
Edhe, tinëz m’i
vodhi: Zanën e Malit
Djemnushën, Dhe,
Ashikun e Rrapit.
Moti, jam nisur
për në rrugë. BabaTomor
Autobusi, ikë.
Udhëtar, më lë në rrugë:
Te “Parku i
Grave”, Dy shtambave Mikes.
Dhe, një ibriku me
raki rrushi. Pajtohem:
E pres tjetrin.
Nesër, do të vijë në Shkup...
(Unë nuk do marr pjesë
në varrimin Tim)
Kurrë, nuk i kam
dashur dot varrimet
Po, vetëm Lindjet.
Luftën me Penë!
Nuk i dua
fjalimet. Nderimet. Lulet
Patetikën
politike, kur qajnë mbi varr:
Me dy-tre
familjar. Dhe, policë partiak.
Shkaku, se: Nuk
mora pjesë në varrime
Të miqëve poetë.
Pandemisë botërore.
Koronavirusin nuk
e kam pasur armik
Po, Shtetin e
“përbashkët” - mik besnik.
Unë, nuk do të
marr pjesë në varrime
Shkaku, se: Ende,
nuk kam vdekur:
I varrosur me
katër-pesë veta. Lexuesë.
Koronavirusin, nuk
e kam pasur armik...