Mendime
Rexhep Shahu: UÇK - krenaria me e larte e shqiptareve
E merkure, 11.11.2020, 10:17 PM
UÇK - krenaria me e larte e shqiptareve
Nga
Rexhep Shahu
Gjykata
speciale mund te therrase e te vrase dhjete, njeqind, njemije ushtare e
komandanta te UÇK, por mos t'i shkoje askujt neper mend se ajo gjykate mund te
denoje UÇK.
Krijimi
i UÇK eshte arritja me e larte, me madheshtorja me e pa perseritshme e shqiptareve
ne historine e tyre mijevjecare.
UÇK
ka qene ushtri dhe jo ansambel artistik, ka bere lufte dhe jo mbremje vallzimi,
ne lufte vritesh se luhet me plumba e jo me trendafila.
Mund
te denohen te gjithe qe meritojne, te gjithe qe kane hak le te denohen por kjo
nuk do te thote se mund te denoje ndokush UÇK.
Po
te mos ishte UÇK, qe nuk eshte prone e askuijt dhe e te gjitheve, ne te cilen u
rrjeshtuan shume shqiptare, te cilen e perkrahen te gjithe shqiptaret, sot mund
te thonim dobrodan ne Prishtine.
Ata
qe e barazojne UÇK me komandantat apo ushtaret qe thirren e mund te thirren ne
Hage, qe mund te denohen ose jo, nuk dine asgje per UÇK ose duan ta bejne ate
cete bandash dhe jo Ushtri Çlirimtare te Kosoves.
UÇK
eshte krenaria me e larte e shqiptareve, qe ua drejtoi kurrizin e historise, qe
ua kujtoi e mesoi se edhe serbet i vret pushka e shqiptarit e jo vec shqiptaret
pushka e serbit.