E premte, 26.04.2024, 12:21 PM (GMT+1)

Mendime

Ilmi Veliu: Reagim kundër deklaratave shoveniste të Skender Asanit

E merkure, 16.09.2020, 07:51 PM


REAGIM KUNDËR DEKLARATAVE SHOVENISTE TE SKENDER ASANIT PËR GZETËN SHQIPTARE – KOHA

Nga Dr.sc. Ilmi Veliu*

(Deklarata e Skender Asanit)????????????? ? ?????????????? ????? ?? ???????? ????!

?? ??????? ??????????? ??????, ?????????? ?? ??????? ? ???????? ?????????? ?? ????????? (?????) ?? ????????? ????????? ? ???????? ?? ??????? ?? ??????, ??? ?? ???? ????? ???????? ???? (????? ?? ??????: „?????????? ??? ?? ????????? ?????????“, 28-?? ??????, ???. 2-3). ?? ???, ???? ?????? ??????? ?? ?????? ?????? ??????? ?? ?????? ?????? ??????, ???? ????? ????? ? ???????? ?? ????????????? ? ???????????? ?? ????????? ? ????????? ??? ??? ?????????? ?????? ?????????, ??? ????? ????????? ?? ???? ???????????? ???????, ????????? ? ??????? ??????? ?? ????? ????????????? ?????? ? ???????? (?? ?????????????? ?????) ?? ????? ?? ??????????????? ?? ??????? ?? ?????????? ? ????????? ?? ???????????. ???????? ???? ????? ???????? „?????? ?????????“ ????? ?? ???????? ???????? ???? ??? ???? ????? ??????? ??? ?? ????????? ????????? ??? ?? ???? ????? ???????? – ?? ?? ?????????? ???? ?? ???????? ????, ? ??? ????????? ?????? ?????? ??? ?? ??????? ?? ?????? ???????? ?? ????????? ???? ????, ??????? ?? ?????????? ? ????????? ?? ???????????.

======================================

E nderuar gazeta Koha, te nderuar ju që punoni dhe mundoheni ta mbani gjallë gazetën Koha....!  Një drejtor i një ,,Instituti i specave të Bitpazarit,, kishte reaguar aqë ashpër kundër gazetës shqiptare sa që këtë lloj reagimi shovenist të stilit komunist serbo-maqedonas të kohës Titos, po edhe më vonë e kimi degjuar vetëm nga serbomaqedonët  dhe nga ndonjë ,,shiptarqiq,, që punonte e vepronte për ate pushtet.

Dhe ja sot, në fillim të  sh.XXI, kur shumë shqiptarë, po edhe unë bashkë me ta, kaluam shumë vite me rradhë në Idrizovën famëkeqe, sepse kërkuam lirinë e të drejtat tona kombëtare, bashkë edhe me ata që dhanë edhe gjënë më të shtrenjtë - jetën e tyre; që të fitonim liri dhe mos tu bihet në qafë shqiptarëve për televizionet, shkrimet dhe gazetat e tyre; .....vjen e paraqitet një ,,shiptarqiq,, taze, me diploma te blera në Bitpazarë dhe me postin e drejtorit, në të cilin post e emruan shitësit që punonin me te në tezgat e Bitpazarit, dhe reagon në gjuhën sllavomaqedone kundër një gazete iliroshqiptare.

Skender Asani nuk njeh asnjë gjuhë te huaj e as maqedonishten,dhe këtë reagim aqë shovenist,  ja kan berë ,drugarkat, maqedonase me të cilat ai bashkëpunon për ti rrejtur të huajtë dhe për tu marrë fonde të shumta finansiare për budallakitë e rrenat që deklaron.

Skender Asani nuk ka aftësi shkencore që të merret me të kaluarën e lashtë shqiptare dhe nuk e din se e kaluara jonë ka qenë shumë më e hidhur dhe shumë më vdekjepruese e çfarosëse se Hollokausti. Hollokausti Ebrej zgjati vetëm disa vite kurse Hollokausti Shqiptarë zgjati shekuj me rradhë. Skender Asani dhe Instituti i tijë le te merren me Hollokaustin por në rend të parë ata nuk kan njohuri dhe nuk u intereson  se sa  popullatë shqiptare eshtë zhdukur në kohën e Car Borisit; Kral Millutinit e Car Dushanit; Kral Nikollës e Nikolla Pashiqit.

Skender Asanoviq nuk din po edhe nuk ka guxim dhe shumë frikohet të merret me hulumtimin e masakrave të shumta ndaj shqiptarëve dhe zbulimin e varrezave masive të kryera nga sërbomaqedonasit  ndaj popullatës shqiptare në vitet 1912-13-18-1939. sepse do ti hidherohen maqedonët, bullgarët, grekët, serbët dhe të gjithë ata që vite me rradhë i masakkruan shqiptarët dhe tentuan ti zhdukin nga kjo faqe dheu, e që Instituti i Skenderit nuk ka asnjë informatë apo asnjë dokument.

Skenderoski beni edhe një deklaratë tjeter trashallake; që nuk mund të besoj se mundet ta bejë ndonjë shqiptar i shendoshë në kokë, se ,,Balli Kombëtar paska vrarë dhe likuiduar popullatë ebreje,, deklaratë kjo që mundet ta thotë vetëm një i shashtrisur si që janë; Mustafa Nano, Paskal Milo dhe tash u bashkohet edhe Skender Asanoviq.Thanë se ata i paguan Serbija e Greqija dhe Ikesnderin nuk dimë se kush e paguan.

Kryetari i historianëve shqiptarë me diploma te blera në Bitpazar, duhet të ketë lexuar se në Maqedoni pas popullatës Ebreje nuk shkonin ballistat shqiptarë por shkonte ushtrija bullgare; në të cilën ushtri benin pjesë edhe vëllezërit e bullgarëve që sot e quajnë vehten maqedonas dhe ata i zinin e i dorzonin popullatën Ebreje, por këta fakte Skenderi nuk i din ose nuk don ti hidherojë shokët maqedonas me te cilët bashkëpunon aqë shumë,duke i rrejtur Ebrejtë dhe duke u marrur para te majme për gënjeshtrat e tyre........

Poashtu,Instituti i Skenderoviqit  nuk ka berë asnjëfarë hulumtimi për mijëra kosovarë që u zunë robër lufte nga ushtria bullgare,u sollën në Maqedoni për te ndertuar hekurudhën e trenit te vogël nga Shkupi-Tetova e Gostivari e deri në Kërçovë e Ohër ku do duhej te dërgoheshin armë e ushtarë  për të luftuar në Frontin e Selanikut. Mijëra e mijëra kosovarë vdiqën nga urija e tifoja dhe u mbetën eshtrat përreth hekurudhës që vetë e kishin ndertuar. Ka disa varre masive te kosovarëve në malin Bukoçë ( Gostivar-Kërçovë), në fshatrat Berikovë, Tuhin, Sërbicë e kërçovë; por këtu nuk ka ndonjë fond dollarësh që do ti jepeshin Iskenderit dhe ai do te hulumtonte e lokalizonte varrezat masive kosovare. Iskenderi dhe Instituti duhet te formojë një ekip hulumtuesish që do ta ecnin e kalonin rrugën fatëkeqe, të cilën rrugë e kaluan mijëra e mijëra rekrutë shqiptarë, nga Kosova e Maqedonija dhe u pushkatuan në Tivarë.

*(Ish drejtor i Muzeut te Kërçovës, Nënkryetar i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë (por jo atyre që i kan blerë diplomat)  dhe antar i Shoqatës së të Burgosurve Politik.....)



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora