Mendime
Nue Oroshi: Marrëveshja Osmane me Kishën Ortodokse pas rënies se Konstantinopojës
E marte, 15.09.2020, 08:36 PM
Jehu i tingllëmës buzë lartësive qiellore dhe marrëveshja Osmane me Kishën Ortodokse pas rënies se Konstantinopojës
Nga
Nue Oroshi
Tregimi
për të pambërrishmën rreth përputhshmërisë së një realiteti që sillet e
mbeshtillët duke e krijuar një lëmsh të madh por të çthurur dhe të ngatërruar
shumë me njëra -tjetrën që nuk po i gjindet fija e zgjidhjes.Shpeshherë lëmshat
mitologjik duke u mbështjellur në luftën e Anteut për tokën sillën rreth
Penatëve dhe Larëve që ishin gjarpërinjët mbrojtës të Ilirisë për të mbrojtur
shtëpinë dhe truallin Arbëror që atëherë quhej Iliria.Edhe mbretresha Teutë
ishte ajo që udhëhiqte Ilirinë deri sa të tjerët popuj që sot na rrethojnë
luanin me arusha brigjeve të Karpateve apo grykës se Bosforit.Atëherë në Iliri
dëgjohej tingëllima buzë lartësive qiellore.Luftohej edhe në mes të kulqedrave
dhe drangojve për të mos lënë që të afrohen bajlozat e detit skaj tokës
Arbërore.Jehun e tingëllimës buzë lartësive qiellore e penguan për të zezën e
Arbërisë, aleancat osmano- ortodokse që pas pushtimit të Konstantinopojës u
lidh një aleancë në mes të osmanëve dhe
kishës ortodokse qe në vendët ku sundon Osmania të përkrahet me ligj ortodoksia
dhe të lejohët ajo që se bashku me islamizimin ti bëjnë gjëmën botës
perëndimore.E kjo gjëmë më së shumti është reflektuar në trojet shqiptare ku me
përkrahjen e Perandorisë Osmane ,serbët i përvetësuan kishat iliro -shqiptare dhe i shëndrruan në kisha
të tyre duke i përdorur sot para botës si shenjë e qytetrimit të tyre.Në fakt
serbët nuk kanë qytetrim se ata e kanë vjedhur këtë qytetrim nga iliro-
arbërorët.Jo pa faj në këtë tragjedi jemi edhe ne shqiptarët sepse pas kalimit
të dhunshëm në islamizëm i lam kishat tona të zbrazëta.E një fjalë popullore
thotë:” Mallin e shkretë e hanë kuajtë e verbër ”.Rreth marrëveshjeve historike
në mes të Perandorisë Osmane dhe ortodoksisë sllave së shpejti do të dalë me
një studim me fakte historike duke shënuar marrëveshjet që ka bërë Perandoria
Osmane prej rënies së Konstantinopojës e deri në ditët e sotme.Është fatkeqësi
se këto marrëveshje u bënë në dem të tokave shqiptare.Pjesë e këtyre
marrëveshjeve ishte edhe marrëveshja jugosllave - turke,ku për një shqiptar të
dëbuar në Anadoll,Turqia i ka dhënë ish-Jugosllavisë një mushk.Aq na kanë
vlerësuar serbët dhe turqit neve iliro-arbëroreve.E jehu i tingëllimës Arbërore
të Ilirisë,Dardanisë,Arbërisë e Shqiptarisë vazhdon edhe sot e kësaj dite.Pa u
ringjallë Kastriotizmi modern, në trojet e Ilirisë Shqiptaria nuk ka për të
ecur asnjëherë përpara.Kastriotizmi është një shqiptarizëm i kulluar sepse në
vete përveç rezistencës kundër osmanëve paraqet edhe fillet e para të
Evropianizimit të shqiptarve.Paraqet këtë fill sepse ishim ne iliro-arbërorët
që e mbrojtëm botën e qytetruar nga përhapja aziatike,por që na u kundërvu me
një egërsi të paparë pesë shekuj me radhë.Nuk janë pa faj në këtë drejtim edhe
disa nga princat arbëror të Arbërisë para dhe pas kohës së Gjergj Kastriotit të
cilët duke mos shikuar interesin e popullit arbëror por shtrirjen e tokave të
tyre aty këtu lidhën edhe aleanca me osmanlitë.Edhe sot në këto kohë të
vështira që po kalon kombi ynë shqiptar, një pjesë bukur e mirë e shqiptarve
ende nuk i ka lëshuar koma aziatike dhe ajo karpatiane.
Disa
mendojnë me logjikën 500 vjeçare të pushtimeve Aziatike e disa mendojnë me
logjikën 100 vjeçare te pushtimeve serbe.Me këtë logjikë ata e sulmojnë
Amerikën dhe Gjermaninë.
Më
pas fajet gjithmonë na i kanë te tjerët,i kanë fajet të tjerët sepse nuk kemi
mbrojtës të shtëpive siç i patëm dikur Penatët dhe Larët, por na u ka ngatërruar
lëmshi.Dhe në këtë ngatërrim të lëmshit jemi pak intelektualë që po e kërkojmë
zgjidhjen e tij.Një grup i intelektualëve po heshtin se po kanë dëshirë të
shikojnë përfundimin e dramës se orientimit të shqiptarve.Dhe kur ky teatër të
përfundoj ata do të orientohen me fituesit.Ata e kanë harruar atë fjalën e
traditës sonë popullore shqiptare :” Ma mirë qiri i fikt se sa i flliqtë”.E
qirinjët e fikur shpeshherë janë fikur dhe shkrirë për faktin se me sa mundësi
kanë pasur janë munduar ti bëjnë dritë shqiptarizmës.E meqenëse historianët
duhet bazuar në fakte po e shënoj vetëm një fakt historik që na jep studiuseja gjermane Mari Amelie von
Godin që ka botuar 20 vepra në gjuhën gjermane për historinë,kulturën dhe traditën
shqiptare në mesin e këtyre hyn edhe botimi i veprës së Kanunit te Lekë
Dukagjinit.
Në
këtë dëshmi mjaft interesante që jep
studiuesja Godin rreth një marrëveshje bashkëpunimi dhe tolerance në mes të
turqeve dhe kishës ortodokse thotë:"Turqit pas pushtimit të
Konstantinopolit arritën të bëjnë një marrëveshje të tolerancës me Kishën
Ortodokse,e kurrë me Kishën Romake. " Kleri katolik romak shtrinte
ndikimin e vet në viset malore të pa arritshme.Kjo është arsyeja pse shqiptarët
katolik u islamizuan ose u bënë ortodoks nëpër shekuj,por serbët ortodoks,
bullgarët, rumunët dhe grekët mbetën të krishterë.Ky fakt i thyen të gjitha
argumentët historike të disa historianeve joseriozë se Perandoria Osmane nuk
kishte aplikuar dhunë me rastin e ndërrimit të religjionit dhe kthimit të
shqiptarve në islamizëm por kjo dhunë ishte e dyanshme kundër shqiptarve disa
ti kthejnë në islamizëm e disa në ortodoksizëm dhe ky bashkëpunim në mes të
serbve dhe turqve vazhdoj nëpër shekuj dhe po vazhdon edhe sot kundër
orientimit perëndimor të shqiptarve.
Pë
ata që dëshirojnë ta kenë të saktë burimin se ku është cituarë po i jap edhe
burimin e saktë në gjuhën gjermane: Zetschrift für vergleichende
Rechtswissenschaft einschlieslich der ethnologischen Rechtsforschung
Herausgegeben Erich Pritsch Köln Ferdinand Enke Verlag Stuttgart 1956"Das
Albanische Gewohnheitsrecht " Marie Amelie Freiin von Godin München-Exkurse zum albanische
Gewohneitsrecht,Volksüberlieferungen über den Kanun-Herkunft und Alter des
Kanuni i Lek Dukagjinit,s.184.Ky argument por edhe argumentet e tjera të shumta
tregojnë saktë se Kishat Ortodokse në Kosovë janë kisha te përvetsuara nga
Kisha Ortodokse serbe dhe e përkrahur nga osmanët.Këto fakte duhet ti ketë
parasysh politika e Kosovës që mosë t´iu jep territor ekstra dhe statuse te
veçanta për faktin se janë kisha që na i kanë vjedhur dhe marrë me dhunë neve
shqiptarve.E jehu i tingllimës buzë lartësive qiellore edhe sot është duke
gjëmuar për shkak se një pjesë e shqiptarve ende është mbetur në komën 500
vjeçare te osmaneve dhe në komën 100 vjeçare të serbëve, duke harruar Penatët
dhe Larët që mbronin pragun e shtëpisë në mënyrë që vazhdimësia
Iliro-Arberoro-Shqiptare të ecë përpara.