Mendime
Hilmi Saraçi: Vjosa Osmani dhe udhëkryqi i saj në LDK
E shtune, 12.09.2020, 04:53 PM
Vjosa Osmani dhe udhëkryqi i saj në LDK
Nga
Hilmi Saraçi
Pata
bërë fjalë për zëvëndësimin e Hashim Thaqit pas akuzës së ngritur kunër tij
duke përmendur tri figura të shquara të cilat meritojnë që ta zëvëndësojnë
Hashim Thaqin si kryetar i Republikës së Kosovës. Nga këto figura të shquara e
kam përmennd edhe Vjosa Osmanin si kandidate për president. Marr në përgjithësi
veprimtaria e Vjosa Osmanit është mjaft e bujshme dhe e sukseshme jo vetëm në
subjektin e saj- në LDK-n e Isa Mustafës por edhe më gjërë. Prandaj ajo si
antare në këtë subjekt politik ushtroi
disa funkcione me rëndësi në strukturat udhëheqësë të LDK-s. Kështu përkundër
disa mospajtimeve që kishte në partinë e tij kohë më parë, këto mospajtime dhe
kundershtime deri në kohet e fundit u toleruan dhe nuk u brengosen shumë
antarësia . E përkrahen , e propozuan edhe për kryministër në zgjedhjet e
tetorit (2019). Por kjo sikur nuk ndikoj në qellimet dhe ambicjet e saja,
prandaj ishte një mbeshtetje e fortë e koalicionit VV në krye me Albin Kurtin
me të cilin sikur harmonizuan qendrimet në qeverin e zgjedhur me mjaft
vështirësi. Qendrimet e Albin Kurtit si kryeministër tani kishin filluar të marrin
kahje të ashpërsimit ndaj koalicionit me LDK-n duke e përjashtuar Agim
Veliun I zgjedhu në qeverinë Kurti
ministër i Punëve të Brenshme. Prandaj shumë shpejt ky koalicion u prishë dhe
filloj një lojë e ashpër përqarse për ta zgjedhur qëverin e re – LDK, AAk, që
VV e kundërshtonte dhe nuk pajtohej kursesi që tani partija e dytë (LDK-ja) ta
marr të drejten për formimin e qeverise së re në krye me Avdullah Hotin. Këtu
tani linden probleme dh mjaft kritika në adrezë të koalicionit në krye me
Avdullah Hotin. Për këto ndryshimeVjosa Osmani u rreshtua në krah të Albin
Kurtit dhe filloi edhe ajo të kritikoj subjektin e saj politik –LDK-n (“shtëpin
e vet”) e sidomos kryeministrin e
zgjdhur Avdullah Hoti. Ishin kritika të
ashpra dhe gjithnjë vazhdojnë kritikat dhe
fyrjet. Pastaj ajo këto kritika dhe mospajtime vazhdon t’i parashtrojë
para opinionit duke menduar se janë të
drejta. Tani ndaj negociatave në
shtëpinë e bardhë, SHBA-ve ka kritika të vzhdueshme ndaj Avdullah Hotin për
arritjen e marveshtjes në pranin e Trampit.Për këto vendime ka mospajtime
edhe nga opozita,por këto kritika janë
pa ndonjë mbështetje të duhur logjike dhe përmbajtësore. Këto kritika si të tilla nuk ndihmojnë në zgjidhjen e
problemeve me Serbinë…Tani Vjosa Osmani gjithnjë është e zëshme kundër LDK_së ,
duke ia këthyer shpinën “shtëpisë së vetë” dhe duke u pajtuar me idet dhe
qenrimet e Albin Kurtit . Albin Kurti heret ka treguar se nuk është në vijën
për shtetndërtim përëndimor, por një “shkapërderës” i ideve që acarojnë dhe
pengojnë për të shkuar përpara. Ai kohë më parë nuk pranonte simbolet kombëtar
sidomos flamurin dhe hymnin kombëtar. Ai kur kendohej hymni kombëtar të gjithë
ngriteshin në këmbë përvec Albin Kurtit.
Në këtë drejtim kemi edhe shembuj
të tjerë që iritojnë dhe zymtojnë veprimtarinë e tij si lider. Duke analizuar
idet dhe qendrimet e tij shihet qartë së nuk respekton përpjeket e SHBA-ve për
një marveshje në mes Kosovës dhe Serbisë, kështu sikur është kundër qëndrimeve
të Amerikës e cila ka sulmuar Serbinë për liri dhe pavarësi të Kosovës si shtet
.Kjo u pa më së miri në deklaratën e Grenelit i cili me dekiklarimin e tij
tregoi qartë se Albin Kurti nuk pajtohet me SHBA-n.Kjo është njjë gabim i
llojit të vecamtë të Albin Kurtit i cili kundërshton marrëveshjen me SHBA sidomos ekipin negociator në krye me
Avdullah Hotin.Por si për cudi
Vjosa Osmani sikur është rrjeshtuar në
vijën e ideve të Albin Kurtit , dhe duke
hudhë kritika të ashpre ndaj LDK-s me Avdullah Hotin në krye, pranda ajo ka
deklaruar se ndahet nga familja e vet LDK-ja duke menduar që ta formojë një
parti të re ose të kalojë në LVV të Albin Kurtit. Mendoj se nësë formon një
parti të re do të jetë humbëse dhe kështu siq tha edhe Avdullah Hoti “ pas tri viteve do të pendohet dhe do
të shoh veprimet e saja të pamenduara mirë… Tani është duke u bërë përpjekje
për rrëximin e qeverisë Hoti (VV- e quan qeveri koti) , por kjo ështtë mjaft e
vështirë, sepse në rend të parë VV si inicuese për rreximin e qeverisë nuk po
gjen edhe deputet që do ta nënshkruanin nocionin (40 të tillë)që mundëson kuvëndin për ta votuarnocionin. Por edhe
sikur të arrihet kjo, në zgjedhjet e ardhshme do të lindin rezultate të tjera
të papritura. Vjosa Osmani nëse garon me partin e saj nuk do dalë
fituese- nuk do ta kaloj edhe pragun zgjedhor si disa parti të tjera
dikur. Ndersa VV e Albin Kurtit edhe nese fiton me më shum kanditatë për
deputet do të mbetët “një hu”i vetëm për
ta formuar qeverinë , sepse partit tjera opozitare nuk do të hyjnë në koalicion me VV, pasi që VV ka “vija të kuqe”
ndaj disa partive të tjera. Kështu partitë të tjera do ta marrin rendin për
formimin e qeverisë së re, ndersa VV-ja do të mbetet “me gishta në gojë”…