E marte, 06.12.2022, 01:16 PM (GMT)

Mendime

Xhemal Ahmeti: Koci dhe skeleti i një mashtrimi masiv publik

E shtune, 29.08.2020, 12:59 PM


Koci dhe skeleti i një mashtrimi masiv publik

Serish Arianit Koci. As kësaj radhe s’merret me ligjet dhe nenet kushtetuese por duke më kërkuar mua portaleve të lira që publikojnë artikuj akademik që ta shohë se sa shkencëtarë jam. Dhe paska zbuluar se jam llafazan e jo hulumtues. E nënën nga e kam a more vesh ndërkohë? Apo Gjyshin – ky nuk ishte as hoxhë as prift. E nenet që përdhunove ç’u bë me to?

Nga Xhemal AHMETI

Arianit Koci na nxori nga nenet e Kushtetutës së Kosovës që lejuakan hixhabin shkollave publike në numrin e këpucëve të gjyshes sime. Është poshtërim të debatosh me injorantë të klasit në fjalë, megjithatë as fjalën e fundit s’duhet ta thonë ata. Sa të jetë jeta.

Paska reaguar edhe njëherë avokati i çadorit, niqabit, hixhabit dhe ferrexhes, respektivisht i ngarkuari nga islamistët për ta kualifkuar kërkesën e tyre sheriateske si të drejtë themelore njerëzore. As kësaj radhe nuk jep shpjegime për atë që ia konstatoj në tekstin tim të parë: se tentoi të korruptojë Kushtetutën e Republikës së Kosovës në favor të një kushtetute tjetër. Edhe po llafosi 100 vite ai s’ka mundësi ta arsyetojë lapsusin eklatant që bëri me nenet 38 dhe 48. As ato statuset të jetë besimtarë i “fesë avangarde” dhe “telefonatat që ia bëjnë nga Amerika” ku më në fund shprehet se prandaj s’qenka martuar me të mbuluar ngase është për «çika të shpalueme» nuk e nxjerrin nga dështimi total profesional.

Si duket e kemi zënë keq. Paska mbledhur pare nga ato klientet me niqab, hixhab, çador e burka duke i gënjyer se atë ua lejon Kushtetuta edhe shkollave, përkundër ekzistencës së një udhëzimi. Dhe përkundër faktit se dy nenet s’vlejnë aspak për ta gjeneruar ndonjë të drejtë në favor të qëllimit të qarqeve radikale.

Edhe kësaj radhe sërish ad hominem. Paska bastisur forumet digjitale ku shkencëtarët që duan dhe kanë nevojë për publikime plasojnë tekstet e tyre. Aty gjenë edhe ndonjë Arianit Koci siç thotë edhe vetë, por mua jo. Nuk plasoj ashtu unë. I ofrova publikim diplomash, thotë jo ku janë punimet shkencore. Jemi miq në facebook moti, mi kërko të dërgoj diçka nëse mund të më lexosh edhe kur nuk shkruaj tekste të nivelit si ky ngase duhet të djersitem të jem sa më i thjeshtë me shpresën se nuk do keqlexosh sërish.

Po a nuk shkruajta që të mos më kërkosh me Xhemal Ahmeti se s’më gjen. Edhe semi-analfabet qenke. Lexo si duhet edhe po tu desh llupa se bërë veten çorape ku njerëzit fshehin ….

E për shqip – nuk kam vetëm romanin “Paranoja”. Megjithatë lexojë se e gjen veten aty si. Në Applebook por edhe në faqen time ke dy libra e vitit të kaluar të cilat janë ese, kryesisht sipas standardeve shkencore (se po të ngarkova me tjera e në gjuhë tjera ta plasin trurin). As kohë s’ke ndoshta se në zyrë ndoshta të presin klientet. Apo e kupton gjermanishten, anglishten më mirë se shqipen. Për çka as që do habitesha kur shoh se si e shkruan dhe keqkupton kaq rëndë këtë me të cilën komunikojmë. Përndryshe nuk do e kërkojë Stambollin me emrin e Vjenës – edhe pot të publikoja portaleve të tilla.

Arianit Koci çdo avokat që ka nevojë për klientë. Ti mirëpo paske vendosur të përfitosh nga pacientë. Jo se ata janë të sëmurë, porse ti i trajton ashtu. Mashtron klientë potencialë e ndoshta edhe ata që the se ishin zyrave duke u thënë se Kushtetuta ua lejon uniformat që i listova më lartë duke ua cituar atyre nenet që publikove. I ke mashtruar për pare. I gënjen ata se bazë kushtetutare ose më mirë thënë gropë ku mund ta futish minën për ta eksploduar rendin sekular në favor të islamit radikal (ende) nuk ke.

Se qenke analfabet shihet. Edhe se mashtron myslimanet e gjora u pa nga këto reagime. Po se qenke edhe pa fije karakteri njerëzor, i gatshëm për ta djegur rendin e një shteti, për t’i rrezikuar të drejtat e fëmijëve, grave dhe çdo qenie në atë vend nuk e besoja. Dhe atë – tash e vërej se e bën vetëm për lekë. Për asgjë tjetër. Mos u fyej inteligjencën katolikëve dhe myslimanëve të arsmuar duke ua bërë moralistin apo besimtarin.

Sonte kërko me ndonjë emër tjetër se ndoshta më gjen, aq sa më gjejnë ata ekstremistët islamistë që për çdo ditë kërcënojnë me vdekje. Pikërisht ngase kundërshtojë servilë, apolegjet kriminelësh të subencionuar nga jashtë e gjithandej siç je ti, të cilët ecin edhe mbi kufoma për të ardhur tek komoditeti.

Për të të demaskuar ti dhe të sojit, që në Kosovë fatkeqësiht nuk jeni pak, madje as që ka njeriu nevojë për shkencë e as të jetë orator: vetë tregoni, vetë vitrinizoheni madje aq toksikshëm saqë të zë barku.

Injorancën s’ta mbulon as kryqi, as hëna e më hiç marrja ad hominem me mua. Leri shpifjet personale se mundem të jem edhe shumë më i pamëshirshëm. Trego se ku merr bazën ligjore, kushtetutare që u thua bartësve të çadorit, niqabit dhe ferrexhes se mund t’i bartin ato nëpër shkollat dhe institucionet publike? Natyrisht se një ligj që do ndalonte ato edhe më strikte do ishte më mirë, por edhe mungesa e një ligji që do t’i lejonte ato mjafton. E udhëzimi si ashtu ashtu.

Marrë nga www.gazetaexpress.com



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora