E premte, 26.04.2024, 01:51 AM (GMT+1)

Mendime

Jusuf Buxhovi: ''Ilindeni'' mbrojti interesat bullgare!

E diele, 02.08.2020, 01:28 PM


Përkujtesë historike: Kryengritja e “Ilindenit” 2 gusht 1903

“ILINDENI” MBROJTI INTERESAT BULLGARE DHE ASSESI SHQIPTARE!

Nga Jusuf Buxhovi

Kryengritja e “Ilindenit” e 2 gushtit 1903, u iniciua dhe u përkrah nga Bullgaria. Sofja, si dhe Beogradi, kishte interesat që çështja e Maqedonisë të humbte tretmanin e çështjes shqiptare, për t’u kthyer në një çështje , që duhej të gjente zgjidhje në copëtimin e saj midis Bullgarisë, Serbisë dhe Greqisë. Jo rastësisht u zgjodh Krusheva (në vilajetin e Manastirit) në mënyrë që ky projekt të fitonte edhe “legjitimitet” etnik të “popullatës së përzier”, ku shqiptarët e besimit orotodoks dhe vllehet shfaqeshin si shumicë.

Në këtë lëvizje u përfshinë edhe shqiptarët ortodoksë të fshatrave përreth detyrimisht: në njërën anë, si “vullnetarë” të mobilizuar nga Ekzarkati (kisha bullgare). Dhe në tjetrën anë, nga militantët e VMRO-së, që po ashtu, u vunë në veprim për djegien e katundeve shqiptare të besimit mysliman në pjesën e Manastirit dhe përreth, me çka u krijua mundësia për një vëllavrasje shqiptare për intresa të huaja, siç ndodhi në të vërtetë me kundërpërgjigjen që erdhi nga Myteserifi i Shkupit, i cili mobilizoi redifet nga radhët e shqiptarëve myslimanë për ta shuar kryengritjen.

Pra, si e tillë, kjo lëvizje e projektuar nga interesat ruso-sllave dhe të disa faktorëve të tjerë europian, nuk ishte as projekt as interes i lëvizjes kombëtare shqiptare në përputhje me kërkesat e dala në “Lidhjen Shqiptare të Prizrenit” dhe nga “Lidhja e Pejës” për autonominë shqiptare në kuadër të Perandorisë Osmane, që me katër vilajetet e bashkuar shqiptare në një, do të kishte fizionominë e një Shqipërie Osmane si urë kalimtare tek Shqipëria Europiane.

Historianët institucionalistë në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup, gjithnjë me ngarkesa ideologjike dhe klishetë internacionaliste, duhet të rishqyrtojë qëndrimet antishkencore rreth kësaj ngjarje në mënyrë që ajo të vlerësohet në përputhje me të vertetën historike dhe jo koniunkturat e caktura politike të kohës.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Klajd Kapinova: Shumica e shqiptarëve pro Departamentit të Policisë kurse pakica me marksistët anarkistë të BLM Ibrahim Kabili: Vetëm të bashkuar zotërinj politikan, do ta mposhtni Vuçiçin dhe Serbinë në bisedime Moza Boletini: Viktimë pa faj! Bardh Uka: Ndërtimi i objekteve fetare te ne Florim Zeqa: Vetëdijësimi i qytetarëve, e vetmja mundësi për ndryshim! Kalosh Çeliku: Rruga për në Baba Tomor përkrahu me tri mike Aurel Dasareti: Duhet ta shpëtojmë atdheun nga shpërbërja Fahri Dahri: Tre të shënjtat e veçanta botërore ndodhen në Thesproti/Çamëri Adem Demaçi: Lutemi në një gjuhë që s’e kuptojmë! Xhemal Ahmeti, peticion qeverive shqiptare: Stop erdoganizimit osmanik të shteteve shqiptare Skender Jashari: Hoxhallarët rus, serb, turq e çerkez sërish i kemi në Bashkësitë Islame dhe xhamitë e Atdheut tonë! Ndue Dedaj: At Paulin Margjokaj, mea culpa dhe shqiptarët Fritz Radovani: Kujtoj kompozitorin e operës së parë shqiptare Arif Elezi: Qyteza e ëndrrave të mia Klajd Kapinova: Para vitit 1661 në Virxhinia, afrikanët nuk konsideroheshin zyrtarisht skllevër Halil Gashi: Iku nga jeta memorja e gjallë e historisë Pejane Ramiz Salih Brada Agron Tufa: AIDSSH - Tryezë Shkencore me rastin e 95 vjetorit të lindjes së shkrimtarit të madh dhe antikomunistit Martin Camaj Enver Bytyçi: Vizita e Lulzim Bashës në Kosovë si dëshmi e ndryshimit! Ismet Balaj: Babai me të bijt jetën për bashkim kombëtar Korab Kraja: E shumë përfolura ''Xhamia Qendrore e Prishtinës''

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora