Mendime
Florim Zeqa: Vetëdijësimi i qytetarëve, e vetmja mundësi për ndryshim!
E marte, 28.07.2020, 05:35 PM
Vetëdijësimi i qytetarëve, e vetmja mundësi për ndryshim!
Shkruan:
Florim Zeqa
Përçarja
e skenës politike e nisur ne fillet e saj po vazhdon edhe në ditët e sotme.
Shkaktimi i krizave të njëpasnjëshme institucionale në vend janë produkt i
kësaj klase politike, e cila asnjëherë nuk u muar seriozisht me problemet e
qytetarëve, por vetëm për interesat e tyre personale.
Rënja
e paralajmëuar e 'Qeverisë Hoti' nuk është e para dhe as që do të jetë e
fundit. Sikurse qeveria paraprake edhe kjo do të rrëzohet nga brenda e jo nga
jashtë.
Humbja
e fuqisë politike të një lideri partiak në koalicionin qeverisës po bëhet
shkaktar i rënjes së qeverive, madje kjo tashmë është bërë dukuri e zakontë.
Uniteti
i brishtë qeveritar dhe opozicioni i liderëve partiak po bëhet shkas i rënjes
edhe i kësaj qeverie, e cila deri më tani, në mos për suksese, është shquar për
urtësi dhe maturi politike.
Me
rrëzimin e 'Qeverisë Hoti', po bëhemi shëmbulli më i keq në rajon i rrëzimit të
dy qeverive brenda gjashtë muajve me pandeminë si "senduiq" në mes!
Rënjen
e 'Qeverisë Hoti' nuk mund ta parandaloj as shkopi magjik i zgjidhjes së të
gjitha problemeve.
Pavarësisht
faktit, se sa gjatë do të mbetet në pushtet, 'Qeveria Hoti' shënoi rekordin e
parë të zgjedhjes së dy qeverive brenda një legjislature të Kuvendit!
Se
a do të thyhet ky rekord apo do të shkohet në zgjedhje të parakohshme, sërish
varet nga dakordimi i krerëve të këtyre partive politike, të cilët përafërsisht
janë bërë të gjithë të njëjtë.
Pavarësisht
se kush do të vie nesër në krye të ekzekutivit, përseri do të përballet me të
njëjtat probleme dhe vështirësi. Me vete do ta ketë edhe "Lista
Srpska", si një të keqe të domosdoshme, që kjo klasë politike e pranoi si
kategori kushtetuese me vende të rezervuara në Kuvend.
Bashkëjetesa
me virusin do të jetë një e keqe shtesë, e cila i ka sfiduar edhe qeveritë e
vendeve më të fuqishme, e lërë më neve se jemi ende në margjinat e ndërtimit të
shtetit.
Shihet
qartë se partitë aktuale nuk janë të afta të përballen me problemet madhore që
ka vendi, e aq më pak me menaxhimin e pandemisë.
I
suksesshëm në drejtimin e shtetit do të jetë një lider apo një subjekt politik
që është i gatshëm t'i merrë jo vetëm meritat, por edhe të gjitha përgjegjësitë
për dështimet gjatë rrugëtimit politik.
Krijimi
i blloqeve të reja politike, jo vetëm që nuk paraqet shpresë dhe shpëtim për
vendin, do ta zgjasë "Status Quon" politike si dhe do t'ua shtojë
vuajtjet qytetarëve të vendit dhe brengat e mërgimtarëve.
Për
shkak se këta politikan, jo vetëm që s’dinë dhe s'kanë kapacitet, nuk mund as
të zhveshen nga interesat personale, gjegjësisht nga zhvatja dhe grabitja e
posteve, gënjeshtrat dhe mashtrimet e përditshme.
Shpresa
mbetet tek ngjizja e një alternative të re politike dhe tek vetëdijësimi i
qytetarëve, me mosvotimin e politikanëve mashtrues si e vetmja mundësi për
largimin e kësaj klase të papërgjegjshme nga skena politike.