E premte, 26.04.2024, 08:19 AM (GMT+1)

Mendime

Skender Jashari: Hoxhallarët rus, serb, turq e çerkez sërish i kemi në Bashkësitë Islame dhe xhamitë e Atdheut tonë!

E diele, 26.07.2020, 03:01 PM


Hoxhallarët rus, serb, turq e çerkez sërish i kemi në Bashkësitë Islame dhe xhamitë e Atdheut tonë!

Nga Skender Jashari

Ditë më parë, në një debat në një emision televiziv, kemi dëgjuar në lidhje me organizimin e protestës kundër xhamisë së Erdoganit në Prishtinë. Ajo që bie në sy për opinionin e gjerë Shqipëtar, është mënyra e qasjes, euforizmi, albanofobizmi, radikalizmi edoganist e deri edhe me kërcënimet që bënte i ashtuquajturi hoxhë i Bashkësisë Islame të Kosovës, i minoritetit turko-çerkezit Mustafa Bajram( shqipëruar Mustafë Bajramit).[1] Askush më mirë, sesa vetë familja e hoxhës së nderuar të komunitetit turko-çerkez, nuk e dëshmon dhe argumenton identitetin kombëtar të tyre.

Për fillim, mund të themi, që ndikimi turk në Kosovë dhe në pjesën e Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës dhe Maqedonisë së Veriut, është tejet i theksuar. Ekziston “ambient terrorist” që shtyp, frikëson dhe kërcënon familjet dhe Shqipëtarët e vërtetë që kundërshtojnë turkofilinë. Kjo është vërejtur qartë edhe nga kërcënimet terroriste që bënte çerkezi i Stanovcit të Ultë si kundër protestues dhe personi  tjetër që bartëte emblemat e Luftërave tona Çlirimtare. Frika vërehej edhe tek protestuesit që ishin kundër xhamisë së Erdoganit, e më pas siç njoftohej edhe në medie, që edhe organizatori i kësaj proteste ishte kërcënuar. Kërcënimet vazhduan edhe me predikimet propaganduese terroriste të disa hoxhallarëve vehabi( kryesisht) të cilët tashmë kishin kaluar nëpër duar të institucioneve të sigurisë dhe hetuesisë dhe drejtësisë.

Edhe sot, si vazhdimisht, kemi “popa” rus, serb, turq, e çerkez nëpër xhamitë e Atdheut tonë!

Zyrtari i Bashkësisë Islame të Kosovës zt. Mustafa Bajram( i shqipëruar Mustafë  Bajrami), kemi vërejtur që hapur deklaronte që ai, fëmijët e tij, nipërit dhe mbesat e tij janë shkolluar  nga Turqia. Duke vazhduar që të krenohej me Erdoganin edhe në aspekte të tjera.

Qytetarët e Republikës së Kosovës, e kanë të garantuar që të gjithë mund lirisht të shprehin identitetin e tyre kombëtar, madje komunitetet e tilla janë më të garantuara  në Europë. Por si zakonisht vërejmëqë me krijimin e komunitetit turk në Trojet tona, kryekëput ishte projekt serb.

Ambasadori rus në Sofije 1815, përpiloi programin për përdorimin e hoxhallarëve rus, në gadishullin Ballkanik. Të njejtën e përvetësuan edhe Serbia, Greqia në elaboratet e tyre në Naçertani dhe Megali Ide.Gjatë pushtimit të Trojeve Shqipëtare, çdo njësi ushtarake e Ushtrisë së Serbisë, kishte  hoxhë, duke filluar nga njësitë më të vogla, deri tek “drzhavni imam”, derisa asnjë musliman në ushtrinë serbe nuk ishte.Serbia krijoi Bashkësinë Islame pas Luftës së I Botërore,[2] ku në krye të saj vendosi:Hasan Rebac, Ahmed Mehmedbashiq, Fejzi Haxhiamziq, Sheçer Kadiq e të tjerë të cilët i shërbyen Beogradit në projektet e më poshtme. Pas vitit 1937, Bashkësinë Islame me seli në SHkul, e morën “shqipëfolës” që sipas Vasa Çubrilloviqit, i cili në referatin e tij “Problemet e pakicave në Jugosllavinë e Re”,[3] pohonte që :” seperatistët shqipëtar përfituan një armë të fuqishme në duart e veta. Ata për dy tre vjet aq shumë e shfrytëzuan, saqë e morën në duart e veta krejt organizatën fetare dhe arsimore të muslimanëve në jug, përmes së cilës ata organizuan politikisht dhe kaluan në ofenzivë..”[4] Me këtë rast kuptojmë që gabimisht Shqipëtarët në emër të fesë, filluan të organizonin edhe jetën politike-e cila i shkonte në interes Serbisë, pasiqë  forconte ndjenjën fetare dhe dobësonte ndjenjën kombëtare Shqipëtare.

Mbretëria e SKS-së, më 1925,[5] hapi në Shkup shkollën e mesme islame për krijimin  e hoxhallarëve për qëllime shoveniste serbe, që quhej Medreseja e Madhe Kral Aleksandri i I-rë,[6]drejtori i së cilës ishte Mehmet Bashiq nga Bosnja që deklaronte veten serb, të gjithë mësuesit ishin serb dhe rus që ua mësonin islamin.[7]

Shembull: sipas statistikave turke  të 1908, në:Pejë, Gjakovë, Prizren, Mitrovicë, Vushtri, Prishtinë, Gjilan, Kaçanik, Ferizaj, Gjilan, nuk kishte asnjë  turk, derisa në Shkup, Tetovë, Dibër etj, shumicë ishin Shqipëtarët, kurse serbët ishin  minoritet derisa turqit nuk figurojnë as si minoritet. Derisa Shkupi ishte si kryeqendër për Shqipëtarët, ku kishte të vendosur seli diplomatike të huaja.[8] Pastaj erdhi periudha e pushtimit serb, kur në Trojet tona përdhuni dhe me hoxhallarë të Rusisë, Serbisë, Bullgarisë, u asimiluan numër i madh i Shqipëtarëve.Me rastin e pushtimit mbi 120.000 Shqipëtar u dëbuan për turq në Anadolli, pasuar me shpërnguljet 1912-1914, ishin 239.807 shqipëtar[9] kurse në muajt maj-korrik 1914, u shpërngulën edhe 565.472  shqipëtarë,[10] Konventa jugosllavo-turke e 1938, në nenin 4 parashihte shpërnguljen e 40.000 familjeve Shqipëtare( 1939/ 4000 familje; 1940/6.000 familje; 1941/7.000 familje; 1942/7.000 familje; 1943/8.000 familje dhe 1944/8.000 ), ligjet agrare serbe dhe ligjet për kolonizim, pastaj edhe ligjet për kolonizim që parlamenti turk edhe në vitin 1934 i aprovoi, që në Turqi të emigronin jo vetëm turqit, por edhe  popullatat muslimane. Pastaj vazhduar pas Luftës së II Botërore, në janar 1953 mes Fuat Kyprilit që ishte ministër i jashtëm i Turqisë  dhe Titos, në Split, marrëveshje gojore, që  në vitet 1953-1959 të shpërnguleshin nga  Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Sanxhaku, për në Turqi rreth 400.000 muslimanë/Shqipëtarë.Në këtë periudhë u krijuan hoxhallarët e dirigjuar nga Serbia, që në përbuzje i quanim “bedni oxhi”(hoxhallarët e mjerë), që ishin pjesë e Bashkësisë Islame të Jugosllavisë, të cilët propagandonin turqizimin dhe muslimanizimin e Shqipëtarëve. Vetëm në Maqedoninë e Veriut, në vitin 1948 kishte 95.940 turq, kurse në vitin 1953, u bënë  203.938 turq, kurse krahasuar me këtë Shqipëtar më 1948 ishin  197.389,  kurse në vitin 1953 ranë në 162.254 shqipëtar. Këtë e konfirmonte edhe Komisioni për pakicat nacionale të Jugosllavisë në tetor 1959, ku thoshte që Shqipëtarët kryesisht u bënë turq.Shpërngulja e Shqipëtarëve nga viti 1956 deri mars 1959, nga Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës, Mali i zi dhe Sanxhaku, ishte 143.800 banorë, ndërsa në vitin 1966 arriti në mbi 250.000 banorë. Pas vitit 1966( por edhe më parë) Serbia nxiti shumicën e Shqipëtarëve që të iknin në botën perëndimore, për të gjetur një jetë më të mirë. Kështu disa dhjetëra mijëra  kryefamiljarë e më pas që tërhoqën familjet e tyre,  migruan për në SHBA, Belgjikë, Francë, Holandë, Austri, Suedi, Danimarkë, Norvegji etj.

Në anën tjetër, Perandoria Osmane gjatë luftërave qëzhvillonte  kundër Rusisë në Kaukaz, ndeshte në humbje territoriale dhe si rrjedhojë i shpërnguleshin popullatat e saj. Rasti i tillë ndodhi edhe me çerkezët.[11] Perandoria Osmane vendosi në Trojet Shqipëtare popullatën çerkeze, duke përfshirë rreth 6.000 familje me rreth 40.000 çerkez, në 30 vendbanime të Kosovës,[12] në vitet 1877/1878 deri më 1912.

Lehtësisht nga  të dhënat historike të mësipërme, mund të kuptojmë se turq etnik nuk ka në Kosovë, por janëkrijuar me asimilimin e Shqipëtarëve me minoritetet sllave dhe të tjera( përfshirë edhe çerkezët).

Andaj Mustafa Bajram( i shqipëruar Mustafë Bajrami), nuk mund të përfaqësojë, e as të flasë për ne Shqipëtarët, derisa është pjestarë i një minoriteti. Minoriteti çerkez duhet të krenohet me historinë e vetë, kulturën dhe traditat e veta kaukaziane, siç edhe minoriteti turk, pavarësisht mënyrës sesi është krijuar qoftë nga asimilimi a sido që ata vetë dëshirojnë ta shpjegojnë prejardhjen e tyre, ne ua respektojmë.

Më:26.07.2020

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.



[1]Duke e parë mënyrën e reagimit, euforinë, gjestikulacionet, mimika, ashpërsinë, kërcënimet publike,  ndryshimet që shkaktoheshin në fytyrën e tij, mënyra e argumentimit ekstrem,  krenaria e hapur për një  komb tjetër( turk), krenaria e zjarrtë për Erdoganin, financimet që Erdogani  bënte për familjarët e tij( siç i tregonte vetë), më kishte bindur qënuk ka mundësi të jenë  Shqipëtar. Me rastin e leximit të shkrimeve, komenteve, postimeve të tij nëpër rrjete sociale, protale etj,  kishte shumë raste që deklaronte  identitetin e tij kombëtar që ishte turko-çerkez.

[2]??????? ????? ?? ????????? ??????????, ????. ??????? ??????????-???????.1919-1929 ???. (më tej ????.1.611.1.1/1-5)

[3]Që e lexoi më 3 nëntor 1944 në Beograd.

[4] Hamdija Sharkinoviç, Boshnjaci od Naçertanija do memoranduma, Podgoricë, 1997, fq. 243-259.

[5] Në shtator 1925 Ministri për Fe i Mbretërisë së SKS-së,  me dekretin e Mbretit Aleksandër të I datës 24 prill 1924( shih: ???????????????? (më tej AJ), ???? 66 /?????????????????????????????????, ???????????????, ??????? 1101, ???. ???. 1429 (??????.?????????????????????? I), ??. 373, 11. IV.1926 ?., ??????.)

[6] ????? ??????????? (më tej AJ), ???? 66 /???????????? ???????? ????????? ????, ?????? ? ????????, ??????? 1101, ???. ???. 1429 (??????.??????? ????? ?????????? I), ??.3846, 11 ??????? 1925 ???. ? ????????, shkresë e Ministrit të Fesë së Mbretërisë së SKS, drejtuar Ministrit të Arsimit në Beograd, përmes së cilës ky i fundit njoftohet se më 1 shtator të vitit 1925, në Shkup do të nisë punë Medreseja e Madhe Kral Aleksandi i I-rë.

[7]?.J. ???? 66, /???????????? ?? ???????? ????????? ??? (???????????)/, ???. ???. 1429 (?????? ??????? „???? ?????????? I„ ?? – ??????) 1925/26; 1930/34.

[8]Hamit Kokolari, Kosova – Djepi i Shqiptarizmit, botuar në vitin 1962 nga Lidhja Kosovare në Mërgim, fq. 120.

[9]sipas  dokumentit nr. 1246 të datës 12 prill 1914, të Arkivit të Sekretariatit Federativ të Punëve të Jashtme në Beograd, në Fondin Politiçko Odelenje

[10]Dokumenta o spolnjoj politici kraljevine serbije", K.VII Sv.1 Beograd 1980.f.617-618

[11]Të cilët veten e quajnë Adige.

[12]Në Gjilan, Kumanovë. Gjakovë, Vushtri, Mitrovicë,madje edhe sot disa prej tyre flasin çerkezisht. Më pak ka në Podujevë, Obiliq etj.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora